Urime për Festën e Pashkëve

MALESIA.ORG

Urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit Katolik.
Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurin në mes njëri-tjetrit.

Për shumë mot Pashkët!

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë” At Gjergj Fishta

Don Fran Kola – Famullitar i Kishës së Shën Palit (Rochetser Hills, Michigan)

Pashkët nuk janë asgjë tjetër përveçse kalimi nga vdekja në jetë, nga robëria në liri, nga errësira në dritë, ku nuk e ka fjalën e fundit rrasa apo guri i varrit, errësira, e keqja, por jeta, liria, dashuria dhe varri mbetet i zbrazët etj, me fjalë të tjera kremtohet triumfi i jetës, i dashurisë dhe i lirisë.Përshëndetje me rastin e Pashkëve

Si obligim meshtarak, por edhe si një i afërmi Juaj, uroj gjithë besimtarët katolikë të Famullisë së Shën Palit dhe jo vetëm kaq, uroj gjithë shqiptarët kudo që janë:
Gëzuar e për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës, festën e çlirimit nga robëria, nga zinxhirët e vdekjes, duke menduar gjithëmonë se guri i varrit nuk është fjala e fundit!
Jemi në kohën e dritës dhe të veprave të mira. Le të mendojmë për pak çaste se si Papa Francesku i Parë erdhi, siç tha Ai, nga fundi i botës dhe ne e pamë tek u lante këmbët 12 të burgosurve, sepse edhe ata janë njerëzit e Zotit, si të gjithë ne!
Le të jetë ky shembulli model për të gjithë ata që janë në shërbim të njerëzve!

 

Sytki Ndrecaj- N/Prefekt Malësi e Madhe. 

Në këtë ditë të gëzuar për mbarë komunitetin katolik siç jenë Pashkët kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoi t’ju uroj Gëzuar Pashkët.
Kjo festë përcjelltë për secilin nga ju e familjet tuaja vetëm gëzime, harmoni, paqe, tolerancë e humanizëm. Gjithashtu kjo festë le të shërbejë për më shumë dashuri e bashkëjetesë vëllazërore për të gjitha familjet malësore duke festuar së bashku festat e njëri-tjetrit pa dallime fetare e krahinore.
Edhe njëherë GËZUAR PASHKËT. Me urimin më të mirë për gjithë treven tonë Malësinë e Madhe. 


Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi

Këshilli  Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët e  krishterë  për  festën e Pashkëve.

Festa e  Pashkëve  na  kujton  ngadhënjimin e jetës  dhe  ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira. Është dita e përjetësisë, ditë e besimit tek Zoti dhe besimit te vetvetja.

Festa e Pashkëve është moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por dhe për të gjithe shqiptarët pa dallim feje,  me qëllim afrimin dhe përkushtimin më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojmë, për të mirën e brezave që vijnë.

Për ne shqiptarët sot, ky duhet të jetë motiv dhe  më e fuqishëm  se kurrë, për tu mbyllur gojën atyre që tradicionalisht nuk na e kanë dashur dhe nuk na duan të mirën as sot!

Dhashtë Zoti që kështu të bëhet.

Gëzuar e për shumë vjetë  Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet Tuaja!, përfundon urimi i nënshkruar nga kryetari i KNSh-së Tahir Tahiri

LDnëMZ

Të nderuar besimtare dhe besimtarë,
NË EMËR TË ANËTARËVE, UDHËHEQJES, SIMPATIZUESVE TË LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI DHE NË EMRIN TIM TË  GJITHË QYTETARËVE TË BESIMIT KATOLIK JU UROJMË  FESTËN E PASHKËVE.
PAÇI SHËNDET, BEGATI DHE HARMUNI NË ÇDO FAMILJE DHE TE ÇDO INDIVID.

MEHMET BARDHI,
KRYETAR i LD në MZ

PARTIA DEMOKRATIKE – ME FAT E PER SHUME MOT PASHKET

Partia Demokratike me seli ne Ulqin, perzemeresisht ju uron besimtareve shqiptare te ritit katolik festen e Pashkeve , duke uruar shendet, lumturi dhe progres ne shtepite e tyre.
“Kjo feste le te jete festa e tolerances, mirekuptimit dhe dashurise mes shqiptareve , te te gjitha besimeve te te gjitha kulturave, traditave dhe dialogut te qytetarise”,- uron PD.
Sherbimi per informim i PD-se.