Akt burrëror dhe atdhetar – Sbahet dasem pa flamur

Akt burrëror dhe atdhetar

nga Gjekë Gjonaj

Dasem në Vuthaj Shqiptarët në Malin e Zi në kohën e sistemit komunist përjetuan  fatin e  bashkëkombasve të tyre në ish Jugosllavi. Atyre u  cenoheshin disa të drejta kombëtare, të cilat përforconin bindjet e tyre patriotike dhe ndjesinë për   mospajtim me pushtetin e kohës. Padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve ishin të shumta. Në shpirtin e secilit shqiptar  pothuaj ishte ngjizur frika e tmerrshme nga pushteti jugosllav, e cila i shoqëronte gjatë gjithë jetës deri në vdekje.  Me këtë frikë madje lindnin edhe foshnjat. Njëra prej të drejtave të mohuara shumicën e kohës ishte edhe përdorimi i flamurit shqiptar. Historia e përdorimit të këtij simboli tonë kombëtar në ish Jugosllavi  ndryshonte nga klima politke: herë lejohej përdorimi, e herë ndalohej, si  i tekej pushtetit që s’na bënte hesap.  Gjërat nisin të ndryshojnë pas rënies së Aleksandër Rankoviqit në Plenumin e Brioneve të vitit 1966. Në vitin 1977  lideri I ish Jugosllavisë Josip Broz Tito ndër të tjera kishte inicuar edhe çështjen e lejimit të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar.

Flamuri i parë  shqiptar  valëvitet në dasmën e Palokë Shkrelit në Shtoj të Ulqinit

Zyrtarizimin  e lejimit të flamurit  të pakicave nacionale  në ish Jugosllavi Palokë Shkreli, sekretar në Shkollën Fillore “ Marko Nuculloviq” në Shtoj, siç shprehet ai,  e kishte lexuar në të përditshem “ Politika “  të Beogradit, të datës 4  gusht 1968. Ky lajm i mirë  e kishte inkuruajuar Shkrelin që të përdorë Flamurin Kombëtar Shqiptar  me rastin  e martesës së tij,  më 11 nëntor të vitit 1968. Një  veprim i tillë   burrëror e atdhetar nuk ishte aspak i lehtë për kohën, pasi deri atëherë në këtë komunë shqiptarët nuk e kishin përdorë flamurin shqiptar në ceremoni martesore.  “Deri atëherë   dasmat shqiptare  bëheshin pa  praninë e flamurit shqiptar dhe me sa di unë   ky ishte flamuri i parë  shqiptar që valvitej ne dasma në këtë komunë”,   na tregon  atdhetari  i devotshëm dhe  intelektuali I mirëfilltë prof.dr. Bahri Brisku, i cili në insistim të  Palokë Shkrelit, pasi kishte  arritur të zezën e ullirit t’I bind familjarët e vet,  ditën e dasmës   në rolin e dasmorit solli në  shtëpinë e  dhëndërrit të ri në Shtoj të Ulqinit  Flamurin Kombëtar.  Me këtë simbol më sublim të shprehjes së identitetit të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata, të ngjitur në pjesën anësore  në furgonin e nuses me afro 30 dasmorë të shpërndarë në disa vetura   kaluan nëpër qytetin e Ulqinit, Tivarit e Titogradit ( Podgorica e sotme) dhe mbërritjën në  shtëpinë e Nikë Gorvokaj në bajrakun e Kojës, në këtë trevë  shqiptare e cila flijoi shtatë  trima   heronj  për ngrtijen e Flamurit Shqiptar në Deçiq në vitin 1911.

Lotë gëzimi

Sipas rrëfimit të dasmorit prof.dr. Bahri Briksut  gjatë rrugëtimit të gjatë nga Shtoji i Ulqinit  deri në Kojë të Malësisë së Madhe  flamurin e kishim  ngritur në derë të furgonit.” Edhe pse flamuri shqiptar nuk shihej me sy të mirë nga pushteti rrugës për në Kojë nuk patëm asnjë problem. Kur mbërrtiëm  para shtëpisë së nuses në Kojë  familjarët me duartroktije na dëshiruan mirëseradhje. Nuset dhe vajzat malësore na pritën  me këngë  dasme. Të gjithë u mallëngjyen dhe u gëzuan pa masë kur para shtëpisë së nuses valvitej  Flamuri Kombëtar. Nuk munguan as lotët e gëzimit. Kjoshi  faqebardhë, o dasmorë që na e prutë me veti nusen, duke aluduar në flamur. “Kjo nuse  që na e sollët ju asht    ma e bukur dhe ma madhështore se ajo çi po merrni ju. Ju sot me këtë flamur na gëzuat ne dhe krejt Malësinë e Madhe. Paskemi pas kujt me ia dhanë  binë tonë. E paçim për hajrë  e me nafakë   flamurin tonë kombëtar, të cilin deri sot nuk kemi guxua as  me e përmënd, e jo ma me e përdorë”, tha me shumë emocion  njëri prej shtëpiakëve.  – Ashtu kjoftë – brohoritën zëshëm  malësorët dhe malësoret e tjera.

