Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York
Kohёt e fundit po flitet mё shumё pёr Dinoshёn se pёr asnjё rajon tjetёr tё Malsisё sё Madhe. Fjalori Enciklopedik Shqiptar, shtypur nё Tiranё nё vitin 2008 botoi kёtё shёnim: “Dinosha ёshtё fshat me popullsi shqiptare nё komunёn e Podgoricёs (Mal i Zi), nё krahinёn e Malsisё. Shtrihet nё brigjet e lumit Cem nё lartёsi mbidetare 100 metra. Ështё fshat i tipit tё grumbulluar. Nё vitin 1948 kishte 272 banorё, ndёrsa nё vitin 2003, kishte 520 banorё. Ka qenё nyje strategjike e rrugёve qё kanё lidhur fshatrat e Grudёs, Hotit e Trieshit. Veprimtaritё kryesore ekonomike janё bujqёsia dhe blegtoria; njihet pёr kultivimin e duhanit. Popullsia ёshtё shqiptare e besimit musliman dhe katolik. Nё veriperёndim tё fshatit gjendet shpella e Lugut tё Qytezёs me gjatёsi 50 metra, gjerёsia ёshtё 20 metra dhe lartёsia disa metra. Nё shpellё ka stalaktike dhe stalagmitё interesante. Dinosha ka shkollёn
8-vjeçare dhe infrastrukturё tё zhvilluar”. Ky shёnim enciklopedik pёr Dinoshёn ёshtё pёrgatitur nga Profesor Dr. Nail Draga.
Pёr kёtё rajon iliro-shqiptare ёshtё shkruar qysh nё kohёrat antike. Megjithatё pёr kёtё trevё legjendare e piktoreske nuk ёshtё shkruar aq sa duhet. Dinosha ёshtё njё oazё e Malsisё. Pёr pushtimin e kёtij “qyteti nё kodёr ” siç thonё librat e shenjtё janё bёrё shumё luftёra e beteja. Dashuria e tyre pёr gjuhёn shqipe dhe pёr tokёn e tё parёve bёri qё Dinosha tё mbetet tokё shqiptare pёrgjithmonё.Banorёt e kёtij vendi pёrjetuan drama, trauma e tragjedi si asnjё pjesё tjetёr shqiptare e Malsisё se Madhe, sepse pushtuesit kishin lakmi rrёmbimin e kёsaj toke tё bukur dhe me rёndёsi strategjike. Dinosha ka pёsuar nga sulmet sllave mё shumё se asnjё vend i banuar tjetёr shqiptar nё Mal tё Zi. Pёr luftёrat dhe qёndresёn heroike tё Dinoshёs ende nuk janё bёrё studime serioze. Historianёt, poetёt dhe shkrimtarёt shqiptarё ishin tё njёanshёm kur ishte fjala pёr Dinoshёn. Pёr disa ishin nёnё dhe pёr disa njerkё. Dinosha,Vermoshi dhe Shёn Naumi pёrmenden gjithmonё si treva me rёndёsi.Sot e kёsaj dite flitet pёr njё luftёtar anonim i cili kishte kёrkuar si shpёrblim nga veziri i Shkodrёs, Dinoshёn dhe Vermoshin. Dinosha ёshtё sulmuar rёndё nga forcat serbo-malazezёt nё periudhёn e Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit. Gjatё Luftёs nё Kosovё forcat barbare tё Millosheviqit dhe tё Sheshelit kishin vёnё nё shёnjestёr tё sulmit Dinoshёn mё shumё se asnjё trevё tjetёr shqiptare. Komplotin kundёr Dinoshёs dhe trojeve tё tjera shqiptare nё Mal tё Zi e zbuloi dhe e botoi gazeta amerikane “The New York Times” nё pranverёn e vitit 1999. Gazetarja e famshme amerikane Jane Perlez (Xhejn Perlez) vizitoi ato ditё Podgoricёn. Burimet amerikane nё Mal tё Zi e kishin njoftuar pёr njё sulm tё mundshёm kundёr shqiptarёve nё Mal tё Zi. Ajo kishte vajtur nё Ubla tё Kuçit dhe kishte biseduar me ekstremistёt anti-shqiptarё. Ata i kishin treguar planin pёr spastrim etnik tё shqiptarёve. Gazeta “The New York Times” botoi ato ditё njё artikull tё gjatё nё lidhje me kёtё çёshtje. Shkrimi i botuar nё gazetёn “The New York Times” ishte burim shumё i rёndёsishёm pёr strategjinё e NATO-s nё Mal tё Zi. Sulmet e NATO-s kundёr disa pikave strategjike ushtarake jugosllave nё Mal tё Zi ishin njё paralajmёrim i fuqishёm nё mbrojtje tё shqiptarёve nё Mal tё Zi. Gjatё Luftёs nё Kosovё Dinosha ёshtё provokuar mё shumё se asnjё trevё shqiptare nё Mal tё Zi. Pёr kёto provokime tregojnё disa shqiptaro-amerikanё nga Dinosha qё kishin ndodhur atje gjatё Luftёs nё Kosovё.
