Pajisja dimërore për automjete në Mal të Zi do të jetë i obliguar nga sot deri më 30 mars.
Nga Drejtoria e Policisë kanë paralajmëruar se prej sot do të dënojë të gjithë drejtuesit e makinave që nuk posedojnë pajisjet dimërore si gomat dimërore dhe zinxhirët në makinat e tyre.
Dënimi për mosrespektimin e këtyre obligimeve është 20 euro kurse filluar nga 6 janari hyn në fuqi Ligji i ri mbi Komunikacionin, që nënkupton 60 euro për dënimin minimal. /Malesia.Org/