Flet për “Epokën e re” prof. dr. Martin Berishaj

Duhet shumë kujdes!

Kujdes me statutin, shtyllën  juridike të pushtetit dhe me  gjykatën e apelit të asociacionit/ bashkësisë 

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj ka thënë se pala e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. “Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit”.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. dr. Martin Berishaj, ka thënë se sa i përket vazhdimit të marrëveshjes pala e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në formulimin e statusit të asociacionit/bashkësisë. “Si rregull statuti i këtij institucioni i bazuar mbi Konventën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale e përcakton atë si person juridik i cili e ka stemën e vet, flamurin dhe këngën dalluese (himnin). Këto elemente përcaktohen me vendim të posaçëm të kuvendit e asociacionit/bashkësisë. Jo rastësisht i shpalova këto elemente pasi që jam i mendimit se këto do të jenë pjesë e statutit. Mirëpo, pala jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. Pra, të asaj se asociacioni/bashkësia ka të drejtë lidhje të kontratave ndërkombëtare pa u konsultuar me qendrën. Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Berishaj në një intervistë për “Epokën e re”.


“Epoka e re”:
 Z. Berisha, si e vlerësoni draftmarrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit?
Berishaj: Që në fillim dëshiroj të qartësohem në mënyrë që mos të keqkuptohem: kjo draft marrëveshje (apo parim mbi marrëveshje) mundëson në sistemin politik të Kosovës një institucion të pushtetit të ndërmjetëm që në disa shtete të Evropës emërtohet me emra të ndryshëm: Rajon, Land, Kanton, Reggio, kurse këtu definohet si asociacion/bashkësi. Natyrisht, emri këtu nuk luan aspak rol, por është me rëndësi të thuhet se këtu formohet institucioni i ndërmjetëm i pushtetit, përmbajtja e të cilit do të shpalohet me përpilimin e statutit, ku do të dalë në pah dekierarkia si model shtresor i participimit në pushtet. Kjo, si alternativë e centralizimit të pushtetit (me ç’rast bëhet fjalë për alternativën e shpërndarjes së forcës politike në nivele të ndryshme në kuptim “zero sum”) situatën tashmë mund ta kuptojmë më mirë në bazë të koncepteve të reja si p.sh: participimin në pushtet (poëer sharing, pooling of sovereignity) e që kjo nuk nënkupton faktin se, më tepër fuqi në një nivel dmth më pak në nivelin tjetër. Në teorinë politike është i njohur fakti se pushtetin e decentralizon ai që e ka pushtetin mbi territor apo një pjesë të tij dhe jo ai që nuk e ka atë. Me të drejtë shtrohet pyetja që ndërlidhet me situatën në veri të Kosovës: kush e decentralizoi aty pushtetin? Këtu, si gjithkund tjetër, pushtetin e decentralizoi ai që atë e kishte, pra, as pala shqiptare (kosovare), as ajo serbe, (këto dy palë ishin aktorë në këtë “lojë”). Pushtetin e decentralizoi BE-ja, gjegjësisht bashkësia ndërkombëtare, e cila edhe do të jetë garantuese për implementimin e saj. Do të ndalesha për ta shpjeguar dimensionin politik, pasi në shumë raste janë paraqitur shkeljet e rendit hierarkik të organizimit territorial gjatë demokratizimit intensiv. Rreziku fshihet në këto dierarkizime territoriale, në faktin e thirrjes në këtë intensivitet të demokracisë së pakontrolluar, duke lënë pas dore llogaridhënien si koncept bazik për realizimin e procedurës demokratike. Së pari, një nga aspektet e ristrukturimit të organizimit territorial hapësinor e që është si pasojë e konfliktit të ngrirë në mes shteteve i përket pikërisht shpërndarjes shumështresore të fuqisë politike dhe, së dyti, ndryshueshmëria e relacioneve në mes nivelit të ndërmjetëm dhe atij qendror. Këto ndryshime shpalohen si efekte të proceseve zhvillimore e që në formë afatshkurtër paraqiten si opsione politike, duke e neutralizuar dhe shlyer intensitetin e konfliktit territorial me disperzion vertikal të sovranitetit. Ky disperzion vertikal i sovranitetit të Kosovës do të ishte emëruesi i përbashkët i kësaj draft-marrëveshje.

