Lulgjuraj paralajmëron dorëheqjen – Kusht referendumi

Kryetari i Komunës urbane, Fran Lulgjuraj, dje mbas shpalljes publike për hapjen e tenderit për punimin e studimit të arsyetshmerisë për themelimin e komunës së Malësisë, të shpallur nga komisioni i cili do të merret me këtë çështje, ka deklaruar se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të Komunës urbane, në rast se referendumi për statusin e Malësisë nuk do të zhvillohet deri në fund të vitit 2013, shkruan gazeta Vijesti.

“Në zgjedhjet lokale në vitin 2010 DPS-UDSH nënshkruan marrëveshjen që referendumi të zhvillohet deri në vitin 2014. Nëse referendumi nuk do të zhvillohet në vitin 2013, unë do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës urbane të Tuzit”, tha kryetari i KU Tuz, Fran Lulgjuraj, i cili po ashtu vjen nga radhët e DPS-së, shkruan po i njëjti burim.

Smajl – Maliq Çunmulaj, përfaqësues i Iniciativës Qytetare, anëtarë i Komisionit për punimin e studimit të arsyetshmërisë së formimit të komunës së Malësisë, vlerëson se shpallja publike e tenderit për punimin e dokumentacionit për arsyetshmerinë e komunës është vetëm një gënjeshtër e re e Qeverisë së kryesuar nga DPS.
Sipas tij, kjo po ndodhë në prag të zgjedhjeve presidenciale me qellim për të fituar votat në Malësi, se gjoja po punohet në mënyrë të përshpejtuar për arritjen e kushteve për formimin e Komunës, shkruan gazeta Vijesti. Ai po ashtu ceku se në Malësi procesi gjoja është i komplikuar por jo edhe në Petnic dhe Guci ku procesi nuk hasi në pengesa. /Malesia.Org/