Fatmir Gjeka në takim me ministrin Hoxhaj

Prishtinë, 10 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, lider i “Koalicionit Shqiptar”, Fatmir Gjeka.

Pas takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e rregullt me partitë politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe me institucionet e Malit të Zi.

Hoxhaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë e Malit të Zi.

“Dy ministritë tona kanë kontakte të rregullta dhe në baza ditore e javore kemi konsultime për çështje të interesit bilateral. Mirëpo, për ne është më rëndësi që të kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike, e veçanërisht me Partinë Demokratike dhe kryetarin Gjeka”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se e ka informuar deputetin Gjeka për progresin në Kosovë, ndërsa me vëmendje e ka dëgjuar për progresin që ka arritur Mali i Zi gjatë këtyre viteve të fundit dhe për pozitën e avancuar që kanë shqiptarët në Mal të Zi.

“Është prioritet i politikës së jashtme të Kosovës që t’i mbështesë, t’i promovojë por në të njëjtën kohë edhe t’i forcojë pozitat e shqiptarëve në kuadër të jetës institucionale në të gjitha vendet e rajonit. Ky është një mision të cilin ne synojmë ta jetësojmë në baza ditore dhe ky takim ndodhi në frymën e  këtij misioni”, tha ministri Hoxhaj.

Në anën tjetër, deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, lider i “Koalicionit Shqiptar”, Fatmir Gjeka, ka vlerësuar progresin që po ndodhë në Kosovë, duke falënderuar për përkrahjen e institucioneve të Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi.

Ai ka njoftuar ministrin Hoxhaj për angazhimet e tij në Parlamentin e Malit të Zi si dhe në kuadër të Qeverisë së Malit të Zi, pjesë e të cilës do të jetë.

“Kemi marrë përkrahjen e plotë edhe nga kryetari i shtetit të Malit të Zi për formimin e Komunës së Malësisë, me qendër në Tuz. Kjo do të jetë komuna a dytë shqiptare në Mal të Zi që është një hap shumë i madh për politikën shqiptare dhe hapat përpara të Malit të Zi”, ka bërë të ditur Gjeka, duke falënderuar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e ofruar.

Ai po ashtu ka shprehur vullnetin që gjatë mandatit të tij në Parlamentin e Malit të Zi, përveç se të shërbejë si përfaqësues i interesave të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, në të njëjtën kohë të kontribuojë në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me Malin e Zi. /Malesia.Org/

37 Comments

  1. He te mjert na me ksi politikajshe qe kemi, po ti fitoj te drejtat nje her ateher shko e levdoju vllaut nga Kosova pra ministrit Hoxhaj per progres dhe presperitet qe po na paskan shqiptaret ne Mal te Zi, dhe se gjoja pushteti po ben progres drejt shqiptareve. Jo more qorre Fatmir Gjekaj apo kushdo qoft fitoj njeher te drejtat, komunen e Tuzit, dhe te drejtat tjera qe te takojn ateher shko e levdoju se sa i mir po kenka mali i zi per shqiptaret. Ksaj i thon politik he na thaft krahu me perfaqsuesa qe kena. Si ne kohra te komunizmit kur thonim te arritura e suksese, asnje aneks ndaj malit te zi

  2. Pra ndaj malit te zi, zoteri deputet ska ankesa, te gjitha punet jan mir dhe drejt progresit, por vetem premtime more zoteri se asgje ende ska ne realitet. A ju ka dhan ndonje gje ne leter Gjuku apo aje tjetri Vuji a si po ju thoni ketyre lidereve tuaj te famshem. Vllaut duhet me ju ankua dhe me ja qaj hadhim e jo me e rrejt zoteri deputet Gjekaj. Ju shkoni duket me direktivat malazeze atje, dhe te ju siguroni te drejtat pakicave malazeze ne Kosov e jo per hallet tona. Po a e dini ju se as ambasadorin ende se ka shkembye me Kosoven ky Mali i Zi gjoja pa pranimin e malazezeve si pakic ne Kosov

    • Z.Pasqyra, pikerishte per kete e pata fjalen ne nje koment qe ti e sulmove ashper.Ose nuk sulmove komentin por personin.Gjithesesi me vjen mire qe e ke kuptuar thelbin e problemit.
      me respekt Pal Dreshaj

  3. Po e shifni pra si Malaziasit na ven kushte neve, e ne kurr nuk dime me ju vu klushte atyre. Po a e dini more burra e burrnesha, se tan Mali i Zi esht sa gjysa e Tiranes hej medet luej mac me krye te buadhit.

