Që në fillim të seancës u zhvillua një polemikë mes opozitës dhe shumicës, për arsye se IQ propozoi që në rënd të ditës të futet edhe diskutimi mbi pasojat e gjëndjes së jashtëzakonshme të shkaktuara nga vërshimet, gjë që mazhoranca e refuzoi. Polemika më e ashpër ishte rreth rradhitjes së planit financiar për të dytën herë në rënd të ditës të cilin e kontestoi këshillëtari i LDnëMZ Nikollë Camaj, i cili tha se në bazë të nenit 145, të rregullores së punës nuk ka mundësi që të diskutohet për të njëjtin plan financiar për pa e shqyrtuar dhe refuzuar Kuvëndi i Kryeqytetit. “Të kthehet plani financiar i votuar një herë në rivotim në bazë të kërkesës së sekretarit për financa është jo vetem shkelje flagrante e ligjit por edhe shkelje e dinitetit të këtij institucioni ku rrinë përfaqësueesit e Malësisë” tha në arsyetimin e vet z.Camaj. Këtë intervenim të Camaj e përkrahën fuqishëm këshillëtarët e IQ Vasel Sinishtaj dhe Maliq Çunmulaj dhe më vonë e tërë opozita. Mirëpo shumica e kreu punën ashtu si e kishte në plan dhe e radhiti në rënd të ditës dhe e votoi, pa prezencën e opozitës planin financiar që është për më se 200.000 eu më i vogël se ai që ishte aporvuar në dhjetor.
Kështu mazhoranca jo vetem se shkeli ligjin dhe dinitetin e parlamentit, por edhe fjalën e dhanë në dhjetor se nuk do ta aprovoin plan financiar që nuk i plotëson kërkesat e tyre.
Situatë mjaft të tëndosur krijojë edhe pjesa që ka të bëjë me pyetjet dhe përgjegjet e këshillëtarëve, ku përpos të tjerash pati pyetje lidhur me mos pjesmarrjen e Kreut të Komunës në festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe mos festimin në organizim të Komunës, pastaj lidhur me problemin e ujësjedhësit në Malësinë jugore (Vasel Sinishtaj), problemin rreth varrezave në Dinoshë dhe incidentin në stadiumin e Deçiqit në ndeshjen Deçiq-Prishtinë ( Nikollë Camaj).
Siç e cekëm më parë, pas aprovimit të rëndit të ditës opozita (IQ-ASH-LD ) e lëshoi sallën me arsyetim se nuk dëshiron me marrë pjesë në këtë cirkus të organizuar nga mazhoranca e me të cilin shkelet diniteti i këtij institucioni.
Albert Camaj