Filmi shqiptar “Falja e Gjakut”

Falja e Gjakut, film shqiptar i regjisorit amerikan Joshua Martson është renditur në mesin e 100 filmave më të mirë në listën e film.com.

Është një film me aktor shqiptarë, e që personazhet kryesore janë amator.

Filmi zbulon disa zakone të vjetra të shqiptarëve, të theksuara edhe sot e kësaj ditë në pjesën veriore të Shqipërisë.
“Falja e Gjakut” flet për gjakmarrjen, Kanunin, Besën.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhje katërqind vjeçare e ligjeve të “pashkruara” por të mbartura brez pas brezi, të cilat përdorin gjakmarrjen si formë për të vënë drejtësinë.

Filmi është në gegnisht, gjë që nuk ndodh prej shumë vitesh në filmin shqip. /Malesia.Org/

Filmin mund ta shikoni më poshtë:  (kliko në “Close Ad and Watch as Free User pastaj kliko në Start Video Now)