Ndahen titujt Ambasador të Paqes ne Malësi (foto+audio)

Federata e Paqes Universale organizoj takimin e saj prezantues për territorin e Malësisë.

Takimi u organizua në sallën e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit me 17.01.2012 me fillim në pra 16:00.

Fjalën përshëndetëse e pati Ali Laçe, anëtare i këshillit drejtues i Federatës së Paqes Universale në Shqipëri, i cili foli mbi misionin e paqes nder shqiptare.
Më pas të pranishmeve ju drejtua kryetarja e FPU në Tiranë zonja Zovolani dhe sekretari i përgjithshëm i FPU-së në Shqipëri, Sokol Rexhepi.
Takimi u udhëhoq nga dr. prof. Nail Draga, Vasel Sinishtaj, Ali Laçe dhe prezantuesja Esmeralda Raiceviq.
Fjalimet e takimit mund të dëgjoni më poshtë
.

Federata e Paqes Universale eshte një Organizatë me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme. Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë.

Me titullin Ambasador të Paqes janë dekoruan:

Don Nosh Gjolaj
Hoxhë, Beqir Gjokaj
Liko Mani Çunmulaj
Nikollë Luca Gjonaj
Kadri Beqiri Hakaj
Mark Dushaj (profesor)
Dem Smajli Frluçkaj
Gjekë Gjoku Ulaj
Shaban Elezi Dreshaj
Nikollë Doka Berishaj
Lukë Gjokaj (mjek)
Maria Ivezaj – Junçaj (profesoresh)
Gjekë Gjonlekaj
Sandra Bojaj (drejtoresh e TV Boin)

Titullin “Ambasador për Paqe” e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir te të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, krijimit të një familjeje të fortë, bashkëpunimit ndërfetar, harmonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare, rajonale dhe globale, për një masmedia të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture globale të Paqes. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqen japin kontributin e tyre në krijimin e asaj që për njerëzimin ka qenë dhe mbetet shpresa e të gjitha kohërave.

FOTOGRAFITE

25 Comments

  1. nga shembujt e mesiperm mesojme se si njeriu e myt njeriun pa i ba asnji t keqe, pervec Don Nosh Gjolaj kete cmim nuk e ka meritua asnjani ktu, mendoj ne baze te asaj qe parashikojne Ambasadoret e Paqes. Sigurisht se dikush ka me than Pse, Inatet, Paknaqesia qe se fitoi dikush qe une kam deshir, por jo te dashur. Para se dikush te beje reagim ne kete menyre, le te thoje se ne baze te cilave kritere e meritojne kete CMIM, por te drejtohet ne bazen e kritereve qe parashikon organizata Ambasadoret e Paqes…gfjithsesi Urime por vetem Don Nosh Gjolajt, vec ai e ka meritua..

    • Pergezoj te gjithe personat ne fjale te cilet u dekoruan me titullin Ambasador te Paqes te cilet me siguri kane merita te medha, por njeherit uroj
      poashtu te gjithe ata persona te cilet nuk u dekoruan me kete titull edhepse kane shume merita e nje nder ata, e them me plote pergjegjesi do duhej te jete edhe kryesues i kesaj liste Z. Xh…l N….j, perderisa e dine e gjithe Malesia, por edhe me gjere per angazhimin dhe kontributin e Tij.

  2. Nuk do te isha pajtuar me juve zoteri me nofken Pasha Zotin, mua kjo po me duket mjaft e qelluar dhe ata e meritojn nje titull te atille, pse jo. Vetem duke eu munduar te ulim njani tjetrin nuk bejm aspak mir, jan malsor tonet dhe njerez te mir, kjo vetem i afron dhe i bashkon qe te punojn edhe me teper per nevoja te atyre vendeve, pra melsis son te dashtur.tani a ka pas ma te merituar ne masli ndonje po, por asnjeher dhe askurr gjithcka nuk do te jet perfekte. Aty jan perfshi te dy konfesjonet,moshat dhe gjinit ateher ne pergjithsi esht mir. Une pajtohem me keto zgjellje te ketyre personave..

  3. O Pasha Zoten, po e citoj nje brimtar malsuer,qe i drejtohet te ndjerit,i cili se kishte te kalueren mjaft te shendritur,dhe ky per tja zbut pak para te pranishemvet,ate te kaluer i thot:
    “Nuk ka le hala aj burr,çi ja ka ba qefin gjithkuj”
    Pra as un s’po pajtohem se te gjith e meritojn ket titull,por as me ty qe po thue
    se merita eshte vetem e prifit.
    Shembullin tend spo e kuptoj edhe pse disa her po i lexoj keta emra,ate person spo e verej.

