Tuz, Malësi (16.03.2013) – Rrugët në Tuz të Malësisë janë përplot gropa të cilat vështirësojnë komunikacionin edhe kështu të ngarkuar.
Rruga kryesore e cila kalon nëpër qendër të Tuzit është në gjendje të mjerueshme ku dita ditës gjendja përkeqësohet.
Situatë e mjerueshme është në pothuaj të gjitha rrugët tjera në Malësi.
Megjithatë, jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe si zakonisht, disa ditë para zgjedhjeve, në rrugët tona dalin punëtorët e komunales së Podgoricës, me lopata në duar mbushin gropat me asfalt.
Mjerisht, duhet thënë, shpresojmë se edhe kësaj herë do të vazhdojnë traditën. /MALESIA.ORG/