“Epoka e re”: Me këtë marrëveshje a shihni dalje jashtë pakos së Ahtisarit?
Berishaj: Kushtetuta si dhe shoqëria nuk është çështje që nuk ndryshon, në veçanti në Ballkan, ku sprovohen mënyra dhe mostra të ndryshme të funksionalizimit të organizimit të jetës politike.

“Epoka e re”:
 Nga 15 pikat e marrëveshjes, cilat e dëmtojnë më shumë shtetin e Kosovës dhe cilat janë më të favorshme?
Berishaj: Problemi i marrëveshjeve në Ballkan nuk qëndron në faktin se a arrihen ato apo jo, por në faktin se në ç’masë implementohen ato. Së pari, palët si të tilla reflektojnë me një mosbesim bizantin që është mishëruar si formë e kulturës politike në Ballkan, së dyti, ato përshkohen me disa dimensione që çdonjëra palë veç e veç ia jep vetes mundësinë për ta interpretuar atë sipas hamendjes, e deri aty se sa nuk lexohen ato nga njëra dhe tjetra palë deri në fund të faqes, gjë që u jep mundësi të fundbotshme të trajtimit të marrëveshjes sipas dëshirës së tyre. Beteja për interpretim fuqishëm mbështetet në dozën e teatralitetit që palët e kanë shprehur gjatë dialogut siç ishte rasti me “rrahje të tavolinës” nga Thaçi apo Vuçiqi s’ka rëndësi, me ç’rast nuk kishte rëndësi përmbajtja e dialogut si e tillë, por vëllimi i shprehjes dramatike të serbizimit apo shqiptarizmit heroik në stil “…vallah Thaçi shumë trim, qysh ia bani shkaut të shkinës!”.
Të kthehemi te draftmarrëveshja. Nëse interpretimi mbi pika në veçanti zvogëlon ndikimin e kuptueshmërisë politike makiaveliane, që si rregull i reflekton kësaj klase politike, atëherë çdo nen i marrëveshjes e dëmton atë “shtet” të imagjinuar. Shtetin e Kosovës nuk e dëmtojnë demokratizimi dhe sundimi i ligjit, por e kundërta. Klasa politike kosovare 14 vjet me radhë është “pritur dhe toleruar” nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtruar sovranitetin në tërësinë territoriale dhe nuk ka rezultuar me sukses. Veriu i Kosovës gjithë kësaj kohe është karakterizuar me mungesë të sovranitetit. Kjo elitë nuk ofroi asnjë ofertë politike për t’i futur qytetarët e asaj pjese në proces të vendimmarrjes politike në “torishtën/vathën” kosovare. Shteti i Kosovës nuk duhet të shikohet si privilegj i një klase politike, por në rend të parë si përgjegjësi ndaj votuesit, i cili, dorën në zemër, harrohet në çastin kur i vjelët vota, dhe ndalemi këtu. Marrëdhënia ndaj qytetarit si bartës të sovranitetit dhe jo elitës politike (siç kuptohet në shumicën e rasteve) është dimensioni i cili e përshkon gjithë marrëveshjen. Kjo marrëveshje është në fakt një mikroplan i rregullimit të statusit të etnisë serbe në Kosovë dhe si e tillë në dimensionin e shpërndarjes vertikale të sovranitetit nuk e dëmton shtetin si nocion. Mirëpo ajo e dëmton në çdo pore të tij shtetin e Kosovës nëse ai vazhdon të kuptohet siç kuptohet ai tash si shtet i mospërgjegjësisë dhe i mosfunksionimit të shtetit të së drejtës. Mëvetësimin politik mund ta definojmë si fenomen të fragmentimit politik, gjegjësisht si kundërthënie të integrimit politik. Karakteristikë themelore e shtetit sovran është kufiri i tij; shteti është aq sovran para se gjithash dhe deri në atë masë sa është në gjendje dhe sa mund të kontrollojë dhe t’i mbrojë kufijtë e vet. Në fakt, shteti sovran nuk ka të bëjë me hapjen dhe mbylljen e kufirit si të tillë, por me faktin sa është autonom dhe në gjendje t’i përcjellë ligjet e veta e jo të huajat.