    • Pasqyre, mos fol gjera qe nuk te kan hije. Une, te njoh si komentues te matyr dhe mjaft lucid. Nuk matet me numrin e banoreve forca politike e nje shteti. Luxemburgu ka vetem 300.000, ndersa Vatikani eshte vetem nje komune. Kosova eshte shtet qe ka nevoje per pranime dhe njohje, hyrje ne OKB dhe nuk mundet me u sjell si kapadai. Andaj, eshte heret per kushte. Shqiperia eshte dicka tjeter: pavaresia 100 vjecare i siguron nje kredibilitet dhe komoditet ne kontakte diplomatike.

  4. Nuk shof gabime ne kete prononcim. Ai njofton se gjate takimit me kryetrarin malazez i ka premtua jetesimin e komunes, e kjo eshte edhe kerkesa jone kryesore. Me sa kuptoj une, nga presionet e shumta, sidomos nga trysnia e kogresisteve amerikan, nuk kane tjeter rrugedalje perpos plotesimin e kesaj kerkese qe me kembengulje kerkojne shqiptaret dhe per cka jane be shume sakrifica e vuajtje denimesh ne burgjet malazeze. Duhet te pranojme se takimi i z. Sinishtaj me kongresitet amerikan ka qene e nje rendesie te madhe, per cka ai kje kritikua nga disa mediokere.

  5. i vetmi qe po permend komunen e malesis kudo po gjindet. te lumte..

  6. T’a fitoj vasko de gama (vaseli) komunen e jo fatmiri, qe ka nenshkrua boshnjakve platformen, pa komune te plote.

      • besa jeky PASHA ZOTIN ju ka than par dy muajsh se Komuna asht pune e kryeme, e ka krye Vaseli sinishtaj ket pune vetem se po percaktohet metoda si me ardh deri te Komuna ne menyren me te knaqshme….tash ju rrahni pallavra kot e dikan quani tradhetar e tradhetarin po e luvdoni…ju lumte se jashtu bajne njerezit destruktiv…sot po ju thom se fale Vasel Sinistaj Komuna e Tuzit realizohet brenda nje vitit…ju rrahni muhabet sa t doni, e shohim si ka me ken puna…tash kceni me komente sa te doni por realiteti asht ky…jua ka than edhe Jozef Dedvukaj ne nje interviste ku shante Vaselin gjoja..

        • se Vaseli i kishte tradhetua e tradhetar ishte Jozefi me shoke qe e shiten Elaboratin 24 mi dollare e bela edhe ma shume, dvetni Angjelinen sa ka marre prej atyne pare..e Vaseli Elaboratin e tij, me shoke, e punoi falas dhe e detyroi qeverine malazeze ta pranoje…tash ju thoni se PASHA ZOTIN po rre, por edhe kur thosha FORa 5200 vota t kalueme u qesheshi, jau pajt zoti t qeshunen..por spakut qeshuni edhe kur t vij komuna fale Valeit Sinishtaj e disa bashkepuntoreve e aktivistave te tije te cilt i japin meshtetje pa kusht atij..spakut edhe nja 30 vjet,ater shohim..rriten Antoni e Angjelina..

          • kam nje sygjerim per ju aktivistat qe jeni kunder Vasel Sinishtaj: filloni me u pergatit per zgjehdjet e ardhshme lokal se jekshtu mduket se pak prej jush kan me arrit me sigurua nji ULESE ne kuvendin e Tuzit….vec ta dini se na te Vaselit ja kemi fillua fushaten…shpej kam me ju dl edhe me numra, si heren tjeter…heren e kalueme nuk gabova..nuk kam gabua me parashikim as ne 2006, as ne 2009, as ne 2012…ne 2013 ne Shqiperi fiton Sala Berisha, ne Kosove Qeveri disapartiake-jo dy por ma shume, ne Tuz fiton shumicen Forca e Bashkuar me ndihmen e nje keshilltari te pavarur ose dicka e tille..

  7. Po cili deri sot nuk e ka permend komunen mos u bani naiv pash zotin, por na sa del nje i ri ne politik turr e vrap mas tina si me ken aje shpetimtari i kombit.Une me te vertet sdi asnje takim qe ka ber ndonje nga keta te politikes qe nuk ka kerkua komunen dhe te drejtat per shqiptar. Tani ju doli ky si mos me pa tije ju keto kerkesa deri sot, mos u bani qesharak pash dreqin se me ju perbe ne zotin ndoshta spo besoni. Ky esht Ferhat Dinosha i vogel vec nuk esht i ditur sa aje, se per ndryshe ky esht pioniri i Gjukut dhe i Vujanit.

