Toni Ujkaj -Zëri më i mirë- në festivalin Istogu Jehon

Në festivalin e këngës popullore “Istogu Jehon” i organizuar për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërise në komunën e Istogut të Kosovës, përvec këngëtarëve te shumtë që ishin pjesmarrës në këtë festival ,mori pjesë edhe këngtari nga Malësia Toni Ujkaj. Ky festival u mbajt me dt 25 nëntor 2012 dhe kishte karakter garues.
Ne mes të 20-të këngëtarëve që morën pjesë në këtë eveniment nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, dhe Mali i Zi, këngëtarit nga Malësia Tonit Ujkaj iu dha cmimi “Zëri më i mirë” nga juria profesioniste e përbërë nga këngëtarë dhe kompozitorë profesionistë.
Cmimi -Zëri me i mire- iu dha këngëtarit Toni Ujkaj, me interpretimin e këngës- “Gezuar 100 vjetorin e pavaresise” që përkonte pikërisht me këtë festë të madhe për të gjithë shqiptarët! /Malesia.Org/