Shqipëria barazoi me Kamerunin

Takimi i fundit i kombëtares shqiptare kundër Kamerunit u mbyll me barazim 0-0. Ndeshja e zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës më shumë i shërbeu trajnerit Xhani de Biazi për të provuar edhe disa lojtarë të rinj, ndërsa ndeshjen e nisi me një formacion pa shumë eksperimente.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të pëlqyeshme ndaj “luanëve të Afrikës” dhe në fund arritën ta mbyllin 2012-ën me barazim, pa gola.

Trajneri De Biazi në fund ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit si dhe nga futbollistët e rinj që provoi. Në pjesën e parë kishte një epërsi të lehtë të Kamerunit, por në të dytën Shqipëria është më superiore dhe rastet ishin më të mira për kuqezinjtë.

De Biazi mbyll një vit me Shqipërinë, që për italianin konsiderohet vit i mirë, por peng i mbetet humbja me Islandën.

Miqësorja me Kamerunin ishte një provë e mirë për Shqipërinë, ku u dhanë sinjale pozitive për të ardhmen. /Telegrafi/