“Epoka e re”: Cila nga këto pika do të jetë më e vështirë për t’u zbatuar në praktikë?
Berishaj: Bazë për zbatim të kësaj marrëveshje duhet të jenë logjika e hapave të vegjël dhe përcaktimi decid dhe shumë i rreptë i dinamikës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në hapa të realizimit të saj. Çështja e parë që duhet cekur këtu është se bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka arritur ta kuptojë qasjen serbe në relacion ndaj shqiptarëve. Serbët dimensionin e barazisë kushtetuese dhe asaj politike në rrafshin faktik në Kosovë me shqiptarë gjithherë e kanë kuptuar dhe do të vazhdojnë ta trajtojnë si nënshtrim. Prandaj, policit serb në Kosovë me rastin e veshjes së uniformës (pavarësisht se do të jenë pjesë e Policisë së Kosovës) atij do t’i aktivohet refleksi i kushtëzuar i njeriut të uniformuar i cili ka një qëllim: nënshtrimin e “palës së pauniformuar”. Pra, asaj shqiptare. Akceptimi dhe ndërrimi i mënyrës së të jetuarit politik në rend të parë, sjellja brenda kornizave ligjore dhe brenda asaj që quhet shtet i Kosovës.

“Epoka e re”: Duke marrë parasysh gjendjen në terren, ka mundur Prishtina zyrtare që në këtë dialog të nxjerrë një marrëveshje më të favorshme?
Berishaj: Dialogu si koncept është tejet i sofistikuar. Këtë nuk e ka paraprirë pala kosovare, por ajo ishte pjesë e tij, do të thosha objekt i saj, mbase e gjithë kjo është përqendruar brenda territorit kosovar. Më lejoni të bëj një digresion të vogël. Para disa vitesh Haris Sillajxhiq më dëftoi një ngjarje shumë interesante nga Dejtoni. Millosheviqi, në një rast, me insistim të Sillajxhiqit, (për të zgjeruar një pjesë të territorit boshnjak në ombrellën serbe), e merr lapsin dhe e pyet se cila pjesë ke dëshirë të mbetet e juaja, Sillajxhiqi i shpjegon dhe ky në mënyrë vehemente e zgjeron territorin boshnjak me një potez të lapsit. Pala boshnjake kënaqet me këtë dorëlëshuarje millosheviqiane, mirëpo posa del nga takimi e kupton se Millosheviqi kishte vizatuar mbi hartën e Bosnjës e jo mbi hartën e Serbisë.

“Epoka e re”: Si do të duhet të sillet Prishtina tash e tutje për t’i riparuar lëshimet me këtë marrëveshje në mënyrë që ta shtrijë sovranitetin edhe në veri?
Berishaj: Konceptualisht mendoj se nuk duhet përdorur termi Prishtina (si palë), por në marrëveshje të tjera të radhës duhet precizuar palët: pra Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, sepse është normë juridike që çdo marrëveshje në fillim të saj t’i precizojë palët. Pala kosovare mendoj se është e stërngarkuar me dimension të përfaqësimit të saj në rrafshin partiak, në këtë rast të PDK-së! Sovraniteti kosovar nuk do të mbrohet me bindje të fundbotshme partiake, por me ndërgjegje racionale shtetformuese. Sa i përket vazhdimit të marrëveshjes pala jonë duhet të jetë e kujdesshme në formulimin e statusit të rajonit apo si do që të quhet ai. Si rregull statuti i këtij institucioni, i bazuar mbi Konventën Evropiane për Vetëqeverisjes Lokale, e përcakton atë si person juridik i cili e ka stemën e vet, flamurin dhe këngën dalluese (himnin). Këto elemente përcaktohen me vendim të posaçëm të kuvendit të asociacionit/bashkësisë. Jo rastësisht i shpalova këto elemente pasi jam i mendimit se këto do të jenë pjesë e statutit. Pala jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. Pra, të asaj se asociacioni/bashkësia ka të drejtë lidhje të kontratave ndërkombëtare pa u konsultuar me qendrën. Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit.

