Hasan Cako Gjokaj fitues i Çmimit të Komunës Urbane të Tuzit

Fituesi i Çmimit që ndanë Komuna Urbane e Tuzit këtë vit do të jetë biznesmeni nga SHBA, Hasan Cano Gjokaj, njofton RTCG.

Ky është Çmimi më i rëndësishëm që ndanë KU Tuz i cili do të ndahet nesër, në prag të 15 dhjetorit, në ditën e Komunës Urbane të Tuzit.

Gjokaj ishte edhe i vetmi kandidat për këtë çmim, megjithatë Kryetari i jurisë për ndarjen e çmimit të Komunës Urbane të Tuzit, Dr. Mark Camaj thotë se edhe krahas faktit se Gjokaj ishte i vetmi kandidat për sivjet, kjo nuk e humb rëndësinë, sepse sipas fjalëve të tij, shkon në duart e duhura, meqenëse ky njeri deri tani me investime të shumta po i kontribuon zhvillimit ekonomik në Malësi, pasi që deri tani ka hapur disa objekte afariste ku janë punësuar disa njerëz. Njëkohësisht ishte donatori kryesor i ndërtimit të xhamisë në Milesh, e po ashtu edhe në ndërtimin e Medresesë, po ashtu në këtë fshat, tha Camaj.

Çmimi do ti jepet të birit të tij, pasi që Gjokaj gjendet në SHBA, ndërkohë ai ka paralajmëruar se të hollat nga ky çmim do të ndahen për çështje humanitare. /Malesia.Org/

 

 

20 Comments

  1. Kam pa nje video nga inagurimi i Medreses ne Malesi me flamuj Turk dhe Malazez ksaj qender fetare i pengon flamuri Shqiptar por nuk esht per tu cudit Boshnjakzimi mbizotron ne trevat Shqiptare ne Mal Te Zi nuk jam ne Malesi dhe nuk e di a valon flamuri Shqiptare para kesaj qendra fetare sot ne Malesi

    • Nuk me befason fakti se ky flamur nuk asht prezent para institucjonit fetar sepse ky flamur u persekutua per 500 vite me rradh nga pushtuesit qe na inponuan kete kultur!!! , me dekret ne sistemin ligjor Osmano -Turk ishte i ndaluar flamuri dy krenar e poashtu Gjuha Shqipe prandaj nuk duhet befasuar fakti se nuk mund te shihet flamuri Shqiptar as ska si te valvoi ne nji institucjon i cili nuk asht shqiptar por ni mos gaboj institucion Turko-Arab..

  2. Une nuk e di a e meriton ai ate shperblim. Kta ci ndertojne kisha e xhamia nuk jam i sigurt a bajne mire a keq, por ne menen e tyne bajn mire. Nuk e di a ma nevoje kem per kisha e xhamia apor per shkolla, ambullanta, autobusa me i cua fmin tan ne shkolle, me nimua ata ci jan ne gjendje te keqe dhe ata ci jane te smute. Kjo medresja ne milesh nuk e di a asht ne dobin e mileshit ci une nuk besoj se ka nji dobi se aty blidhen boshnjakt ci kane ardhe ne token tone e kane kreh e do te meten aty pergjithon. Dikush munet me thane se jam kunder kishet e xhamis, nuk jam por besoj se kem pas boll sosh.

  3. Po thone se ne keto qendra fetare ne vend te predikimit per mirekuptim me njari tjetrin predikohet ma teper urretja dhe mostoleranca nderfetare, chi une menoj se asht shum e damshme per bashkimin dhe jetesen tone te perbashket. Me sa shifet ne keto qendra jane fut do element te huaja ci jane te rrezikshme per ne. Kta thone se kane ardhe nga arabia e quhen vehabista ci duen me i zaptua femnat e mej ba si rob pa asni te drejt, vetem me i pshtjelle me rub prej maje te kres deri ne fut te kamve. Kjo gja valla me duket e padrejt e aspak njerzore sepse jam i bindun ci as zoti nuk don me pa ket gja.