Kthimi në Ulqin

Sipas zakonit  dasmorët pas dite u kthyen   me nuse për në Ulqin. Kthimi, thotë  nusja Gjyste Gorvokaj – Shkreli  (atëherË 19 vjeç)pati dy ndalesa nga policia rrugore. Njëra në hyrje të Titogradit ( Podgoricës) dhe tjetra në Tivar. “ Sa isha e gëzuar që po martohesha  aq edhe ndjehesha e frikësuar. Rrugës mendoja për pasojat eventuale për shkak të përdorimit të flamurit, i cili për kohën ishte risi dhe rrezik.  Kur arritëm në Podgoricë i dëgjoja komentet:  “Kjo  makinë  me këtë flamur sigurisht është e Ambasadës së Shqipërisë” I lutesha Zotit që  gjithçka të shkojë mbarë.  Kisha frikë që të mos jem, siç shprehemi ne malësorët, nuse hije zezë, “ thotë Gjystja  Asaj dhe prof.Bahri Briskut u kujtohet si sot se  policia  e Titogradit  ishte më  e sjellshme  se sa ajo e Tivarit. “  Kontrollimi i policisë në  Titograd nuk shkatoi asnjë shqetësim në mesin e dasmorëve. Edhe pse policët   e shikon me habi flamurin shqiptar ishin korrekt. Ata u sollën mirë me ne dhe nuk na kërcënuan. Ndërkohë në Tivar policët ishin më të ashpër. Na pyetën se çka është  ky flamur që e keni ngritur në makinë.  „ Ne shqiptarët s‘kemi tjetër simbol kombëtar. Ky është  flamuri ynë, u thashë policëve. Mirë – i tha polici bajraktarit të dasmorëve dhe shtoi  pak me zë të lartë se ndër ne në dasmat tona merret flamuri  i Malit të Zi. Kush e di se si do të na maltretonin policët sikur situatën të mos e „ qetësonte“  vëllai i dhëndërit  Kolë Shkreli. Pas ndërhyrjes së Kolës policët me nervozizëm na  urdhëruan:   „ Hajdeni,  largohuni këtu pari dhe mos u ndalni askund rrugës“,   bërtiti polici, thotë  Brisku.

Reflektimi i flamurit

Sipas profesor Briskut me valëvitjen e flamurit shqiptar në dasmën e Palokë Shkrelit në Shtoj të Ulqinit shqiptarët përfituan shumë. Së pari   përdorimi i këtij flamuri ishte i pari në dasmat  shqiptare të  komunës së Ulqinit.  Së dyti ky  veprim ishte një fillim i mbarë në zgjimin e vetëdijes kombëtare të popullatës shqiptare, veçmas shtojakëve. Së treti  policia shtetërore në Ulqin filloi të humbas besimin  në bashkëpunëtorët e tyre nga Shtoji.

Dëshmi e besnikërisë ndaj kombit

Protagonisti i këtij akti burrëror Palokë Shkreli  gjatë bisedës që zhvillova  për këtë  veprim të tij fisnik   para pak ditësh në shtëpinë e tij në Plazhin e Madh të Ulqinit në praninë e bashkëshortes së tij Gjystes shprehet me modesti.  „ Nuk bëra asgjë që   meriton  lavdëratë. Thjeshtë veprova ashtu siç do të duhej të veprojë çdo shqiptar. Mora guximin  të përdorë në dasëm  flamurin kombëtar, i cili ka mbajtur gjallë qenësinë shqiptare në rezistencën kundër pushtuesve të huaj sidomos në shekullin XX.  Flamuri  për mua është dëshmi e besnikërisë ndaj atdheut dhe ndaj kombit. Unë jam shqiptar dhe  s’mund të jem askush tjetër. Por më vjen keq  që disa shqiptar e mohojnë të qenurit shqiptar, duke mos ditur se çka janë.  Unë nuk mund të pajtohem me ata që e duan tjetrin më shumë se vetin“, thotë Shkreli, duke shtuar se  prej ditës së martesës pushteti gjithmonë e ka shkikuar me sy të keq, por nuk patur pasoja.

