ShBA, shpërthim në Boston gjatë maratonës, 2 të vdekur, dhjetëra të plagosur (video)

Janë të paktën 2 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur në bilancin provizor të dy shpërthimeve. Disa burime sigurie flasin për një ose më shumë bomba pas shpërthimit.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ishte në një konferencë për shtyp kur e informuan për shpërthimet në Boston. “E kisha ndezur televizorin në zyrën time dhe në pamje të parë dukej atentat. Nuk njoh asnjë detaj dhe se cilat janë shkaqet”, ka pohuar Biden i cituar nga Ap.

Urat e Bostonit mbi lumin Charles janë mbyllur.

Pas shpërthimeve është mbyllur nga autoritetet edhe hapësira ajrore. Bëjnë të ditur mediat maerikane. Është mbyllur edhe një nga linjat kryesore të metropolitanës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, është informuar nga bashkëpunëtorët e tij mbi shpërthimet në Boston.

Në zonën e dy shpërthimeve janë gjetur edhe dy bomba të tjera të pashpërthyera. E bën të ditur Ap.

Gjendje vigjilence edhe në Uashington pas shpërthimeve në Boston; zona përpara Shtëpisë së Bardhë përgjatë Pennsylvania Avenue, është mbyllur për trafikun pedonal.

Dy shpërthime të qëllimshme gjatë maratonës së Bostonit, që kanë provokuar të plagosur. Pikërisht në një nga zonat më qendrore të qytetit, Copley Square.

E bën të ditur Boston Globe në Twitter. Policia e Bostonit ka pohuar se gjatë shpërthimeve pranë zonës së maratonës kanë vdekur 2 vetë. E pohon këtë Fox News.

Sipas mediave amerikane janë “dhjetëra të plagosur”, disa të mjekuar në vendngjarje.

Policia e Bostonit, e cila ka konfirmuar saktësisht shpërthime në orën 2:50 me orën lokale në nisje të maratonës, është duke verifikuar mundësinë e një bombe të pikasur në Mandarin Hotel, një hotel me pesë yje në Back Bay. E bën të ditur Cnn.

Skena terrori dhe paniku tek publiku. E bëjnë të qartë këtë disa imazhe të transmetuara nga televizionet amerikane në çastin e një shpërthimi afër vendit të maratonës së Bostonit. Cnn flet për të paktën 6 të plagosur, por shumë vetë mund të kenë qenë viktima nga çmenduria e njerëzve për t’ia mbathur nga paniku.

Imazhet televizive tregonin se si në çastin e shpërthimit disa atletë, që ishin duke prerë shiritin dhe disa fotografë ranë përtokë, ndërsa nga mbrapa u ngrit një re tymi e dendur nga e cila pas pak sekondash doli një turmë njerëzish duke ikur. Sa i përket tribunës ku ishte vendosur publiku, ajo u shkatërrua.

Një reporter i një televizion lokal të New England afër vendit të shpërthimit ka parë një nga viktimat që ka humbur të dyja këmbët. “Isha kaq afër, ishte e tmerrshme. Kam ndjerë forcën e shpërthimit. Njerëzit ia mbathnin. Kam parë viktima ngado”, ka thënë Jackie Bruno i Necn.

Lenox Hotel i Bostonit është evakuuar pas shpërthimit në maratonë. E bën të ditur Boston Globe. /Shekulli/ – /MALESIA.ORG/