  4. Ne pergithesi jan nga ma te miret qe kemi,plus kta spo duen me da kufit e kombit as te Malsis mor burre. Kjo esht vetem nje mirnjohje(ne Kosov do te thoshin ne shenje MIRADIE), pra vetem kaq se nuk i bane cirak more burr.Megjithat gjithkush ka mendimin e vete, ti mendon ndryshe, ke te drejt se disa aty kan punua edhe per shtetin jugosllav si ministar pa protofol, po tash duhet me i kalue dhe me i harrue ato pun, keta shumica jan plak dhe spo marrin gja tjeter me vedin vec ndonje fjal te mir. I gezofshi mirnjohjet more malsor, dhe nje dit ti valavitni ne malsi e lir, dhe me te drejta per ate po

  5. Kjo eshte nje perzgjedhje e mire. Megjithate ka pase vend edhe per te tjere.

  6. Ndoshta e meriton prifti se e njeh, por edhe nje here me shume e meriton Hoxhe Beqiri Gjokaj qe e njohe une. por une prap se prap do le hapsire per cdo ken qe te vlerersoj njerezit qe i njeh, por njefar meritet ekziston per tegjithe ata qe e fituan cmimin. urime dhe e gezshin titullin e ambasadorit te nderit edhe pse e ndan nje ojq e thjeshte qe merr pare per kete pune.

    • Na tash ne peshore nuk po i veme, por sigurisht te dy kane meritat e veta, edhe tjere kishte pase qe kishin meritue, por kush ban mire te jete ma se i sigurte se nuk ka mej trete e mira.

  7. edhe vet mendoj se hoxha vertet e meriton.
    e kjo nuk asht ojq e thjesht. lexo pak, ske nevoj me lexua cka kan shkrua kta ktu por lexo tjeter kun per ket ojq

  8. Ju lutem mos i jepni ngjyr fetare ketyre komentevet se sesht koha.
    Te dy jane predikues te besimit qe e kan edhe rolin e edukatorvet,sikur ne te veproshim si pas predikimit dhe keshillave te tyre nuk do kishim barijera ndarse, urime te gjithve qe i fituan.

  9. po gj… gj…. u…. pse ja kan per sa birra ka pi? hahahahahahahah

  10. Per Ambasador paqe meriten e ka edhe Gjek Gjonlekaj, sepse na vuri paqe dhe miqsi me gjakpisat tone Malazez.
    Ndera ju qofte largpamsit tone.
    Keshtu ndertohet vlaznim-bashkimi i ri.
    Kosmopolitanizmi dhe internacionlizmi yne proletar na con ne bashkimi e trojeve tona me Rusine Cariste
    Me kta te zgjellur dhe zgjellsit e tyre ju ngushllojme edhe per endrren e Shqiperis Etnike.
    U dhasht Zoti bariqet.

  11. Pershendetje personelit.
    Kam nje verejtje, por nderkohe edhe nje sygjerim. Emri dhe mbiemri i personit ne fjale nuk eshte per t’u fshire, por eshte nje personalitet qe ju dhe te gjithe ne duhet te mburremi. Perderisa ne keto komente shoh publikime te personave me emer dhe mbiemer te cilet fyhen.
    Duhet te keni kujdes ne komente te cilat pa baze dhe pa asnje te drejte njollosen njerezit dhe shpesh nxisin edhe urrejtje si ndernjerezore ashtu dhe nderfetare.
    Ju uroj pune te mbare!

    • Emri i personit nuk përmëndet në artikull dhe as nuk është fytyrë publike. Arsyeja pse nuk është publikuar është pikërisht që emri i tij mos të keqperdoret. Ju e shkruat në kontkstin pozitiv, por ndoshta dikush tjeter do ta bëj të kundërtën. Atëherë do të ishte vonë të reagohet.
      Nëse dikush mëndon se ndonjëri nga këta persona nuk e ka merituar dekoratën, është e drejtë e tij/sajë, por të fyhet dikush nuk vërejta se ka kaluar ndonjë koment.
      Sigurisht se vënd për përmirsime ka.

  12. duke njohur kapacitetin e komenteve tuaja edhe ne temat tjera ju kerkova te mos paragjykoni qendrimin tim dhe te jepni NJE, ama vec NJE arguemnt ne mbeshtetje te fitueseve te cmimit-nuk e keni dhane asnje pervec se jane njerez te mire! e vertete se jane, por kta do ishin dikund kah mesatarja e te mireve ne malesi-malesia ka shume njerez te mire. Une fola per kriteret qe kerkon organizata ne fjale, besoj qe e kuptoni fjalen Paqe!!! ma shume PAQE jedh je ndeje me don Noshin kudo u zhvillofte se 1 mije me t gjihte tjeret bashku…fakt se shume afer me te eshte hoxhe Beqiri..une i njoh te gjithe.