52 Comments

  1. Gjeke Gjonaj
    Nese done te na tregosh zgjuarsine tuaj zhurnalistike te kisha luture merru pakez me te tashmen se besa e kaluera nuk kthehet kurre me..
    Te lutem perpiqu te qitesh ne diell kete popull me shkrimet tuaja se kajden ja ke dhe je biri i mesuesit.
    Realiteti i hillte na duhet te na mesoje qe te qajme pakez hallet e shumta tona qe po na kacavirren si zorret nderkembe.
    Del o burre e fole per te drejtat e popullit tand qe po vyshket e fenitet dita me dite.
    Gazetari i mire dine te ja qaje hallin popullit te vete qe te kaperceje shtigjet e roberise,kurse gazetari i keq shkruen per te kalueren e anashkalon problemet e hallet e perditshme te popullit te vete te vuajtur.
    Gazetrari i keqe kur me fjalet e veta nuk drille temelet e pushtetit roberues aj eshte vetem pocaverr e tij.
    Nen…

  2. vet artikulli tregon ma shum kush din me lexua. duke e sqaruar tkaluemen tregon per tsotmen. trgon se ater ne komunizem edhe e kan lejua flamurin. sot jo.
    nuk duhet me ta vizatua per me kuptua mesazhin e shkrimit. por duket si per kan

  3. Nen Mal te Zi ka gazetare te mire por u mungon guximi se zemren ja ka hanger armiku e nje nder keta eshte edhe Gjeka.
    Kete fat po ja imponon popullit pushteti permes lidereve tone te dobet politik
    Kur Gjon Gjeka kishte mbaruar vuajtjet e denimit ne burgjet famekeqe malazeze para se ta lironin i thone Gjon a je pendue per ato qe ke fole e veprue kunder nesh,Aj ishte pergjigjurj:Jo kurr perkundrazi me jane rrase edhe ma thelle ne mendjen dhe shpirtin tim se ju vete qenkeni vertet gjapiresit dhe armiqet me te medhenj te popullit shqiptare.
    Pershendetje
    ..

  4. Ringjallja pershendetje,ne shum raste ipercjedhi komentet tua, dhe ije mjaft i matur ndaj bashkkomentuesvet,kesaj here per çudi ije i ashper ndaj gazetarit.
    Me dashamirsi te plot te lus ti kerkosh falje(nga qe jeni edhe vendas)gazetarit Gjek Gjonit per fjal te rend qe perdore.

    • Benard Hoti
      Pershendetje,Un cdo here i vlersoj kritikat tueja dhe i marr parasysh kshillat tueja.
      Kesaj rradhe me trego kund u tregova i ashper ndaj Gjeket dhe ne qoft se me binde per bese po i kerkoj falje.
      Une Gjeken e njohe mire dhe kame shume rrespekte per te, dhe ne fakte une e vlersova si gazetare.
      Nese e ke fjalen aty ku une perdora se “Nen Male te Zi ka gazetare te mire por u mungon guximi se jau ka hanger zemren armiku e nje nder keta eshte edhe Gjeka”Kjo nuuk ka qene e eahper por reale.
      Aty une nuk e lac Gjeken Vetun por me gjithe gazetaret tjere qe mund te jene te mire.Une nuk kam thene se Gjeka eshte njeri apo gazetar i keq,.

      • Te lutem lexoje komentim tim edhe nje here me plote vemendje atehere do ta kuptosh se ky tone i ashper kishte shigjeten e drejtuar pertej Gjeket,qe nuk e kisha aspak per qellim ta kritikoja as ta renditja ne gazetaret e pa diture se nuk eshte i tille.
        Tung

  5. Vllau i palokes k… ka qene …….. …….. tane jeten. djali i k… d… (“r…”) ka vazhdue ne gjurmet e babes. Paloka asht njeri i ndershem.

  6. Ringjallja,keshtu i drejtohej:merru me te tashmen,se besa e KALUARA nuk kthehet me.
    Me poshte vijon:gazetari i mir…….,kurse gazetari i keq, shkruen per te KALUEREN
    Analizoje pak,dhe vereje se ku e rradhit gazetarin.
    Respekt gjithnji

    • Po eshte e vertete se une i njoh dhe i percielli shkrimet e tija se aj dine me shkrue per ata i thac merru me te tashmen jo me te kalueren,arsyeja pse une ju drejtova keshtu se ne kete artikuull bukur dine te qaje hallin e te se kalueres kur sot jemi ne pozite edhe me te disfavorshime nga i njejti armik..
      Gjeka din dhe eshte gazetar i mire per ata edhe e thirra”Del o burre e e fol per te drejtat e popullit tend qe po vyshken e feniten dita me dite”.
      Gazetari eshte kulmi i popullit dhe aj duhet te pergenjeshroj pushtetin me gjithe pergjegjsite dhe sakrificat qe mund te pesoj,gazetari gjithehere eshte ne rrezik,aj shkon edhe ne front te luftes e lere ma per te drejta te popullit te vete.
      Aty ky popujt jane ne roberi.gazetaret e paguejn cmimin te paret sepse ata jane kompetent e pare…

  7. Zoti Gjonaj. Na se ju po doni me shkua mrapa ma shun se 40 vite pse ju nuk tregoni kur u Perdorua flamuri shqiptar mas ljuftes s’a dut na Malsi, an cilin bajrak t’a malsis u chua per her t’a pare, edhe kush I choj dasmoret me flamur kuq e zi. Jam ma shum se I sigurt se ju Mir e dini. Ni doni me kan historian filoja an triesh e per gith malsi ater dalj kadalj shko an Shtoj t’a ulqinit. Ele Keta Malsor kan chua flamur an fact 10 vite ma par se Paljok Shkreli. Me 1959 bash na malin e trieshit erdhen dasmoret me flamur shqiptar, e ju Mir e dini chka ka ndole asaj her.

