Kajoshaj: Pushteti fuqizon ndasitë për të dështuar referendumin

Incidentet e fundit në Dinoshë mund të ndikojnë në vendimin e mbajtjes së referendumit për komunë të Malësisë.

Incidentet lokale i ndihmojnë vetëm DPS-së, e cila do humbiste një pjesë jo të vogël të votave në rast se Tuzi behët Komunë.

Ky është mendimi i politikanëve lokal të Malësisë, të cilët shprehen se këto ngjarje nuk do të vejnë në pyetje mbajtjen e referendumit, por me siguri mund të ndikojnë në rezultatet e tij, shkruan gazeta Vijesti.

“Mendoj se e gjitha është e parapërgatitur. Nuk mund të them me bindje të plotë se kush qëndron pas kësaj, por atë natë e pyeta ministrin e punëve të brendshme se kush e ka dhenë urdhrin që të përdoret dhuna, por ai nuk kishte përgjigje. Te jetë ministri aty, dhe të mos dijë se çfarë ndodhë dhe çfarë benë policia, këtu diçka nuk është në rregull. Për këtë arsye mendoj se gjithë kjo është skenar, sidoqoftë referendumi me siguri do të mbahet”, u shpreh kryetari i parlamentit te Komunës urbane së Tuzit, Fadil Kajoshaj.

Duke mos dëshiruar të emërojë skenarët e këtyre ndarjeve, Kajoshaj u shprehë se roli i tyre është që rezultati i referendumit të jetë negativ: “Katoliku do të thotë pse unë të votoj për komunë, kur këtë e duan muslimanet, dhe muslimani pastaj do të thotë pse të votoj kur atë e duan katoliket”.

Sipas Kajoshaj, është në interesin e kryeqytetit që referendumi të dështojnë, sepse përndryshe partia në pushtet do të humbiste disa mijëra vota nga Malësia, dhe me këtë edhe pozitën në Podgoricë. /MALESIA.ORG/