Incidenti në Dinoshë (video)

foto Vijesti

Incidenti i 16 janarit në mes të vëllazërisë Dedivanaj dhe një grupi të banorëve të fshatit Dinoshë të Grudës, ishte për të ardhur keq, një situatë e zymtë, një incident që për fat të mirë përfundoj pa pasoja të mëdha. Krejt kjo ndodhi në afërsi të Kishës Katolike Shën Mëhilli në Dinoshë.

Që ta keni më të qartë se për çka është fjala, shikoni materialin e përgatitur nga TV Boin.

Në fund, sipas informatave që posedojmë, u arrit një farë kompromisi. Megjithatë, çdo incident len pasoja të hidhura. Prandaj, do të duhej të bëhet e pamundura që deri të këto lloj situatash mos të vihet.

Hot apo Grudë, Kelmend apo Kastrat, Shkrel, Triesh apo Kojë, mysliman apo të krishterë, të gjithë jemi malësorë e shqiptarë, e kemi amanet nga t’part. Kemi një të kaluar të përbashkët, një histori, kulturë, gjuhë e flamur. Jemi vëllezër të një gjaku! /Malesia.Org/