Një version i formimit të fshatit të Kojës

Edhe se ky rrëfim i një vendasi,fshatari të Kojës (M.V.)* kurrë nuk është verifikuar,pasi që nuk ekziston mundësia për shkaqe objektive, prapseprap është interesantë dhe i vetmi që edhe tash përflitet te banorët e Kojës.Koja ka qenë gjithnjë fshat pasiv dhe i lënë pas dore që më kohë e veçmas tash që prej 70 shtëpive (familjeve) që ishin dikur tash kanë mbetur rreth 10 sosh.Mirëpo,për këtë çështje do të bëjmë fjalë ndonjë here tjetër e tash ti kthehem rrëfimit që është edhe qëllimi ynë.

Të parët e Kojës na paskan pas jetuar në Gorat e Kastratit, prej kah dalin e shkojnë në Pshtan.Fshat apo krahinë në Shqipëri. Këta ishin dy vllëzër. Pat Nika e Pal Nika. Pali shkon te veziri i Shkodrës për punë personale – me iu lutur për diçka. Veziri e pyet se përse ka ardhur te ai dhe i thot, pasi Pali i tregon:”po ta plotësoi dëshuirën ni daç me e ndërrua fenë dhe me u bë mysliman!Veziri i thot se do të jap sa të duesh tokë e bagëti ni u bëfsh mysliman. Mirëpo, Pali nuk prenon aty për aty po i thot vezirit  se dua me shkua me u marrur vesh me vëllan Pati dhe do të mundohem edhe atë me e bindur me e ndërrua fenë. Dhe kështua Pali vjen te Pati dhe i thot: ”Unë u bëra mysliman-turk* vëllaçko.

Mark P. Gjokaj
Mark P. Gjokaj

Kur merr vesh Pati, hidhërohet dhe i thot Palit, nuk je më vëllau im. Hajde te dajmë hisen që na la babai. Del andej hijes së shegës dhe ngule megjën, i thot Pati Palit. Kur ai ulet me e ngulë megjën. Pati i mëshon tërrnokop dhe e vret vëllaun. Shpejtë e shpejtë e varros. Shokët vijnë me i shpreh ngushllime dhe me ia qajtur hallin. Mirëpo,ai iu thot:”hajde more se kollaj ja bëjmë,se nuk e kam vrarë vëllaun,por një turk. Pasi shkon populli,i vinë tre djemtë. Pati ju thot me çua (me u shpërngul) në Këlmend. Duke i ngarkuar kuajt me karvan (plaçka) djemtë,turqit e vrasin Patën. Thonë se edhe sot dihet varri i Patës në Kastrat.  Ata pas kësaj ngjarje ndalen në Pshtan ose Brishtan. Aty qendrojnë edhe tre vjet.Pasi ishin blegëtorë,paten dëme nga egërsirat,gjarpëritë dhe hajnat. Kështu detyrohen pa tjetër, me e lëshua edhe këtë vend. Prej këtuhi shkojnë në Këlmend. As këtu nuk bëhen rehat. pas shumë kohe, përsëri shpërngulen prej këtuhi (Këlmendit). Arësyeja ishte se të bijtë e tyre po ashtu kishin rreziqe dhe dëme të shumta  në bagëti.Duke udhëtuar shumë kohë me të tëra sendet e veta, përkatësisht pasurinë që kishin,vine e dalin në Lugje të Koritës. Tërë kohën u printe vëllau i madh Gjeloshi. Këtu takohen me një plak që e pyesin se a din ndonjë vend të pa banuar. Plaku i këshillon që të shkojnë edhe më përpara se ka vende të tilla. Gjeloshi para se të mbërrinte me vëllazër dhe anëtarë të tjerë të familjes së madhe në Lugje të Koritës erdhi në Greç.

Plaku pasi u tregoi kah me shkuar,u tha edhe këtë:-shkoni drejtë e te poshtë.Eshtë një vend gati fare i pa banuar. Eshtë gropë dhe aty ka vetëm tre shtëpi(familje) turq.*  Duke hecur bukur si gjatë,ju smuhet nëna. Ata vazhdojnë rrugën edhe më tutje me nënë të smurë dhe mbërrijnë në një kodër të lartë,më e larta nga të gjitha kodrat tjera këtu për rreth.Kjo kodër tash quhet Kriesniku. Pasi hypën në Kriesnik,vazhdon më tutje rrefimin (M.V) qitën disa here pushkë. Banorët e pakët (mashkuj) hikën kur i ndëgjuan krismat e pushkëve. Duke vazhduar më tutje mbërrinë në një fshat të vogël të quejtur fshati i Kojës. Aty gjetën vetëm dy gra me dy fëmijë.

*Turq i quenin,në atë kohë myslimanët,ndërsa femrat myslimane i queshin bulla.

Njena grua ishte e shkjeptë (e çalët) e tjetra e vërlët (shikim,sy shtrëmbër)Ato të friksuera dorzohen. Ndersa ardhacakëve ndërkoh u vdes nëna e smurë ka here. E varrosën në brinjë të malit në anën e Shullanit (ana që e shëndrit dielli më gjatë, ana e shendritur). Flitet se të moçmit deri vonë e kanë ditur edhe varrin,ku e patën varrosur nënën të parët e Kojës.Atë vend e quejtën “varri i të parve të Kojës.

Pas kësaj vendosën me u nda apo me nxanë çdo njëni tokë sipas nevojet, deshiret. I pari e muer Anën e Shullanit, si vlla i madh. I dyti anën e Osojnës, ndersa të tretit më të voglit i takoi toka jashtë pllajës së Kojës-terreni që sipas tij e muer edhe emrin Gorvokë. Edhe sot ky vend quhet kështu ku ka disa shtëpi dhe sa banorë,që e konsiderojnë vehten pasardhës të Gorvokut,vëllaut të vogël të të parëve të Kojës.E sa prej tyre edhe mbiemrin e kanë Gorvokaj.Duhet thënë se në këtë zone (mahallë) jetojnë përveç Gorvokajve edhe Gjokajt dhe Kërcajt (një familje) se Kërcajt e tjerë (poashtu një familje) jetojnë brenda në fshat –në Kojë.

Emri Kojë, poashtu, sipas legjendës, vjen nga fjala kodex (kodeks), ligj, kushte tutë (fjalë latine)
Në qendër të fshatit,deri vonë (1969) ka eksistua kisha e vjetër Kisha e Shbitrit (Shenmitrit)e punuar në themelet e burgut të dikurshëm romak kur Romakët i dërgonin dezerterët nga luftrat me e vuajtur burgun këtu se kështu merrej vendimi sipas ligjit-kodexit. Edhe fjala kodex pëson ndryshime me kohë dhe behet Kojë,megjithse në gjuhen sllave quhet Koqi.Pra emëri kodex bëhet toponimë duke u evolue në Kojë. Ky version është në bazë të legjendës së për folur gjithnjë deri në ditët e sotit. Gjasat janë se është afër logjikës dhe më bindësi nga versionet tjerë lidhur me përardhjen e emrit të Kojës-bajrakut më të vogël prej katër bajrakëve të mbetur jashtë kufirit të shtetit amë Shqiprisë prej vitit 1876 kur Evropa i coptoi tokat shqiptare duke iu dhënë fqinjëve të pa ngopur sllav, si Malit të Zi, Sërbisë e të tjerëve. Kjo padrejtësi as sot fatkeqësisht, ende nuk është korrigjua.

*Turq i quenin myslimanët,madje edhe ata vet veten e quenin turq.
*M.V. janë inicialet e Marash Vatës,autodidaktit nga Turlugu,Gjokaj.
Ai kishte një bibliotekë personale me disa qindra libra në dy tre gjuhë, megjithse nuk kishte më shumë se katër klasë shkollë fillore.

Autor: Mark P. Gjokaj, profesor i historisë.