  13. Urime te gjithe atyre qe e fituan cmimin,, Ambasadoret e Paqes,, komentuesit kan te drejte se Malesia ka njerez te tiere qe e kan meritua cmimin si kete apo cmime te tiera, dim se para dy decenieve sa intelektual na mbeten pa pune se nuk deshten qe ta shesin vendin e interesat e popullit te vet, une i njof personalisht keta njerez, nje eshte nga Gruda e tietri nga Rranxa e Qafes. E gezofshin cmimin se vertete disa nga ata e meritojne.

    Me rrespekt : Bratila

  14. une edhe me lart ju dhash nje mendim se per mua kan vendin e vet te gjith keta qe permenden per keto mirnjohje, ne nje menyr apo ne nje tjeter e meritojn ket shperblim. Ka pas edhe te tjer qe ishte dasht te ishin emnua ne ket list. Se di ne fakt se kush ishte komisjoni per perzgjedhjen e tyre, por megjithate te gjitha deshirat e njerzve nuk jan plotesuar as qe do te plotsohen askurre. Gjera APSOLUTISHT mir sjan ber kurre, nje verejtje kryesore e kam ketu si psh Akademikun Gj…. D….. Gj…., e keni harruar ket se kuptoj. E them kete nga titulli shkencor dhe nga merita familjare e personale?!

  15. Kta te dekoruarit (s)jane te gjithe njerz te mire.
    Por sa perpjekje kan bere keta individ per shoqerine tone ajo aq qe ja vlen te permendet, sepse me perjashtim te disa individeve, aty ka njerz qe edhe nuk kane epitete te mira ne vllaznin tone.
    Ne arenen civilizuese dekoratat jepen per njerz qe kan kontribue ne te mire te Paqes, sa kan bere keta te gjithe e dime.

  16. TE NDERUAR ZONJA DHE ZOTRI TË MALËSISË SE MADHE: DON NOSH GJOLAJ, .IMAM BEQIR GJOKAJ, LIKO MANI ÇUNMULAJ, NIKOLLË LUCA GJONAJ, KADRI BEQIRI HAKAJ, MARK GJONI DUSHAJ, DEMË SMAJLI FRLUÇKAJ, GJEKË GJOKU ULAJ, SHABAN ELEZI DRESHAJ, NIKOLLË DOKA BERISHAJ, LUKË NIKA GJOKAJ, MARI JUNÇAJ, GJEKË GJONLEKAJ. DHE SANDRA BOJAJ. PRANONI URIMET TONA MË TË SINQERTA PËR TITUJ AMASADORA PAQE. ZOTI U NDIMOFT PAQA KJOFT ME JU, SI DHE ME TËR POPULLIN SHQIPËTAR KUDO QE JËMI. shtjefën ivezaj. LEKAJ MALESIA E MADHE.

  17. Urimet më të mira për gjithë ato persona të lartpermendur që kanë marrë titullin Ambasador të Paqes në Malësi. Mendoj dhe besoj se vlerësimi për malësorët është vlerësim për vetë historinë, etno-kulturen, artin dhe për më tepër vlerat morale e ku paqja si virtyt i malësorëve ka shkuar gjithmonë në harmoni të plotë edhe me humanizmin e thellë e që kanë qënë, janë e do të jenë kurdoherë të trashëguara brez pas brezi. Me respekt për gjithë bashkëmalësorët pa kufinj ndarës apo kudo që jetojnë të cilë pa as më të voglin dyshim e meritojnë titullin Amasador të Paqes. Sytki Ndrecaj

  18. Edhe kleriket qe mueren keto dekorata do te duhej tu shihej pak arritja e tyre nderkonfecionale, dhe frutet e punes se tyre te kene te korrura.

    Dhasht Zoti qe keto njohje tu apin entuziazem qe sado pak ta shohim se i paskan meritue.

  19. E more Detroit, per ju te dijaspores çdo gje qe nuk vjen nga ju,eshte e pa vler dhe boshe, po ket dekorat nuk ja u shperndau as beogradi as Podgorica as partija ne pushtet por te gjith ishin shqiptar.
    Me siguri se te gjith kan merita, per ket here keta u dekoruan, rrallen tjeter do
    tu plotsohet edhe ju”deshira”

  20. kontributin ma te madh n tgjith kta vec don Noshit edhe Hoxhes Beqirit e ka dhane Esmeralda per shoqnine tone, malazeze me prejardhje, me prinder te dy konfesioneve(muslimane e ortodokse), e deklaruar si shqiptare me besim katolik!! ka vjejt me rendit ne ket grup..jekta tjerte vecse kan hy te Titoja pa trokite ne dere per Malesine skan ba asnjigja..ndoshta kane marre pjese ne pajtime gjaqesh por ata skane fale as vra kend..do tjere kan kontribue neper kafene tuj fol se cka ban gruaja e atij e djali i ketij..hajt tung tash, e kceni sa te doni, folni me argumente pak, cka kan ba kta njerez??????

Comments are closed.