  8. Te faliminders Gjeke Gjonaj per kyt artikull. Cdo gazetari i mire e kqyre historin dhe e zbulon te verteten. Ne qofte se nuk e din te verten, ateher si don me shkrua per te tashmen e per te ardhsmen.

  9. ne shenjester
    Djetra gazetaret e mediave me te famshme botereore ne bote humbin jeten me mikrofon dhe kamera ne dore,cpeshe edhe jo per popull te vete por per te pasqyrue te verteten para opinionit te gjere.
    Edhe nje here nese bera krahasimin ne mes te gazetarit te mire dhe te keq, nuk ju drejtova Autorit me emer po krahasova mangesen qe i nevoitet shoqerise shqiptare ne keto treva..
    Une e quaj roberi kur populli nuk ka te drejtat e kombesise se vete sikurse jemi ne.
    Gazetari nuk duhet te kompromentohet dhe te beje pazare as kompromis nga friga as per interesa te veta ne kurriz te popullit te vete e ti mire e dine Bernad Hoti se kjo ndolli me ne ne te kalueren tone,ketu e pata un fjalen ne mes te mirit e te keqit..
    Edhe nje here une shkrova se Gjeka eshte gazetar i mire por i mungon…

  10. Ringjallja
    Ti metaman din me i sqarua gjanat ne menyre te perpikt dhe me vemendje i percielli komentet tua,prita se po permet edhe dika me emen prej gazetarve kur hine ne hollsina por ti din te ruhesh.
    Besa gazetart nuk jane aq te afte sa me kallxua vuajtjet e popullit ketu ne malsi
    Disa gazetare qe i kemi ketu raportojne sikur tishin shkie por ne gjuhen shqipe gramatikore e ne fun del se nuk than asgja,
    Mir e ka Ringjallja ku ishin gazetart kur u arrestuan malsort asnja prej tyne nuk bani ver me goj.
    Ky shkrim i Gjeke Gjonaj asht i mire se vertet kan ken burra dikur e u ka pas hije fjala e flamuri ne dore e sot ku jem.??!!

  11. Simbas asa qe une kuptova nga kky artikull i bukure i Gjeke Gjonaj erdha ne konkludim se qellimi kryesor i autorit ishte te afirmoj guximin dhe dashurin e Palokes per perdorimin e simboleve kombtare ne ceremonialin e marteses se tije gje qe eshte per cdo lavdat tue dite nga fakti se simbolet kombtare kane qene ferre ne sy per pushtete mbajtsit komunist te asaj kohe qe po me te njejtin intenzitet por ne paketim tjeter te njejten politike antishqiptare po vazhdojne deri ne ditet e sodi…

    Per mua ky artikull do te ishte edhe me shume interesan sikurse te gershetohej me ngjarje te tjera nga kjo periulle e erret komuniste kur shume individ kane pesua shum pasoja te renda nga pushteti dhe jane vu ne shenjester te perhershem si armiq shtetnor vetem e vetem se jane…

  12. -diktua se merren dhe ne shtepit e veta mbajne simbolet kombtare,per c gje jam ma se i bindur se gjeka eshte ne dijeni si bir i mesuesit qe ka ushtrua kete profesion ne shume shkolla te treves se Malesise. .

  13. Pse more burra kini problem me fol shqip po i bini rrotull.
    Ju duhet me i dal pak ma shume zot vetes suaj te gjithe ,politikan ,intelektual,mesus,doktor gazetar se ju kini te bani me te njajti anmik me shkaun njejte si Kosovaret..
    Ky gazetari juaj mire shkruajka po duhet tash me ju kthye pak edhe trojeve te veta se me qajt te djeshmem asht si me prashit en uj.
    Kanpas thane te moqmit qenit e shkaut mos u beso kurre.
    Malsia tanaheret ka qit burra me nam e nuk guxohet me e lane me hup, po pak ju e me nim te perenis edhe na, se va kemi borrq e mos tja lam shkaut kto vene.
    Rrnofshi Malsore ndera e Shqiptarise

