Bisedë e hapur në Parlament me deputetin Abazoviq

Të ënjtën, me 28 shkurt, në kuadër të aktivitetit Dita e hapur, me qytetarët e interesuar do të flas deputeti i Malit të Zi Pozitiv (Pozitivna Crna Gora) mr. Dritan Abazoviq. Tema specifike e kësaj dite të hapur do të jetë të drejtat e njeriut.
Nga kjo parti ftojnë të gjithë qytetarët që kanë çfarë do lloj paqartësie apo problemi në të cilën do lëmi te të drejtave të njeriut, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkretisht të informohen mbi mënyrat se si mund ti realizojnë dhe mbrojnë të drejtat e veta.

Qëllimi i ditëve të hapura është vendosja e kontaktit të drejtpërdrejt të qytetarëve me deputetët, dhe dyert e Klubit të deputetëve të kësaj parti do të jenë të hapura për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia politike, shkruan në njoftimin për opinion.

Qytetarët mund të lajmërohen për terminin e bisedës në numrin 020 404 583 ose me e-mail: pozitivna@skupstina.me , përfundon njoftimi i kësaj partie. /Malesia.Org/