Lidhja e Historianëve të Kosovës ndan mirënjohje për KNSH-në

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “ALI HADRI” me rastin e festes së flamurit dhe 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i ndau Mirënjohje Këshillit Nacional të Shqiptareve, për kontributin e dhëne në bashkimin dhe unifikimin e shqiptareve që jetojnë në Malin e Zi.

Ceremonia e ndarjes së Mirënjohjes për KNSH-në u bë me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit, në Rozhajë me 16.11.2012 nga anëtari i LHK-së,historiani Mr.Shkodran Imeraj i cili përshëndeti Manifestimin e Ditës së Flamurit dhe uroj KNSH-në për punën e vet në afirmimin e identitetit të shqiptarëve në Malin e Zi dhe unifikimin e shqiptarëve në
këto troje.
“Kjo është edhe arsyeja që duke përcjelle punën Tuaj, Lidhja e Historianëve të Kosovës”ALI HADRI” i ndanë ketë Mirënjohje Këshillit Nacional të Shqiptareëve në Malin e Zi”, theksoj historiani Shkodran Imeraj.
Kryetari i KNSH-së, Tahir Tahiri në fjalën e tij falënderoj përzemërsisht Lidhjen e Historianëve të Kosovës për këtë Mirënjohje e cila siç theksoj Kryetari Tahiri na obligon që në të ardhmen, edhe më shumë të angazhohemi të punojmë në drejtim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi në të gjitha sferat me interes për ta si popull autokton në trojet e veta shekullore në Malin e Zi. /Malesia.Org/

3 Comments

  1. A mund te ma sqaroj dikush veprimtarin e keshillit nacional?
    Te cilat jane frytet e veprimtaris se deitanishme?
    Nga kush financohet?
    Kryetari a punon me rrog a esht vollonter?

    • KNSH i jane dhene 39.000 euro per vitin 2012. Ndersa, postet drejtuese (qe jane funksioner shtetrore), e te cilat krejt i ka fut LD-ja, marrin lek te bukura. Tahiri e ka rrogen baze muajore 720 euro
      Sa per aktivizimin qe ban … vec kjoshin shnosh … plus merr dekorata per punen qe duhet ta kryej se paguhet per ata.
      Me tana ato pare i organizojn 28 nentorin ne Ulqin , Tuz dhe Gusi … edhe ndonje nevojtari eventualisht i ndihmojn me 100 ose 200 eu.

  2. TË NDERUARIT TË GJITHË ZYRTARËT E KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPËTARËVE NË MAL TË ZI. ME KRYETARIN Z. TAHIR TAHIRI, PRANONI URIMET TONA MË TË SINQERTA, PER KËTË MIRËNJOHJE. PREJ LIDHJES TË HISTORJANËVE TË KOSOVËS “ALI HADRI” ME RASTIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES TË PAMVARSISË SË SHQIPËRISË KËJO MIRËNJOHJE NA NDERON TË GJITH SHQIPETARËT QE JETOJME NË MAL TË ZI. ME RESPEKT: foto. shtjefën ivezaj NGA LEKAJT E MALËSISË SË MADHE TË TUZIT. URIME!

Comments are closed.