Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare – Tuz, Vasel Sinishtaj, përsëriti se shqiptarët në zgjedhjet presidenciale nuk do të votojnë kandidatin e DPS-së, Filip Vujanovic-in, në qoftë se vendimi për mbajtjen e referendumit për Komunën e Malësisë nuk do të jetë në përputhje me ligjin, shkruan gazeta Dan.
Sinishtaj ka bindje se qytetarët e kombësisë shqiptare, pavarësisht nga përkatësia partiake do të ndjekin një vendim të tillë.
Ai beson se zgjidhja më e mirë është që data e saktë e referendumit të përcaktohet para zgjedhjeve presidenciale.
“Për ne do të ishte e pranueshme që data e referendumit të përcaktohet para zgjedhjeve presidenciale. Organizimi i referendumit konsultativ do të ishte ndoshta deri me 5 korrik”, sqaron Sinishtaj. /MALESIA.ORG/