U zhvillua seminari me temën “Integrimi i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE” (foto+audio)

OJQ “Koha Jonë” me datën 03.03.2013 ka organizuar seminarin me temën “Integrimi i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”. Ligjerues ishte Ilir Qorri, specialist në drejtorin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian në Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ai ligjëroj për Integrimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor ku në qendër të vëmëndjes kishte pakicat kombëtare me fokus rolin e tyre në këtë proces. Fillimisht u diskutua për historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, rolin e pakicave kombëtare në këtë proces, të drejtat e pakicave, kostot dhe përfitimet që vijnë nga integrimi në Bashkimin Evropian, situata e pakicave në Ballkan në ditet e sotme dhe dokumentat e Bashkimit Evropian mbi pakicat.

Me perfundimin e pjesës së parë, në një pushim të shkurtër u servuan pije dhe ushqime të mëngjesit. Në vazhdim, në pjesën e dytë fokusi ishte në liberalizimin e vizave, si pjesë e rëndësishme e plotësimit të disa standardeve kryesore për situatën e pakicave, udhërrëfyesi i Shqipërisë dhe i Malit të Zi dhe detyrimet e plotësuara nga këto vende si dhe vendim-marrja në Bashkimin Evropian. Pas përfundimit të ligjerimit u bë ndarja në grupe të pjesmarrësve ku u improvizua vendim-marrja në Bashkimin Evropian, saktësisht diskutimet dhe argumentimet pro, kunder dhe neutral për çështjen e liberalizimit të vizave.
Koordinatori i këtijë projekti Driton Sinishtaj u shpreh për malesia.org se ky seminar është një nder seminaret të cilët OJQ “Koha Jonë” kishte në plan programin e saj si organizatë dhe që shumë shpejt do të kemi aktivitete të tjera nga kjo organizatë. “OJQ “Koha Jonë” ka aplikuar në konkursin e hapur në Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, me projektin “ Të rinjët e edukuar dhe aktiv” në të cilin janë të përfshirë dy seminar, njëri që u mbajt sot me temen “Integrimi i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian“ si dhe seminari tjetër i cili do të mbahet shumë shpejt me temen “Narkomania dhe HIV/AIDS”. Dua të theksoj se pjesa më e madhe e këtij projekti është financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, të cilët i falenderoj në emër të Organizatës që diten ti japin vlerën e duhur një projekti të tillë kaq të rëndësishme për të rinjët e vendit tonë. Ne do të vazhdojm të realizojmë plan programin tonë, kështu që do edhe në muajt në vazhdim do të kemi shumë aktivitete. Dua të falenderoj Televizionin Boin i cili na përkrah në çdo aktivitet, dhe normalisht malesia.org që ka qenë pran nesh dhe ka treguar vullnetin e mirë për ti përcjell aktivitetet tona” u shpreh Sinishtaj.
Ky ishte aktiviteti e rrallës i OJQ “Koha Jonë” i cili përfundoj me sukses, por duhet të theksojmë se kjo organizatë është formuar në fund të vitit 2011 dhe për një kohë të shkurter ka qenë mjaft aktive në Malësi. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË