Tuz, Malësi (04.04.2013) – Alternativa Shqiptare në kumtesën e tyre dhënë sot, në lidhje me zgjedhjet presidenciale, shkruan që shqiptarët të vendosin vet për votën e tyre.
Shqiptarët në të gjitha zgjedhjet kanë ditur të orijentohen dhe të vendosin mes kandidatëve të ofruar. As në këto zgjedhje nuk dyshojmë se nuk do të dijnë të vendosin drejt, shkruan në deklaratën e tyre.
“Kryesia e Alternativës Shqiptare është e mendimit se shqiptari është politikisht i pjekur që të sjell vendime të drejta dhe kësaj radhe qytetarët e Malësisë do të dijnë të vendosin se cila është zgjedhja më e mirë. Alternativa Shqiptare është themeluar për komunë të Malsisë cka është edhe preokupimi ynë kryesorë ku bazohet krejt veprimtaria jonë si subjekt. Qellimi kryesorë politik i Alternativës Shqiptare është referendumi konsultativ për komunë të plotë të Malsisë dhe zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën tonë. Për këtë arsye Alternativa Shqiptare ka themeluar grupet punuese të cilat po punojnë cdo ditë që referendumi konsultativ të jetë sa më i suksesshëm dhe komuna e ardhshme e Malsisë të udhëheqet nga subjektet politike nacionale shqiptare.
Zgjedhjet presidenciale janë një stacion në të cilin nuk duhet ndalur, prandaj jemi të bindur se pa presion apo orjentim se kë të votojmë, shqiptarëve ua lëmë në dorë që të vendosin vetë se si të sidhen me 7 prill. Shpresojmë që presidenti i ri do të punojë në përmirsimin e gjëndjes së shqiptarëve, se do ta nxisë e intensifikojë bashkpunimin me shtetin tonë amë Shqipërin dhe prefundimisht të bëhet lidhja diplomatike e pa kushtëzuar me Kosovë. Gjithashtu nga presidenti i ri presim që në trupen e tij të përfshije edhe përfaqsuesin shqiptare cka deri më sot nuk është aplikuar.
Ftesa që të rrethohen të dy kandidatët është thirrje që të zhvlersohen votat e shqiptarvë sepse në atë mënyrë votohen të dy kandidatët, gjë që u shkon për shtat atyre që rrin në dy ulëse, të cilët me nënshkrimin e tyre janë bërë pjesë e qeverisë kurse në skenën publike paraqiten si ‘’opozitë e ashpër’’ me cka krijojnë konfuzitet dhe huti tek trupi votues”, përfundon deklarata e ASH-së. /MALESIA.ORG/