  14. An fact asht shum Mir me tregua historin e kaljueshme,e sidomos per generatat e sotme chi ele kta t’a shofin se sa shtir e kan pasun malsort. Ma mere manja pase Gjeka ka dasht me tregua ngritje flamurit pas ljuftes s’a dut botnore ka viej me filua an malsi! 10 vite ma par me kan correct me 1959 malsort e chuan flamurin kuq e zi bash an mahal te gjekes, kur ni dasmori ishin me marr ni nuse nga malji I trieshit dasmoret ishin me flamur shqiptar. Noshta Gjeka ka viej me bisedua me familjen e Gjon Gjekes se aj ishte chi ju ljupti me ljshua vatin e tij per 3-4 vite, vetem chi I teshi dasmoret me ni shishe raki dhe u tha rrnoshi dasmore sa maljet ju kanki dasmoret mat bukur chi un a Kurr I kam pa, se ju na Prut flamurin shqiptar na triesh per t’a paren her mas shum e shum kohes. Fatkeqsisht…

  15. E moire Gjon Marku kan pas thene te mocmit ketu ne malesi se kush nuk dine prej kah vjene nuk din as kah shkon,per fat te keq ne malsine ton ende dominon sindromi i se kaluares ku individet e kycur si aktivista komunist pra spiuna pa pagese kan mbielle frige e tmerr ne rrethin e vete ku kan veprua tentojne qe te fshijne duarte nga e kaluara sirkurse mos te kite ndollur kurgja dhe persri duan funkcione e privilegja e te jene te barabart me viktrimat e tyre,per ket arsye eshte mire qe te shpaloset e kaluara e shum personave qe kerkojne rehabilitim se per dhogari time jane te pa qendrueshem dhe ne asnje aspekt nuk va ke besen se si thot fjala e urte kosovare uki kimen e ndrron por vesin jo.

  16. Gjelosh Nika
    Te gjitha keto i kuptoj se besa shqiptart jan ba e zeza e vetit.
    Edhe ne Kosov tan ata qe kan ken me Serbi tash qojn krye e nuk ja lshojn kuj venin, drue mis me ken nderkomtart prap Serbia kishte me hi mrena perkrye atyne qe sot jan. e pushtet.
    Edhe me desht me kqyr mrapa si po thue ti mir asht e qe besa duhet me kqyr fort bile e kur ta bajm ket pun ater edhe na duhet me kan mat fort por po del e kunderta.
    Une i pecielli gjarjet atje te ju ne Malsi e nuk em doket se po ecni hiq perpara e kur po vjen puna me dal ne zgjellje ater po zhurmiti e nuk po dini me e dallue se kush asht vllau e kush asht shkau.
    Edhe kta lidera i paski veq me marr qat rrog se tjeter gja jo se po mdoket se vet ata po u qojn te kasapi.

  17. Çfarë analize i bëni këtij artikulli, more komentues!!!!!… Vetem me kritikua dini e asnjëhere me vlerësua drejt. Pse gjithmonë kështu, athua për këtë edhe i kemi punën si i kemi???
    Po pse nuk e merrni anën pozitive të këtij shkrimi? Pse gjithmonë mëndoni me ia gjeti bishtin, apo qimen ne vezë, sa vetem për të kritikuae, PSE????!!!!!: E more vëllezër kështu nuk shkohet kah e ardhmja…..

    • Nuk e di se cfar moshe kini ju Sinqerisht por sipas qeendrimit qe merrni ndaj komentuesve kisham me then se jeni i moshuar dhe i takoni periudhe se komunizmit kur nji ka mendue per te gjithe Te gjitha artikujt qe botohen ne kete portal komentohen dhe eshte shume mire qe eshte keshtu sespse cdo kush shpreh qendrimin e vete lirisht pa cenzur me perjashtim kur perdoren fjalet ofenduese.Ne te gjithe pozitivisht e vlersuam artikullin ne fjale dhe deshtem te thom se rsate te ketilla ne vendlindjen e autorti te keti artikuli ka pas mjafte kure ne gezimet familare eshte ngite flamuri kombtare si psh. Gjon GJeka marton djalin me 28 Nenetor. pra diten e pamvarsise dhe me flamur ne dore pret dosmort me lote gezim ne sy duke pershpritur fjalet sot eshte dita me e gezuar per mua tue…

  18. E lexova dy here kyt shkrim te gazetarit, mir asht me shkrue per ndollina tvjetra po duhesh me u kthye e me u marr me tematika te perditshme se gazetari duhet me i qit senet ne drit.
    Sa gazetari e ka hanger prej shkaut e besa edhe studentat bodh sa zdi kush me kallxue.
    Shkau ne po na rren e spo na jep kurrgja hiq e na perseri po ngajm mas tyne.
    Kjo per mendimin tem duhet te nali sa ma par e gazetari duhet me fole per ket pune.
    Edhe ti noshta ke studjue ne Kosove e duhesh me dit si u kan than gazetarve te na Gazepqar se kan hek piken e gazepit per popull te vet.
    TUNG