Vendlindjen time dhe Dinoshёn i kujtoj mё shumё se trevat e tjera.Si fёmij dhe si i rritur kam kaluar nёpёr Dinosh dhjetra herё. Nё Dinoshё verёs bёnte vapё, ndёrsa dimri ishte i butё dhe nuk bёnte ftohtё si nё vendlindjen time. Dinoshianёt punonin rёndё sidomos nё vjeljen e duhanit. Vargjet e gjata tё duhanit nё tharje e sipёr ishin si kurorё lulesh dhe dekor i bukur nё oborret e shtёpive tё kёtij fshati tё mrekullueshёm. Njё rrugё e gjatё kalonte nёpёr vreshtёn kryesore tё Dinoshёs. Çdo vit me 28 gusht kalonim nёpёr Dinoshё pёr tё shkuar te dajat pёr festёn tradicionale tё Shnjonit.Rruga nёpёr brijat e Lishahit ishte e gjatё dhe nuk kishte ujё.Banorёt e Dinoshёs e kuptonin menjёherё etjen tonё. Gratё e tyre dilnin menjeherё nё oborr me gota uji. Nё shumicёn e rasteve na ofronin rrush e fiq.Ato nё kokё mbanin shamia njёsoj si nёna ime. Pёr tё moshuarit kishin edhe mё shumё respekt. Gratё dinoshiane e ndalonin tjerrjen dhe hiqnin furkёn nga brezi kur kalonte aty pranё ndonjё burrё nё moshё. E bёnin kёtё nё shenjё respekti. Shumё norma fisnike ishin bёrё traditё nё Dinoshё. Burrat dinoshianё vёnin nё kokё faculeta ngjyrash tё ndryshme, sepse nё vendlindjen time faculetat e burrave ishin tё kuqe ose tё zeza pёr vdekje. Dinoshianёt kishin respekt tё jashtzakonshёm pёr udhёtarёt e ndryshёm dhe kёrkesat e tyre. Kur kishin qenё kufijtё e lirё me Shqipёrinё, nё Dinoshё gjenin strehim udhёtarёt e Kelmendit dhe tё Plavё-Gucisё.Kёtu kёrkonin ndihmё edhe banorёt e Cemit tё Trieshit dhe tё Grudёs. Ata e mbanin derёn hapur sidomos kur vёrshonte Cemi.
Dinoshianёt janё kryelartё pёr origjinёn e tyre kombёtare dhe fetare,dhe nuk e kanё mohuar tё kaluarёn e tyre asnjёherё. Bile nё disa raste tragjike ata kanё mbёshtetur mё shumё lidhjet e gjakut dhe tё fisit se lidhjet e tjera. Djemtё dhe vajzat e Dinoshёs ishin tё dashur dhe tё respektuar nё shkollё, nё punё, nё rrugё dhe kudo. Flas nga pёrvoja personale e bashkpunimit pёr mё shumё se njё gjysmё shekulli. Edhe nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs Komuniteti i Dinoshёs ёshtё shembull pёr tё mirё. Imigruam tё gjithё sё bashku nё kohёn e dyndjeve tё mёdha tё shqiptarёve tё Malsisё nё Amerikё. Tё gjithё u larguam pёr probleme tё njёjta. Komuniteti shqiptar i Dinoshёs nё Amerikё ёshtё shumё i paqё dhe i nderuar. Dinoshianёt nё Shtetet e Bashkuara nuk kanё shkaktuar kurrё incidente shoqёrore me pasoja tragjike. Punojnё dhe respektojnё ligjet e vendit si asnjё komunitet tjetёr. Pёr pavarёsinё e Kosovёs dinoshianёt nё Amerikё kanё dhёnё kontribute tё rёndёsishme financiare bile kanё shkuar nga Amerika edhe nё luftё pёr lirinё e Kosovёs.Nё tё gjitha gёzimet dhe hidhёrimet e tyre i ftojnё shqiptarёt e trojeve tё tjera tё Malsisё pёr pjesmarrje.
Personalisht kam njohur shumё burra tё mirё dhe gra finsike nga Dinosha. Ata ishin kombёtarё e fetarё. Ishin tё moshuar dhe nuk jetojnё mё. Ata ishin tё pёrmendur nё Malёsi dhe mё gjerё. Mёrgimtarёt e Dinoshёs janё shquar kudo pёr vepra tё sukseshme nё art dhe kulturё sidomos nё Shqipёri. Kush ka bёrё mё shumё vepra artistike pёr Malsinё e Mbishkodrёs dhe luftёrat e saj pёr liri se piktorёt dhe artistёt e Dinoshёs nё Shqipёri ?
