Gjendet i mbytur në kanal vogëlushi 2-vjeçar i zhdukur prej pasdites së të dielës, në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe. Mësohet se vogëlushi E. Tahiraj ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë ku dhe është parë për herë të fundit.
Familjarët e tij janë vënë menjëherë në kërkim dhe më pas kanë lajmëruar edhe policinë. Pas krehjes së zonë u dyshua se vogëlushi mund të kishte rënë në kanalin e fshatit pasi është gjetur një lodër afër tij.
Mëngjesin e të hënës, trupi i pajetë i fëmijës është gjetur në kanalin e Vrakës, ujërat e të cilit derdhen në liqenin e Shkodrës. /TCH/