  19. Z.cemi nuk e Di pse nuk e maron kuvenin kur e fillon .ne at dasem chi po thua ti chi e kan pru flamurin shqiptar ne bekaj te trieshit kan ken shpia e Zek Nikut Ulaj kur e kan martua ni djal te shpis ..Pretash Zeka Ulaj I Kojes ka ken I lik ne shtrat e nuk ka muj me shkua dasmuer por I ka chua vllaznit djemt e nipat edhe tier dasmor e jav ka dhan flamurin shqiptar me e marr me vetij .kur kan dal ne stjepoh I ka pa Gjon Gjeka Lucaj edhe I ka prit me raki edhe u ka than chi ksi dasmorsh nuk kem pas ne mal te trieshit kaher ..per ket pun jan burgos disa e nder ta edhe Mark Zeka Ulaj pra vllau I Pretash Zekes dhe kan dal policia dhe kan rrethua shpin e Zek nikajve e Pretash Zeka eka qep flamurin mren ne jastek per mos tja marrin shkiet ..Baba ëm me ka tha se edhe sot kjo shpi e kan dhe e ruejn…

    • I nderuari trijeshani a ka mundsi te na i afrosh disa te dhena me detalisht lidhur me ate qe thoni ju ,ne cilen shtepi te bekajve te trijeshit u muar kjo nuse me flamur shqiptar dhe perafersisht na e thuaj edhe vitin se kur ndodhi kjo darsem.Ju thoni se dasmorve flamurin shqiptar ua ka dhan Pretash Zeka,a jeni ne dijeni ka e ka fitue Pretashi flamurin ,pasi si shpi bajraktare ka pas mundsi te kete vetem flamurin e mbrtnis te Serbo kroate slovene.

    • Kjo nuk qendron aspak keshtu dhe mos u mundoni me i shtremrue punnt
      Kjo ska lidhje me Pretash Zeken, pashe zotin na kallxo kush asht baba yt chi me tbasua.Po kshtu e kem na me rrit jari tjetrin pa ken aspak e vertete.Une jam prej te aferme te familjes se Gjon Gjeks e kjo pun qendron krejt ndryshe.
      Pash Zotin mos u kapni per marrina tkota po kqyrni si te dalim prej jeksaj situate qe na kan shti kta shpiuna te shkjaut e shkjau bashk me ta.
      Gjek shkruej per kto halle se mir tha Gjon Marku se hupme ktejt e na muer dreqi ma zi se ne koh tkomunizmit.

  20. Dua te nenvizoje mesazhin qe percjelle artikulli:
    E kaluara duhet te na mesoje e te me ndihmoje
    per te sotmen e te ardhmen.
    Tradita patriotike qe filloj Paloke Shkreli ne
    dasmen e tij eshte flamuri qe gjithnje vazhdon
    te valevitet ne cdo zemer shqiptare brez pas brezi.
    Urime Zoti Gjeke qe me burrerine edhe zgjuarsine
    tuaj i bini te gjalla keto kujtime.
    Vazhdo,mos shtero per ardhmerine e kombit lufto!
    Cdo shqiptare eshte flamurtare!

  21. Edhe ne fund deshta me than se po kputen kto postime I ri jam ken por mir em kujtohet kur erdhne dasmort me flamur shqiptar e dit gzimit patme na bekajt

  22. Para disa netesh ne TV Boin e pame nje reportazh te bukurive natyrore te Trieshit,
    nje gje qe me ra ne sy ishte shkolla fillore me nje emer shum te bukur te heroit ton kombetar
    Gjergj Kastriotit,por ajo qe mi vray syt ishte valvitja e flamurit Malazez,po ne ate shkoll.
    Pra ju disa, qe ketu po komentoni per flamur kombetar e jeni vendas te kesaj shkolle u lutem mos na shitni patriotizem te rrejshem,se sikur ju te ishi aq patriota, aty do te valvitej flamuri kombetar shqiptar.

  23. Dede pa ofendime me gjith sinqeritet te pyes a ke qene ndonje here ne demostrata per mbrojtjen e kti flamuri?
    Pershendetje

  24. E verrteta tlutem terrnoje emnin e thirru “Rrena “vet nuk po proj shpin e kurrkuj por kta chi po thom asht e verrtet .Dasma asht ba me 1959 ne shpin e Nikoll Dedit Micakaj bash vajza e tij asht martua ne shpin e Zek Nikajve .e di ket pun mir se si djal 16 vjechar ne at koh jam ken ja prej atynej chi jam kujdesua per kual te dasmorve se ater dasmort kan ardh me kual e jo me makina .e na tan e dim( per pos tejet) se chfar flamurit kan pas shpia e bajraktarve te kojs e si e kan fitua e ku e kan marr ..

    • Pash zotim po u lutem mos qitni gjana treja se me 1959 nuk ka kush chi kapa flamur tqitun jasht deret ne shqiptar tmal zi.
      Edhe cfar flamurit kapa Zek Niku ater tan e dim e a jashtu si pot thot e verteta.
      Micakajt e Zek Nikajt e Kojs Kucit me flamur shaiptar ha mo zo ma keq po kuj much me ja bush menen prat pune.
      Se kan nrrua gjanat tash na tan e dim, po ma mir e dim si kaken perpara e tcillat shpia jan ken atdhetare ne Malsi.
      Shkrueni tverteta se me to e kem jeten ma tgjat si Malsor.
      Edhe i njeri chit dal me i verteua kto fjalt tua por me emen ater tan po ta pranojm.

