Për tu dhënë punonjësve tuaj kuptimë, filloni me Misionin

Nga Martin M. Bojaj

Është e pamundur që të keni një jetë të bukur nëse jeta nuk ka kuptim. Dhe është shumë e vështirë që të keni një jetë kuptimplotë pa punë e cila ka kuptim. -Jim Collins

A e ndjeni se ju keni një punë që ja vlenë për ta bërë? Nëse është kështu, ju jeni në mesin e atyre më me fat prej lexuesve të këtij artikulli. Nëse jo, ju jeni në mesin e shumë prej atyre që e ndjejnë se puna juaj – gjë për të cilën ja kushtoni aq shumë orë të zgjuara – ka pak kuptim. Për më tepër, puna është thjesht një mjet për të arritur një fund, ku njerëzit vuajnë gjatë punës së tyre në shpresë për të gjetur kohë për ato gjëra që kanë rëndësi më shumë:, familja, besimi, hobit, pushimet, madje edhe për të shikuar TV. Puna është thjesht diçka që duhet duruar.

A duhet të jetë kështu? Unë nuk mendoj kështu. Gjatë karierës sime, unë kamë parë se jeta e njerëzve gjatë punës është pasuruar në masë të madhe kur ata ndjehen se janë duke bërë përparim në punë e cila për ta është kuptimplotë – me fjalë të tjera, kur ata mendojnë se janë duke bërë një ndryshim në botë. Praksa tregonë se kur organizatat u japin njerëzve një sense kuptimi në punën e tyre, kjo nuk është vetëm e mir për punonjësit, por kjo strategji është kritike për ndërtimin e një organizate të shëndetshme – një që funksionon mirë dhe është konkuruese.

Pse është kaq i rëndësishëm kuptimi? Sepse kur njerëzit gjejnë kuptim në punë, ata gjithashtu ndjejnë një sens të pronësisë. Puna do të thotë diçka personale në këtë rast. Dhe kur njerëzit e ndjejnë pronësinë e punës, ata janë më të përkushtuar për atë punë, thelbësisht më të motivuar, më të angazhuar. Dhe kjo e bënë për performancë më të mirë në të gjitha dimensionet.

Për fat të keq, shumë kompani as që nuk përpiqen ta bëjë punën kuptimplotë për njerëzit që e bëjnë atë. Menaxherët në kompanitë e tilla duket se mendojnë se shpërblimi financiar (pagesa) është arsye e mjaftueshme për punonjësit për të dhënë më të mirën e tyre. Por motivimi i jashtëm (ekstranzik) vetëm kaq larg shkon. Kjo nuk i motivon njerëzit të jenë të angazhuar shumë apo krijues. Madje deklaratat e misionit të disa kompanive dështojnë, duke u fokusuar vetëm në vlerën e aksionarëve, konkurencën në treg, ose për të qëndruar jashtë telasheve. A do të ju frymëzonte kjo deklaratë misioni?

Objektivi kryesor i kompanisë është për të maksimizuar vlerën afatgjate të zotëruesve të aksioneve, duke rrespektuar ligjet e juridiksionet në të cilat ajo operon dhe në të gjitha kohët duke rrespektuar standardet më të larta etike.

Kompania XYZ Sh.p.k.

Ekspertizat botërore të firmave konsulente, flasin për burimet e “përforcimit të kuptimit” që menaxherët mund të marrin hapa kërkimor të punonjësve për të mbështetur angazhimin e punonjësve. Këto burime vinë nga vehtja (duke siguruar familjen), dhe në planë më të gjerë drejt njerëzve të tjerë (të cilët punojnë si pjesë e një ekipi apo organizate të mirë, funksionues, dhe të rrespektuar; duke pasur një ndikim pozitiv mbi konsumatorët; duke kontribuar komunitetit ku jeton ose kombit), dhe më në fund në nivelin më të gjerë (që i shërbejnë shoqërisë, duke ndihmuar njerëzit në mbarë botën). Punonjësit do të jenë të angazhuar më së fuqishmi  në punën e tyre, kur ata e perceptojnë se i shërbejnë secilit prej këtyre qëllimeve në një farë mënyre.

Për të arritur këtë, liderët kanë dy detyra. Së pari, ata duhet të komunikojnë me të punësuarit se si puna e tyre kontribuon në këto burime të kuptimit. Shpesh, deklarata e misionit e artikuluar qartë është vendi për të filluar. Bëni krahasimin e këtyre dy deklaratave misionare të korporatave me atë që kam cituar më lart:

Misioni ynë: për të frymëzuar dhe ushqyer shpirtin e njeriut – një person, një filxhan dhe një lagje në një kohë.

Starbucks Coffee

Ndertoni produktin më të mirë, shkaktoni asnjë dëm të panevojshme, përdorni biznesin për të frymëzuar dhe zbatuar  zgjidhjet e krizës së mjedisit .

Patagonia

Këto deklarata u  japin njerëzve një kuptim të asaj se si përpjekjet e tyre do të kontribojnë për jetën e konsumatorëve, komuniteteve dhe botës që ata ndikojnë.

Për fat të keq, shumë shpesh, deklaratat e misionit rezultojnë të jenë thënje bosh mbi vlerat që nuk gjejnë jetë çdo ditë nga menaxherët brenda organizatës. Pra, kjo është detyra e dytë e liderit: ta ecin fjalën e deklaratës së misionit. Si jeta tregon, organizata duhet të mbështesë aftësitë e punonjësve për të arritur qëllime kuptimplota. Në kompanitë më të mira, ku punonjësit janë të angazhuar dhe performanca shkëlqen, liderët në të gjitha nivelet respektojnë punonjësit dhe vazhdimisht përpiqen për tu dhënë atyre autonomi, ndihmë, burime, dhe kohën që atyre u nevojitet për të bërë një punë të shkëlqyer.