Iniciativa Qytetare – Mos të lejojmë të na nxisin të urrejmë njeri tjetrin

Iniciative Qytetare – Tuz, apelon në uljen e tensioneve ndërmjet malësorëve të dy konfesioneve që mos të njollosim Malësinë dhe turpërojmë Kombin.  
Lexoni kumtesën e plotë më poshtë.

Qytetarë të nderuar, vëllezer e motra të një gjaku, të një gjuhe dhe të një flamuri

E ndiejmë vehtën të obliguar që pas disa ngjarjeve jo të hieshme që po na brëngosin këto ditë, të ju dergojmë një apel për ruajtjen e traditave tona të bukura, të trashiguara dhe të kultivuara, për ruajtjen e “tjetrit nga vetëvetja”.

Në kohën kur Shqipëtarët janë më së shumti unik, gjatë periudhës kur koha po punon për ne, në kohën kur shënohet progres në trevat gjithëshqiptare, në kohën kur kaluan rreziqet që na kërcënonin nga çdo anë, në kohën kur për Shqipëtar nuk ka më kufijë në mes tyre, ne si pasardhës tipik të Shqipëtarve më të vjetër edhe nga lashtësija por edhe nga tradita, po grindemi ndërmjet vehtes për gjëra të kota, se po na nxisin të urrejmë njëri tjetrin dhe ta shiqojmë njëri tjetrin me sy të keq. Kësaj here kanë projektuar që ne Malësoret ta njollosim Malësinë, ta turpërojmë Kombin në kohën kur duhet të jemi më së shumti pranë njëri tjetrit. Këtë projekt nuk guxojnë ta realizojnë, këtë fenomen nuk kemi as mandat e as amanet ta lejojmë , këtë dukuri duhet ta luftojmë menjëherë,çdo sekondë, në çdo kohë çdo njëri nga ne .

Po se bëmë këtë do të na mallkojë toka e të parëve. Andaj ju lutemi që Pashket të cilat po vijnë ti festojmë bashkë siç i kemi pasë traditë gjithmonë ti festojmë të gjitha festat njëri me tjetrin , duke i shtrënguar doren njëri tjetrit dhe duke i kërkuar falje për ndonjë gabim eventual që i kemi bërë tokës dhe të parëve tonë.

I mbarë na qoftë moti, Zoti e bekoftë popullin Shqiptarë , e përjetshme qoftë Malesia.

Për inicijativën Qytetetare 
Smail Maliq Çunmulaj
Vasel Sinishtaj

/MALESIA.ORG/