    • Trijeshani,ti nuk je trijeshan,apo je trijeshan ansor,se trijeshant jane te njoftun se cdo here flasin te verteten,ne shkrimet tua nuk ka as nje te vertet,tana keto qe i shkrua ti jane prodhim i magjis qe e formon ne koken tende dhe kjo pasqyron edukaten e e nivelin e ngritjes intelektuale sepse nje vokabullar qe ju e perdorni per komentim eshte stil i rrugacave analfabet.Etash te i kthehemi temes :Viti 1959 i takon periulles Rankoviqjane kur ky gjakpirs ka mbielle tmerr ndaj shqiptarve pamvarsisht se ku kan jetu ne Jugosllavi,per nje fjale goje jan burgos dhe turturua ne kazamatat slavokomuniste,sa per ilustrim trijeshani po te tregoj se gjate kesaj periulle deri me ramjen e Rankoviqit (l966) as ne Kosove nuk eshte andrrue per simbple kombtare,e ti na thua se Kojasit e…

      • e benkajt jan marr me flamur e simbole kombtare e pamujtun ,ju te nderuar komentues gjykoni vete se kush ketu flet te vertetn e kush …

  25. Simoni – Deda ka dale ne demostrata shum here, dhe ka punue per komb as sa ka qene ne gjendje…tung!

    • Nese eshte e vertete zoti e pat met mira.
      Cko kush qe ka dhan sado pak per ven tvet ka te drejt me kritikua e aj qe jo besa ban mire me lan venin tjetrit derisa te jap nimen e vet.

    • I nderuari Itrijeshani me vemendje jam duke perciedhur komente ne temen e perdorimit te simboleve kombtare ne treven e Malesise ,pa qellim qe te demantoj apo te fyej dikend,per hire te vretetes du te theksoj se une nuk e kam te njohur se simbolet kombtare jane perdor ne gezime familare apo raste tjera gjer me shkarkimin e Rankoviqit ngga sekretarjati i punve te mbrendshme te Jugisllavise .E di se pushteti famekeq i asaj kohe i perkrahur dhe i ndihmuar nga disa emisar shqiptar ka ber perpjekje per mbulljen e shkollave shqipe ne Luhar dhe ne Bajrak te Kojes dhe Trieshit ku dhe pjesrisht ia arrin qellimit ne Luhar dhe hapjen e nje parale ne gjuhen serbo kroate ne Koje e cila edhe sote eshte e hapur si paralele e shk.fillore Gjoko PRELEVIQ ne Ubla te Kucit ,e ju trijeshani si njeri i…

  26. Ne qoft se asht cua flamuri Shqiptare ne vitin1959, ateher gazetart u duhet ci ta shkruejn at mrekulli. Mos ju tutni te vertetes, por fol e shkruej te verteten. – Gazetaret e mir ashtu veprojn. Sa ma shum me shkrua per historin e vertet te Shqipnies e te kombit tone, aq asht mire. Jo me qen gjelosa, apo smire zez per njani tjetrin. Ne qoft se jemi te bashkuem, ateher na te gjith fitojm. Pra, te punojm te gjithe sebashkut per te miren e kombit, e te atedheut.

    • PËRSHËNDES GAZETARIN TON TË MALËSISË Z. GJEKË GJONAJ PER KËTË ARTIKULLI ME VLERË, SI DHE TË GJITH JUVE QE KOMENTUET DHE KOMENTONI. ME FJALË TË BUKURA PA FYERJE, ASHTU SI U PERKET SHQIPËTARVE, UN EDHE ME DI ME KOMENTUE JAM NË MOSHË E NUK DI, POR E DI UN E TAN KOMBI SHQIPËTAR SE ME 24 NANTOR 2012. ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAMVARSISË SË SHQIPËRIS NJI NGA ATA FLAMUJ QE U VALVITËN NË DEÇIQ, NË ËMER TË GJITH PJESMARRSVE, Z. VASEL ULAJ NGA AMERIKA IA DHUROI MUZEUT ETNOGRAFIK TË MALËSISË E ËSHT I PARI DHE TË VETMI NE MALËSIN E MADHE.KY ËSHTË EKSPONATI MË I VLEFSHËM NË KËTË MUZE , QE E RUEJMË DY TË MOSHUAR ME KUJDES TË MATH. ME RESPEKT: foto. shtjefën ivezaj. LEKAJ- MALËSI E MADHE

  27. Gjeke Gjonaj,
    Nese don te shkruash per te kaluaren, qe ka rendesi te shkruhet…. Shkruej ore “burr” te verteten… Ne artikullin tend mungo Zotri Mark Shkreli drejtori I shkolles se Shtonit ne at kohe… Dikush ne koment me lart kermonte qe te shkruhet e verteta.

