Tuz, Malësi (14 Nëntor) – Sot, rreth orës 12:40, në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit (Ambulancës) në Tuz ishim dëshmitarë të një ngjarje që në kushte normale, ku ekziston dhe zbatohet ligji, do të quhej krim. Por duket, jo edhe në vendin ku jetojmë ne.
Mbeturinat ishin të grumbulluara në një vend dhe u ishte dhënë flaka, vetëm disa metra pran derës kryesore të këtij institucioni publik të shëndetit.
Jemi mësuar që pran këtij institucioni të shohim mbeturina të tepërta, por që ato të ndezën aty pranë, është një ndotje e dyfishtë. /Malesia.Org/