  8. Nje i formacion per te gjithe, Amerikanet nuk kan dore ne Ceshtjen e Shqiptareve nen Mal te Zi, sepse ajo kurr nuk eshte shtruar ne tryeze para Organeve Amerikane, as qe shqiptaret paten ndonje kerkese per ato treva.
    Sa per ceshtjen e Komunes se Malesise kjo duhet te jete e qarte se per Amerikanet eshte nje ceshtje shume e vogel sa qe nje takim me ndonje Kongresmen apo Senator nuk eshte sukses apo pune e shtruar ne tryeze.
    Te kishiin pas Lideret Shqiptaret vertete kerkesa Autonome atehere jo vetem malsoret por kret Diaspora Shqiptare e kishte cue Ameriken ne kembe per ato troje tona.

    • qe tash ti ske dijt cke fol…sparit, kush e vendosi se ne c qytet me u hap fakulteti i mesuesise: amerikanet pasi politikanet malazez e shqiptar nuk u dakordsuan zgjodhen, vendosen e vulosen Podgoricen…ti sje ken n ket takim….se dyti, kongresmenet amerikan e cua pune deri aty sa qeveria malazeze ka pranuar komunen e tuzit e ti thua ceshtje e vogvel takimin me ta…sa per diasporen ke te drejte cka po thua vec spo t kuptoj per cilen pjese e ke fjalen: per ata qe kane punuar pozitivisht apo per ata qe bajne cmos me ckatrrua kete vend…

  9. I kini ba do komente te rrepta jetu edhe bukur bile, Paqsqyre komunen e kane permend te gjithe asht e vertet, deri ci kane fitua kane mandatin se kur jan ba deputet se kane permet ma as en zyre, si kane lane aktivistat me fole per ate ceshtje, se jane trem se kane me permet edhe ata diku ku nuk e kane te lejuashme me permend.
    Por mos u tremni se as ky ska me u marr me at pune paramenoni thot jem marr vesh edhe kem fitua perkrahjen e plote te Kryetarit te shtetit , ai dvetet per kete ceshtje aq sa dvetem edhe vet ai deri en maj se nuk ka me kene ma Kryetar ater iku ai ska komun e fatmir…

    • kto jane problemet me te cilat na duhet me u opeball cdo dite zotni amerikan…duhet me dijt se trieshi pershembull ka kene komune e ndare nga tuzi keshtuqe duhet tja veme gishtin kokes e te dime se cka duem dhe cka na perket e jo te degjojme pallavrat e disave ketu qe shkruajne cka ju bjen ndermend…tung…ato do te jene nn aministraten e tuzit…do ta shohesh shpejt kete ndryshim amerikan

  10. Kur ti teket Millushit ka me kjen komuna se jo prej perfaqsuesve tane ka me dhan kure te ken interes per veti dhe per popullin e tije se AMERIKA per ato gjana te imta si sheh se jan probleme ne bote me qina ma te mdhaja ???

  11. Greche Trieshi, natyrisht se CIA, Agjencia e Sigurimit Nacional (National Security Agency), Sigurimi Kombetar (Homeland Security), nuk merren me Komunen e Malesise. Ne te vertete, me kete ceshtje jane marre disa kongresiste amerikan, miqe te mergimtareve tane malesore. Nepermes tyre, ankesat e malesoreve jane percjelle ne Departamentin e Shtetit, ne segmentet qe merren me ceshtjen ballkanike,pastaj te percjelluara tek ambasadori amerikan ne Mal te Zi dhe nga ambasadori tek organet shteterore malazeze. Kjo eshte praktika qe perdoret permes kanaleve diplomatike.

  12. Sipas Greche Trieshit, Komuna e Malesise eshte dicka e vogel per te terhjek vemendjen e diplomacise amerikane. Kjo nuk eshte e vertete sepse Amerika merret me gjera shume me te vogla, si me te drejten e individeve te ndryshem neper bote, per te drejtat e kafsheve, zogjeve dhe llojeve te peshqeve, e jo me per te drejtat e nje etnie autoktone sic jane malesoret, gjysma e te cileve gjenden ne Amerike ku kane miqe dhe influence ne qarqet zyrtare te vendit. Greche Trieshi ke vojt si ato fallxhoret qe ndjellnin kob para cdo beteje te Skenderbeut duke perhape profeci per humbjen e tij.

  13. Greche Trieshi, nese don te jesh konstruktiv, liro ca doza optimizmi dhe shpresedhenjeje se per disfatizem nuk kemi nevoje. Besoj se u kuptuam dhe verejtjen time mos e merr si ofendim por me teper si gjest qellimmire.