Por edhe Malsia e ka dashur dhe nderuar Dinoshёn. Pёr asnjё djal tё Malsisё nuk janё derdhur mё shumё lot se pёr Halil Hajdarin i cili ishte vrarё nga rojet shqiptare tё kufirit nё bjeshkёt e Akullit tё Ledinёs. Pёr tragjedinё e Halil Hajdarit vajtuan tё gjithё pa dallim. Marrdhёniet e mira ndёrfetare tё Malsisё sё Madhe i kishin rёnё nё sy edhe autores angeleze Mary Durham. Ajo shkruan se respekti ndёrfetar nё Malёsi ishte njё mrekulli, sidomos nё Kastrat. Nga televizioni dhe interneti njoftohet se keto marrёdhёnie kanё pёsuar rёnije tё madhe vitet e fundit. Njё fjalё e urtё popullore braziliane thotё: “Stuhia mund tё krijohet edhe nё krahёt e fluturёs”. Trevat tona kanё vuajtur shumё nga pushtimet e huaja dhe diktaturat e ndryshme. Populli shqiptar i kёtyre trojeve ёshtё dёmtuar rёndё. Mёrgimet e mёdha janё dёshmi e pakontestueshme e vuajtjeve tё popullit shqiptar nga tё gjithё trevat e Malsisё. Por tё gjitha mund tё kapёrcehen nё qoftё se ruajmё respektin reciprok pёr bindjet e njёri-tjetrit çfardo qofshin ato. Bindjet politike, ideologjike, filozofike dhe fetare janё personale. Diktaturat e ndryshme nё shekullin e kaluar bёnё shumё luftra e pёrpjekje pёr indoktrinimin e shoqёrisё por tё gjitha ishin tё kota . Mё nё fund tё gjitha ato sisteme u rrёnuan pёr njё ditё.
Njё fjalё e urtё amerikane thotё: “Çdo problem ka zgjidhje” (Every problem has solution). Pra edhe problemi rreth varrezave nё Dinoshё ka zgjidhje. Suksesi i çdo shoqёrie tё qytetёruar ёshtё kompromisi duke respektuar kёrkesat e mundshme, nderin e dinjitetin e palёve nё mosmarrёveshje, aq mё tepёr kur ёshtё fjala pёr tё vdekurit. Palёt nё mosmarrёveshje duhet tё jenё tё kujdesshёm, sepse çdo veprim i gabuar rёndon mbi emrin dhe shpirtin e tё vdekurit. Kёto janё çёshtje tepёr delikate dhe nuk bёhen me forcё dhe kujdes nga ata qё hedhin gurin e fshehin dorёn. Poetёt e Rilindjes sonё Kombёtare i kanё mallkuar tё gjithё ata shqiptarё, qё kanё shkaktuar ngatrresa kombёtare. Provokimet janё njёsoj tё dёmshme pёr palёt pjesmarrёse nё mosmarrёveshje.Pёr t’i dhёnё fund njё herё e pёrgjithmonё kёtij problemi duhet njё angazhim serioz dhe i sinqertё i tё gjithё shqiptarёve nё ato treva. Pretendimet dhe ndjenjat e superioritetit ndaj njёri-tjetrit janё qesharake, absurde dhe patoligjike. Nёna Tereze thotё: “Jemi tё gjithё njёsoj, sepse tё gjithё jemi bijtё e Zotit, si muslimanёt, si tё krishterёt si hebrejёt si komunistёt”. Ajo kishte njё pёrvojё kolosale nё marrёdhёnie ndёrfetare dhe ndёretnike. Kёtё pёrvojё e fitoi nё Shkupin e saj tё lindjes dhe e vazhdoi nё Kalkutё tё Indisё. Ata qё mburren pёr lidhjet e fisit dhe tё gjakut me Nёnё Tereze duhet t’i frenojnё kёto pasione tё smura. Incidenti i fundit ishte paralajmёrim serioz pёr zgjidhjen urgjente tё kёtij konflikti. Deri sa nuk ёshtё vonё ёshtё mirё tё angazhohen tё gjitha forcat e shёndosha morale tё vendit pёr zgjidhjen e kёtij problemi. Ështё njё plagё e vogёl qё mund tё shёrohet, nё qoftё se mjekohet me kohё. Nё qoftё se nuk ekzitojnё fuqi tё mjaftueshme morale nё Malёsi pёr zgjidhjen e kёtij problemi, atёherё duhet kёrkuar ndihma e specialistёve nga Shqipёria dhe Kosova. Kjo trevё kishte dhe njё urё tё famshme tё lidhjeve ndёrshqiptare qё njihej me emrin
“Ura e Dinoshёs”. Pavarёsisht se nuk ishte urё me tri harqe, ishte ura mё historike dhe simbolike e atij vendi. Urojmё qё kёto ura tё lidhjeve shpirtёrore tё rindёrtohen sa mё parё dhe mbi Malsinё tonё tё shkelqejё pёrsёri ylberi shumёngjyrёsh.