  4. Prifnat dhe hoxhat duhet te predikojn per dashuni, tolerance dhe mirkuptim me njari tjetrin, se urretja, inatet, perbuzja, cmira, zor se mund te jen te shkrueme as ne ungjill as ne kuran, se ne te dy librat asht fjala e t’madhit zot, chi nuk urren as katolik as musliman, por krejt faren e vet te njerzimit e don ne menyre te barabart, ashtu si prindja ua don te miren uladit te vet. Dasin nuk na e ka cua zoti ne mesin ton, dasin e bajme na vet nga zemra e ngusht e medja e zez. Keto jan menimet e mija, e askush mos menoj se jam per kta tonen dhe kunder asaj tjetres. Zoti na bekofte te gjithve.

    • Ti Bukoviqi nuk di a shkon ne kish a jo , ni nuk shkon kishe me ba mir me shkua me u bind ne kto fjal qe ti poj thua a jan te verteta a jo , mendoj se je gabim kur thua Priftnat se une tash 30 vite shkoj e ende se ndegjova se ni prift foli ne dem te tjetrit besim dhe se predikoi kunder nji besimi , perkundrazi Kleri Katolik e prifterint jan te njohur per pajtim dhe toleranc ndernjerzore shpresoj te kuptohemi dhe mendoj se ka kalua koha e SOCIALIZMIT KOMUNIST qe te qesim gur ne ata qe ne na kan ruaj nga asimilimi dhe na ruajten gjuhen si dhe bene ate qe ne sdo kishim mundur ta bejm pra te paret

      • tone luftuan , por fale Klerikeve kemi Alfabetin Me shkronja latine , prandaj te sugjeroj qe kur te flasim mos ta marrim institucjonin si fajtor por te dime te dallojm individet nga institucjoni sepse Institucjonet si drejtim kan tolerancen ndernjerzore e jo urrejtjen mes njeri tjetrit , ndoshta kte mund ta ndegjosh nga disa individ qe smeritojn te quhen besimtar, prandaj le te merremi me te verteta e jo me thashetheme , pershendetje …

  5. Me te vertet e ka meritua kyt cmim sidomos simjet qe kan qen zgjedhjet, ky jo vetem se ka ngrit objekte afariste, se kjo eshte vetem 20% e asaj qe ka ba, por pak kush e din se sa ka dhan te holla per te finansua kampanjen zgjedhore te DPS ne Malesi. Edhe duke ju falenderuar ketij malsori me disa pipena te tij partia ne pushtet vetem ne teritor te Malsis pesoj rritje, se gjithku ka ra per ka numri i votave. Urime !

  6. Nuk është vepër humanitare me ndreq objekte afariste, ato i ka ndreq për interes personal, për profit, në territorin e Komunës urbane janë bërë ndërtime të objekteve madhore, në të cilat punojnë qindra punëtor nga Malsia, me të ardhurat personale të tyre krijojnë ekzistencën qindra e qindra familje të Malsië, pronarët e këtyre firmave kanë ndarë mjete të shumëta financiare dhe materiale me qëllime humanitare.

  7. Për ndarjen e këtijë çmimi , komisioni duhet përciedhur aktivitete e ndryshem dhe duhet mbledhur informacionet e duhura dhe të përcaktohen se kujt mund ti takojnë çmimi në fjalë !!!!!

  8. Humanitet është të shkollosh nxënës apo student të cilët nuk kanë mundësi të shkollohen, në kët drejtim humanitet kanë shprehur malsorët nga diaspota përmens shoqatave duke ndarë mjete – bursa për studentët malsor, etj………

  9. Nje informacion i shkurter. Ky cmim ndahet cdo vite, psh Une Leka i Madh propozoj me shkrim qe kete cmim e meriton x person, keshtu veprojne shume veta dhe kandidaturat paraqiten, jo drejtperdrejte, por ne menyre te terthorte. Kete vit kishte vetem nje kandidat e ky kandidat ishte personi ne fjale qe e fitoj. Edhe ne e kemi nje pjese te fajit ketu, se pse ne nuk kemi paraqit asnje kandidat. Faktikisht nuk u japim rendesi ketyre ngjarjeve edhe pse mendoj se do tkishte qene mire sikur tkishim pas kandidat te tjere malesore qe kane dhan per kete vend shume.

  10. Hahahahaha sa qesharake si cmimi si fituesi si Fran Lulgjuri mos kjoft ishalla

  11. Urime! Sidoqoft nese vetem nji vend pune asht shtue ne malesi shkon ne dobi te popullit – komentet e disave jane qesharake,apo ma mire me than lokaliste – neve te huejt ne malesi na pengojn, por malsoret qe jane t hapun neper bote nuk i pengojn kujt!