  14. O besa sikur Tirana të kishte një politikë më të rreptë ndaj Podgoricës, gfjerat do të ishin ndryshe… Ne të gjithë e dimë qendrimin zyrtarë[ të shtetit shqiptar…Ata në çdo takim Malin e Zi e çojnë në maje, kurse për ne shqiptarët nën Malin e Zi as që e çajnë kokën. Për hirë të integrimeve evropiane ata duuket se kanë vendosur që ne të na bëjnë kurban… Po të njëjtën politikë po luan edhe Prishtina, por këtë edhe duhet kuptuar se ende nuk është konsoliduar si shtet i vërtetë….

  15. Në çdo takim zyrtarët e Tiranës dhe Prishtinës me malazezez ndihet inferior ndaj tyre, pra asnjë fjalë për të drejtat e shqiptarëve nbë Mal të Zi… Në Intervistën për Televizionin e Malit të Zi presidentja Jahjaga , kur u pyet për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, nuk pati asnjë vrejtje.. gjoja sikur të mos ishte e informuar apo për mos ti rënë në qafë pushtetit të Podgoricës… Pra derisa Tirana e Prishtina sillen kështu dhe ndihmohën edhe nga politikanet tanë, atëherë besa vështir do ta kemii për të përmirsuar pozitën tonë, por Zotin na ndihmoftë…..

  16. ne wikimedia munesh edhe ti me ndryshua ato, kufinjt e komunes jane te caktuara, ti nuk po dike gja.
    te gjithe e kritijueme fatmir gjeken se shkoj ne qeveri, mirepo i vetmi po e permend dhe angazhohet per komun te malsis, forca nuk ka me te drejt as me permend, ata kan pranua platform politike ku asnje fjal nuk shkrua per komune te malesis, edhe cungu asht ke ne konsulltime, pse aj nuk bisedoj per komune? kete duhet ta thoni, nuk guxon nga sulo mustafiqi me shok. per referendum per komune kush ishte i permbajtur? nexhat dresheviq e vasel sinishtaj?!!! a u duket e cuditshme ateher playforma?

    • meso pak ater komento MALOK…potezat politik terhiqen sipas nevojes e rastit e jo me koke per murit ose sic ke qjef ti…shyqyr ci shumica kuptojme kaq e shpresoj se edhe ti ke me kuptua nji dite…e te jesh i bindun se edhe kta poteza qe i permende ti jane bere qellimisht e jo rastesisht…pas disa kohe ne baze te ketyre potezave apo terheqjes se tyre ne kete forme do terheqen potezat tjere e ne forme tjeter…tung

  17. Te gjith ini kap per komunet si tdoshi me “hager komun”, mir thon se merr yrysh malsori…ne kete forum nuk sjellet komuna por ne teren…ata qe i kritikoni as su lexojn…po ju kthenjuni hadheve tjera…si kishi pa le per kot…

  18. E more VROJTUESI ti te gjitha i fole vete se Amerika merret edhe me ceshtjen e indivdeve,kafsheve zogjeve peshqeve etj. e vertete eshte kjo dhe topi nuk e luan (e di se edhe ne jemi diku aty),por ne po dikutojme dicka tjeter,a jemi ne aq te forte ne vendlindje dhe a mbrrijtem me e bere ceshtjen e Komunes se Malesie FAKTOR para shtetit malazez e mos te themi problem Nderkombtare,A mujten keta politikanet tone te qajne hallin e Komunes ne Tirane dhe Prishtine apo cdo njeri prej tyre kur bene vizite atje sikurse ky Gjeka vrapojne te shperndajne urdhat dhe direktivat e Karagjozeve te vet.

  19. Perciellnje me vemendje PASQYREN E NGJARJEVE dhe aty do ta gjeni te verteten se sa te denjte dhe te vendosur jane keta politikanet tone.
    Une nuk e kuptoj se si dikush mundet me e mendue se dikush po punon per Komune te Tuzit.
    Ata (malazezet)e kane ne dore ata dhe kure tu interesoje atyre kane me ta dhane por mos harroni se edhe ajo do te jete e cunguar.
    Malsise dhe krejt faktorit shqiptare i mungon uniteti i brendshem vete ketu.
    Mos ti marrim gjerat aq te lehta,as gje nuk na vjen po nuk ja beme hysmetin. pa bashkim nuk ka fuqi e nese bashkohemi i fitojme te gjitha edhe Komunen.

