Partia Demokratike do të përkrahë kandidatin e DPS-së për zgjedhjet presidenciale, Filip Vujanovic, unanimisht ka vendosur Këshilli qendror i kësaj partie.
Kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ka deklaruar se beson që partnerët e tyre në nivelin republikan do të përkrahin këtë vendim. Ai theksoi se mendon që edhe koalicioni tjetër shqiptar “Forca për Bashkim” do të përkrahin kandidatin Vujanovic, shkruan sot gazeta Vijesti.
Ai tha se ka fituar garancion nga DPS-SDP-LP për referendumin në Malësi i cili do të zhvillohet deri në fund të vitit. Po ashtu ka fituar dritë të gjelbër për rregullimin e vijës “të mirat detare” në Ulqin si dhe investime në komunat ku jetojnë shqiptarët.
Partia Demokratike është bartëse e listës “Koalicioni Shqiptar”, pjese e të cilit është edhe Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, koalicion i cili është pjese e Qeverisë të kryesuar nga DPS. /Malesia.Org/