Ditё mё parё studentёt e Ulqinit nё Prishtinё organizuan mbledhjen e dytё me radhё, e cila pati si qёllim qё aktivitetet e deritanishme tё filluara nga njё grup i studentёve tё shndёrrohen nё aktivitete të njё organizate tё mirёfilltё.
Problemet dhe paknaqёsitё me tё cilat po ballafaqohen tё gjithё studentёt i shtyu ata qё nё mёnyrё organizative tё ngrisin zёrin kundёr padrejtёsive qё po bёhen ndaj tyre. Duke ditur qё studentёt janё e ardhmja e vendit dhe potenciali i ardhshёm intelektual qё do tё punojnё dhe veprojnё nё tё mirёn e zhvillimit tё vendit, nё ruajtjen e vlerave kombёtrare, historike dhe kulturore si dhe faktor i rёndёsishёm nё luftimin e asimilimit, ata nё asnjё moment nuk duhet neglizhuar por duhet marrё shumё seriozisht dhe tё ndihmohen nё tё gjitha mёnyrat e mundshme, thuhet në një deklaratë për opinion të lëshuar nga studentët.
Ata morёn iniciativën qё tё formohen si organizatё pёrmes sё cilёs do tё punojnё nё realizimin e nevojave tё studentёve dhe mbrojtjen e tё drejtave tё tyre. Ndёr qёllimet e shumta tё organizatёs vlen tё pёrmenden: sigurimi i kuotave pёr regjistrimin e studentёve tё rinj, krijimi i fondeve pёr tё ndihmuar studentёt nё nevojë nё mёnyrё financiare, ndikimi në vendlindje etj.
Nё mbledhjen e mbajtur nё amfiteatrin e Fakultetit tё Mjekёsisё u votua nga ana e kёshillit tё studentёve tё pranishёm nё sallё pёr zgjedhjen e Bordit Drejtues tё organizatёs, ku prej 15 kandidatёve u zgjodhën 11 mё tё votuarit:
1. Driton Salaj, student i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti II Master
2. Arbnor Halili, student i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, viti II Master
3. Arbesa Tahiri, studente e Fakultetit Juridik, viti I Bachelor
4. Endrit Avdiu, student i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti II Bachelor
5. Arjan Nikaj, student i Fakultetit Juridik, viti III Bachelor
6. Arlind Lika, student i Fakultetit tё Mjekёsisё, viti VI
7. Korab Kraja, student i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti I Bachelor
8. Arlinda Resulbegu, studente e Fakultetit të Edukimit, viti II Bachelor
9. Blerita Gjonoviq, studente e Fakultetit tё Mjekёsisё, viti V
10. Ilir Harasani,student i Fakultetit Juridik, viti I Master
11. Ilir Vukaj, student i Fakultetit tё Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti III Bachelor
Bordi Drejtues nё mbledhjen e vet zgjodhi unanimisht kryesinё:
– kryetar: Arbnor Halili
– nёnkrytar: Endrit Avdiu
– sekretar: Arlind Lika
– arkatar: Driton Salaj
Kёto janё vetëm hapat e parё pёrmes tё cilёve studentёt e Ulqinit nё Prishtinё po fillojnё misionin e vet me shpresё qё synimet dhe qёllimet e tyre tё shndёrrohen nё vepra, duke hasur nё mirёkuptim dhe bashkёpunim me tё gjithё individёt, organizatat, ndёrmarrjet apo insitucionet qё shprehin vullnetin e mirё pёr tё kontribuar nё arsimimin e brezave tё rinj tё kёsaj treve.