Subjektet shqiptare në përkrahjen e kandidatit presidencial të DPS-së Filip Vujanovic, në zgjedhjet e ardhshme , përveç referendumit për Komunën e Malësisë do duhej ta kushtëzojnë edhe me ndërrimin e ligjit zgjedhor, në mënyrë që shqiptaret të sigurojnë më shume vende në parlament, deklaron Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ.
Ai po ashtu theksoi se në takimin e liderëve të subjekteve shqiptare me DPS-në ai nuk ishte ftuar, shkruan gazeta DAN.
”Ata që kanë organizuar takimet, nuk më kanë ftuar, ndoshta për arsye se e kanë ditur se çka do ju thosha. Nga viti 1997, nuk kam vetëm premtimin por edhe nënshkrimin e kryeministrit Milo Djukanovic se Tuzi do të fitojë statusin e komunës. Nuk di çka ka më të bisedohet, dhe kush duhet të bisedojë për këtë”, ka thënë Bardhi për Dan.
Ai gjithashtu theksoi se subjektet shqiptare duhet të jenë unike në arritjen e kërkesave për përmirësimin e gjendjes së shqiptareve në Mal të Zi. /Malesia.Org/