  28. Zefi
    Po me vjen shume mire qe po te pelqen Trieshi si bukuri natyrore,kurse une jam i lindun e rritun ne Triesh e nuk em ka ra dicka ne sy ajo bukuri por sidoqofte ndoshta ngoshta komenti yt do te me shtoj edhe me shume nastolgjine e Trieshit, megjithse vendlindja eshte nje margaritar gjenealogjik i thepisur ne brendsine e shpirtit te njeriut.
    Nuk do te doja te jem kritik ndaj tejet qe ta prishi imazhin flamuri i Malit Te Zi ne shkollen e Trieshit permbi Emrtit te Heroit tone Kombtar “Gj.K.Skenderbeu” qe me sakrifica te medha eshte emerue e ruejt aj Emer tash e 50 vjete te shkuera.
    Po te doja te kritikoj dikend do te kritikoja TV Boin qe nuk i paska incizue special per ty edhe shkollat e tjera te Malsise qe jo vetem se kane flamurin e Malit te Zi permi,por kane edhe emrat e…

  29. e RREZISTENCES SHQIPTARE “25Maji”,”Mahmut Lekiq” e “Jedinstvo”
    Ata cka mue me duket mue te bukur dhe ja kalon natyres Trieshjane jane Ish Drejtori i Shkolles i ndjeri Gjergj Hasani me Kolektivin e atehershem te Shkolles se Trieshit dhe mesueset e vjeter (keshilltare te pensionuem) qe emertuen kete shkolle ne kohera te veshtira dhe si per cudi kane dite me ruejte dhe vlersue Emrin e Gjigantit tone me mire se gjithkush tjeter.
    Pajtohem me ty se Trieshi nuk e meriton te valvitet aj flamure fare ne te tye dite se ka qite njerz te medhenj ne fusha te ndryshme qe nga Mesuest e pare qe ishin pishtaret e pare qe ishin nisja e pare e zhdukjes se analfabetizmit ne Malesi e mos ta permendim Koloset vlleznit Ivanaj Ministrat e pare te arsimit ne Shqiperi dhe vete avokaterit e saj gjat…

  30. rrjedhave te Indepedences se Shtetit Shqiptare,Histotianin e Historise se Skenderbeut Thanas Gegen,Priftin qe Krijoj shoqaten “Flamuri” ne Triesh me 1907 dhe vdiq me pushke ne dore ne kryengritjen e Malsise Pater Andrea ( Lul Vuksani),vecmas kesaj aj ishte edhe njeri nder Trieshanet delegat i Memorandumit te Kuq ne Grece te Trieshit.
    I nderuari Zef na ci jem bashkvendas te kesaj shkolle nuk po shesim patiotizem dhe nuk jemi te rrejshem se ne nuk e vume flamurin e Malit te Zi aty,aty u vuri zaptuesi me dhune tash 140 vjet e mos na fajto ne se eshte e pa drejte.
    Si mundem me te thane ty qe nuk je Partiot Zef kur edhe ne shkollen e vendit tand valvitet flamuri i Malit te Zi.
    Ti Zef po na i pret mizat e po na i lsho anzat kjo nuk eshte e drejte vetem nese po e ankon Trieshin se ka ra nja…

  31. Per rastin qe e permendi “everteta” din shume njerz,Gjok Pretashi me ka treguar per kete,axhen e tij Mark Zeken e kan arrestua aso kohet dhe Gjoku thoshte se me zi e ka nxjerr kryet atehere.Gjon Gjeka kur e ka pa flamurin asht ul e kjaj prej gzimit,vet dasmuer sjam ken por kshtu flitet.

  32. Trieshjan nuk ini gati as nja chi po prezentohi ktu si trieshjan,vec nja pom duket,tan gjasat gazetari i RTCG se asht i zoti per gjicka,per 1000 dollar t ban heroj e per ma pak te sha e te gba.Ma mir nep noj raport atje ku i nep se futesh me fut kuja edhe ne forume .

  33. 30 vjete para te tjereve nen Mal te Zi,apo mos po ja ke zili se mbeti me shqiptare se trevat e tjera perkunder shtupjes e represaleve qe ka pesue tash e ma se 100 vjete te shkuera.
    Zef a di cka eshte drejtsia kur ta prehesh thumatin ne te dy anet njesoj e ta vejsh dermjet gjoksit tand dhe timit,ateher shtyj e greh sa te duash.
    Ata cka ka nevoje shkolla ime ka nevoje edhe jotja,mos i ndaj se vellezer e motra jemi.
    Jesusi ka thene mos ja ban tjetrit cka sta ka ana me ta ba kush ty.
    Pershendetje.

Comments are closed.