Tuz, Malësi (10.02.2013) – Karnavalet “KORET” 2013, dita e tretë, ishte ajo si zakonisht dita më e bukur e karnavaleve pasi është dita e karnavaleve për të vegjlit.
Për dallim nga vitet tjera, kësaj radhe numri i ekipeve të vegjëlve ishte dukshëm më i vogël, që sipas organizatorëve shkaku është virusi i lisë që është përhapë tek fëmijët.
Këtë vit gjithsej konkurruan 6 ekipe, dhe ato ishin:
Tuzi me temën “E bukura dhe bisha”
Vulaj – “Koreman”
Vuksanlekaj 1 – “Spongebob”
Trieshi – “Trili dhe sekreti i krahëve”
Vuksanlekaj 2 – “Hello Kiti” dhe ekipi
Mali i Kakariqit me temën “Hiti i botës”
Sipas jurisë, vendi i parë i takoj ekipit të Tuzit, vendi i dytë ekipi i Trieshit kurse vëndi i tretë ekipit Vulaj.
Fituesit e vendit te dyte eshte ekipi i TRIESHIT,
zoti ju ruajte u rritshi me nder e me fate gjithher jeta juaj qofte me buzqeshje
Pershendetje per te gjithe pjesmarresit, fituesve suksese, urime,urime!!!
MALSORJA