Karnavali “KORET” 2013 – Nata Finale (foto+video)

Tuz, Malësi (12.02.2013) – Manifestimi tradicional , i tetëmbëdhjeti me radhë, Karnavali “KORET”  2013 u përmbyll mbrëmë në natën finale të defileut kryesor nëpër qendër të Tuzit.

Edhe pse koha ishe e papërshtatshme, me reshje të vazhdueshme shiu, ekipet pjesëmarrëse në karnavalin e sivjtëm realizuan temat e tyre të përzgjedhura përpara publikut. Për ta ndjekur ketë eveniment kishin ardhur një numër mjaft i madh i qytetareve.

Ekipi i parë i cili defiloi përpara publikut ishte ekipi i Vulaj, që ishte dhe fitues i karnavaleve të vitit të kaluar, me temën: “Dëshira e fundit”.
Më pas defiluan ekipet: Tuzi me temën “Reciklimet”, Hoti me temën “21 Dhejtor 2012”, Budva me temat “Engjujt e Viktorijes” dhe “Femrat e Çmendura”, Nënhelmi me temën “Fundi i tiranisë”, Vuksanlekaj me temën “Rokerat në Malësi” dhe ekipi i fundit që defiloi ishte ai i Trieshit me temën “Epokalipsa”.

Pas përfundimit të defilimit te të gjitha ekipeve, derisa juria po vendoste pikët për fituesit e karnavalit të sivjetem, pasuan disa minuta argëtim nga DJ Buqi dhe këngëtari Lekë Dedvukaj.

Pasi publiku u argëtua nën ritmet e muzikës, në fund juria e përbërë nga përfaqësues te të gjitha grupeve pjesëmarrëse, vendosi të shpall dhe fituesit e karnavalit të sivjetem Koret 2013.

Sipas jurisë, maska më e mirë kolektive i takoi ekipit Budva, kurse maska më e mirë individuale shpalli ekipin nga Hoti.
Vendi i tretë i takoj ekipit të Trieshit, vendi i dytë ekipit të Tuzit dhe vendi i parë ju dha ekipit te Hotit me një temë dedikuar fundit të botës.

Pasi u shpallen tre vendet fituese të karnavalit, radhën e kishte djegëja e “shtrigës” që i vunë flakën ekipi Vulaj, që ishte fitues i karnavaleve të vitit të kaluar. /Malesia.Org/
/FOTOGRAFITË/

7 Comments

  1. Pershendetje per gjashte ekipet pjesmarrese, ndersa fituesve iu uroj fitoren, me te vertete ne keto kohra nuk eshte edhe aq e lehte te jesh volonter, por sic po e shohem se ne cdo kohe disa persona punojne,ushtrojne gratis.
    me rrespekt: MALSORJA

    • Jo krejt gratis shoqe. cdo ekip merr lek per organizim, dikush ma pak e dikush ma shum, mvaret prej marrllenjes me kryesi.

  2. Nënhelmi e ka merituar te marrë një vënd,të pakten të tretin! Sidoqoftë pergezoj Nënhelmin për performacen e tyre interesante dhe origjinale!

    • duhet marre me i ardh juris,ose … apo ……!
      nuk ka mundesi tuzi me marr vendin e 1,2,3 cdo vit….ksaj her e ka meritua nenhelmi ni vend,trieshi e hoti i kan pa tnjajtat tema….
      ata a barre,por kan me shkua frati e nreka e kan me thirr narhelmin sot i vjet e kan mi than vech hajdeni me marr pjes se e keni vetin e paire,ashtu si simjet chi i kan chua ftes hotit!
      por sidoqoft tuzi gjithmon i ka pas interesat e veta e hile e inad chdo vjet! ! ! ! 🙂

  3. Vendim i turpshem nga juria,Tuzi cdo vjet merr vend të 1,2,ose të 3të! Kjo eshtë e padrejtë, un personalisht jam i befsauar se Nënhelmi nuk mori asnje vend ne podium!

  4. Po ku po i sheh ata çi punojn gratis o Malsorja pifti dreqi ment tua?
    Po ti as frati su bjen kambonave pa pare e jo po te punojn keta burra pa lek hahaha

  5. Pershendetje Benard dhe po te replikoj,kam aktruare ne keto kore dhe ne si antare te grupit kemi ushtruare nete me radhe dhe nuk jemi paguar, dhe besoj se tani e ke te qarte, njerezit vijne ne Tuz nga malet e Malsise dhe asnjehere nuk jemi pagua por e kemi bere gratis, sepaku une nuk kam marre
    para.Besa te gjithe qe konkurojme kem deshire me fitua por kjo gje eshte e pamundur, ne cdo loje njeri eshte i pari, Per replikuesin Benard, te fala!!!

Comments are closed.