Referendumi në Malësi gjatë vitit 2014

Nikollë GegajFunksionari i DPS-it dhe ish kryetari komunës urbane të Tuzit Nikollë Gegaj për gazetën DAN kishte deklaruar se referendumi konsultativ për komunë me kompetenca të plota për rajonin e Malësisë do të organizohet gjatë vitit 2014.

Gegaj përsëriti se Malësisë të drejtën për Komunë nuk i mori askush por qeveria ka menduar që së parit duhet krijuar kushtet për një komunë funksionale. “Malësia sot është më e gatshme për komunë se para 10 viteve”, tha Gegaj.

Ai tha se duhet të jemi të kujdesshëm duke kryer analizë objektive në burimet ekonomike, gjegjësisht në kapacitet fiskale duke siguruar se komuna mund të vetembahet e të funksionoj për të mirën e qytetarëve, dhe jo në dëm të tyre. “Qeveri sigurisht do të përkrahë interesat e qytetarëve të Malësisë”, në mes tjerash tha Gegaj.

Për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi,  Gegaj tha se nuk ka qenë asnjëherë më mirë por ka hapsirë për avancim të mëtutjeshëm. /Malesia.Org/