  20. Tung Vrojtuesi.
    Eshte e vertete se ne Kongres kemi disa disa miq te vjeter te forte, por duhet ta dishe se keta nuk kane fuqi te intervenojne per ceshtje qe nuk jane ne agje den e ngjarjeve kritike, keto as qe ndonje here vine ne shprehje.
    Me ceshtje te jashtme Amerikanet nuk merren fare po qe se ato nuk paraqiten para mediave si ngjarje te pershkallzuera, ketu perjashtohen rastet specifike te CIA-se qe jane interesa primare te Departmentit te Shtetit.
    Vrojtues une ketu ne Amerik banoj dhe Malsoret kan bere mjaft per ate vend,e ishalla nuk va bierr Zoti mundimin kurr.

  21. Vrojtues puna duhet bere atje, atje eshte toka, atje eshte populli, atje jane lideret, atje jane zgjedhjet, atje atje kerkon ajo toke nga bijte e vete te tukim frutat e saja, atje duhet te jete optimizmi qe kemi humbur sikur thue ti,atje te gjitha te mbjellurat korren dhe hambaret duhet te bushen plot e perplot beriqet.
    Ne ketu beme dhe vepruem per Kosove mbasi u qite kushtriimi dhe vellezrit tone atje vertete dinin te ankoheshin dhe te kerkojne lirine prandaj nuk kishim si te heshtnim.
    Une due te jeme optimist por na jepni pakez shprese se po behet dicka favorizuese per ate popull.

  22. Vrojtuesi une nuk e di se ne cfare bote jeton ti,por une e di se shqiptaret ne kete mini shtet nuk gezojne kurrfare te drejtash as si pakice dhe as si popull etnik qe jemi, as skemi te drejten Autonome as Kulturore as te drejten e perdorimit te Flamurit as ne Malesi nuk kemi Komunen,me trego ti Vrojtues se percka te jemi optimiste, kush po ndiell keq atje une apo sherbetoret e pushtetit te cilet mjerisht jane vellezrit tone
    A thue pse kemi lideret politik kaq te zotet e po sakrifikojne aq shume per te drejta tona a perse.Te lutem me jep pak shprese se nuk duhe as une te jem pesimist

  23. Optimist kur Dheu i Zi, Vitoja tokat dhe Bjeshket shqiptare jane shpallur parqe nacionale malazeze, optimist kur Kriporja Valdanosi e te mirat detare jane rrembye nga shteti, optimist kur Plave Gucia u ckomtarizuen krejt sikurse Rozhaja e Tivari, optimist kur Malsia po asimilohet,popullata demografike ne nje 20 vjecare do mbesim popull pakic brenda ne Malesi, optimist kur tokat tona po uzurpohen me banor sllav,optimist kur gjithe here keni ankuar ne boshnjakizimin e vendit e tani lideret tone po lidhin miqasi koalicioni me ta te armiku.
    Mbetem optimist se Cemi ende po shkon posht

  24. Vrojtuesi ka te drejte, letrat e kogresisteve nuk anashkalohen nga Departamenti i Shtetit, perkundrazi ato shqyrtohen me vemendje. Kur jane jashte sferave te intersit, ata marrin pergjegje me asytimin per qendrimin e tyre inerte. Kongresistet ne fjale akoma nuk kane marre nje pergjegje te tille.

  25. Fatmir Gjeka te lumte! Ktyne te Iniciativs pu llep zemra e shpirti por cka mu ba vet vetit ja kan rras! Shkoni ju me Sulejmanin Madheshtor Mustafiq dhe me Rafetin e Husoviqe se ata po na perkrahin per komune e per gjicka!

  26. Greche Trieshi, te ka pushtuar desfatizmi fund dhe krye. Asnje ushtar nuk fiton nese mendon se lufta eshte humbur. Njehere ne nje beteje Skenderbeu nuk vonoje shume dhe vrau komandandin e ekspedites osmane Ballaban Pashen.Ushtrine pushtuese e kaploi tmerri dhe si pasoje ndodhi crregullimi i tyre dhe domosdo perjetuan disfaten me te turpshme nga ushtria e Skenderbeut. Edhe ti po mundohesh te besh atentat ne ate qe quhet SHPRESA. Por degjo Xh….., edhe te vdekurit do te gjallen me Dede Gjo’ Lulin ne krye dhe qellimet tona do t’i cojme ne vend.

    • vrojtues, mduket se jeky tha se Diaspora ka ba shume dhe mos ju bjerr zot munimin…jo ishalla jo…atyne qe kan ba mire e atyne tjereve jau thefte zoti qafen….Greche lutem mos tjesh me kta te dytet edhepse ne shkrime tregohesh i tille…dikur Diaspora perkrahte F Dinoshen, e tash as i fjale edhepse te gjithga kjo situate eshte pjlle e tijna…ai la edhe partine e vet te cperdame e jo ma ne tjereve

Comments are closed.