  12. Ju merrnje me mend Fran lulgjuraj i DPS ishe konzull i malit te zi , ne New York e Maqedoni, kurse juria exekutive Dr Mark Camaj ambasadori i par fuqiplot i Serbis dhe Malit te Zi ne Tiran( se tash e kemi edhe ferhatin), ja pra kush i ban punet ne Malsi, ja kush dekoron dhe kush dekorohet, njerzit e pushtetit qe punojn me Malin e Zi dhe ne interesa te tije.

  13. E verteta, valla te jesh i bindun, se ata klerik qe dhane kontribute per komb dhe per alfabetin sic thua ti, jo vetem un por edhe historia shqiptare ka respekt dhe i ka ul aty ku meritojne. Me ke keqkuptua se une nuk thac gja kunder tyne, por thac se cka asht e mira qe duhet te banin te dy palet. Une vetem kam nderimin me te madh per institucionet fetare se aty eshte veni ku gjejme prehje shpirtnore e vendosim kontakte me krijusin. Me pelqej kur the se kane qene vater kombtare ci edhe sot ashtu duhet te jen e jo me ndalua flamurin me hy ne kish.

  14. Ky veprim, moslejimin e flamurit ne kish asht akt kunder zotit se asht urrejtje kunder dickaje qe asht e shenjt, chi ne fakt do te duhej te bekohej me uje te bekuem nga vet frati. Asht edhe diskriminim ndaj nesh qe e duem at flamur, e keshtu menoj se asht veper kunder zotit se zoti i trajton njerzit te gjith ni soj. Une i lutem zotit ci fratit tone qe ka fitua inat me flamurin tone, t’ia ndricojne mendjen e t’ia kthejne paqen e dashunin per ata qe sakrifikuan aq shume per flamur ashtu sic sakrifikuan shejtnit per kishen e vet.

    • Fjala kje per institucjonin ne fjale qe e ndertoi “Nobelisti I Malsise “se kur i barazove fretrit dhe hoxhallaret deshta te sqarohemi se fretrit gjithmon dhe kurr sii ndegjon duke predikuar ne urrejtje ndaj dikuj tjeter kurse disa hoxhallar mund ti ndegjosh ama un ata te tille i quaj te mjer !!!,
      sa i takon flamurit me 28-XI-2012 flamuri yne kombetar qendroi para institucionit Kishtar , sa eshte institucjon duhet kuptuar se ligji e ndeshkon ne qofte se si permbahet ligjit pra i cili thot qe cdo institucjon mund ta ngris flamuri qe deshiron ama duke rrespektuar shtetin ne te cilin jeton…

  15. Une menoj, se do te ishte gje e bukur dhe e mire, chi cdo vjet per 28 nandor ta conte flamurin ne maje te kupanjelit, sich ban dom Pjetri ne nju jork zoti e ndihmofte a ja prite tana rreziqet. Une mendoj se sikur edhe frati yne ta bante nji gja te tille krejt populli do ta donte, do ti perulej ne shenje respekti, kurse Deda qe asht ne oborrin e kishes do te buzeqeshte ne shenje aprovimi. Une mendoj se nese tretemi e asimilohemi, humin gjuhen e vlerat kombetare, ater as kishat dhe as xhamijat nuk na lypen gja. Me falni se noshta teprova pak.

  16. qoft edhe Mali I Zi ne kemi kontribua ne themelimin apo ripertrirjen e shtetsise se Malit te Zi e duhet edhe rrespektuar simbolet shtetrore sikurse i rrespektojn vllezrit tone ne SHBA ku ne cdo festim perkrah flamurit KOMBETAR qendron edhe ai i Amerikes !!!….
    deshta mos ta zgjas dhe te nderidhem aty ku that ju se ishin prezent vetem simboli shtetror i Malit te zi dhe ai Arab ,ktu potencova une se seshte e rregullt te jemi arab dhe malazez me par se te jemi Malsor por kjo esht ajo qe asht duke i perpi shqiptaret ne Mal ta Zi asimilimi dhe boshnjakizimi i shume Malsorve…Bukoviq

Comments are closed.