“Epoka e re”: Z. Berisha, pas kësaj marrëveshjeje në Prishtinë, Thaçi njihet si hero, por edhe si tradhtar. Njëjtë njihen edhe Daçiqi e Vuçiqi në Beograd. 
Berishaj: Tradhtia nacionale është çështje e akceptimit kohor. A mund të paramendoni se si do të trajtohej Angela Merkel po qe se me veprime të sotme politike të jetonte në shekullin 19?! Prandaj, personalisht jam i mendimit se duhet të distancohemi dhe të rrimë larg ndaj perceptimeve në stil: pështyje politikanin dhe ngjitja etiketën apo pështyje etiketën dhe ngjitja politikanit.

“Epoka e re”: Do të duhej që kjo marrëveshje të merret për model edhe nga shqiptarët në Mal të Zi dhe në Serbi?
Berishaj: Pikërisht këtë model, që është pjesë e marrëveshjes së sotme, ne shqiptarët nën Mal të Zi e kemi prezantuar si platformë politike për definimin e statusit të shqiptarëve në vitin 2004, duke e dorëzuar në Kongresin amerikan. Kjo kërkesë është ende aktuale dhe si e tillë mundëson realizimin e të drejtave të pakicës kombëtare shqiptare nën Mal të Zi. Studimin lidhur me platformën e kam botuar si libër “Nga hapësira e trojeve në hapësirë të rrjedhave”, në koordinim me CSIS (Center for Strategic and International Studies) nga Ëashingtoni dhe Instituti për Çështje Shqiptare “Albanica” të Lubjanës. Problemi i nivelit të ndërmjetëm të pushtetit (ta quajmë atë si të duam) lehtëson integrimin dhe procesin e kyçjes së individit në procesin e vendimmarrjes. Pikërisht lidhur me këtë, në marrëveshje të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pala kosovare duhet insistuar që këtë model ta implementojnë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /Epoka e Re/

22 Comments

  1. Gabimet e politikes Kosoves nuk muj mei përmirsua as Martim Berishaj as kurr i intelekt i Shqiptarit,se politika nuk e prênon dijen e intelektit,edhe Intelekti nuk e çon Zânin aq nalt sa muj me tije Politika e Shqiptarit.Heshtja e Intelektit âsht e rrezikshime e politika asht e koruptuom

    • ti dod gjeka tek ije i halamet ……….. pse? kurrfe lidhjet spo ka aj kuveti ut. mamir ruaj do berre a do lop.hiqu politiket more ……

      • Tye ruojt berret kam gê e koh both meu marr me politik.Kur t’ma qitësh i kontra argument ater muni me diskutua me ty,por ti ke qef veç me qukat. Ni asht ën rregull me pa sot Kosovën t’dame n’tri pijesa ater aferim u kjoft e pëçi përhajr at politik.

  2. Sikur ta kishim ndegjua dr Martin Berishaj edhe per REGJIONALIZIMIN e rajonit te shqiptareve ne Mal te Zi, ma mir do ti kishim punet, por ja se cka po bahet me neve, dhe asgje deri ne ditet e sotme. Tani ne po vuejm per nje komun dhe asgje, regjionalizimi i perfshinte keto te gjitha, perafersisht si Serbet ne veri te kosoves, por ne ndegjuem Ferhatin dhe Bardhin dhe ja ku vojtme. Ku esht premtimi per platformen politike te shqiptareve ne mal te zi, zotimet e dr Palok Camaj, Sabri Gjonit dhe atyre qe u betuen se mbranda 3 muejsh do te realizohet.. ja kshtu behet puna kur duhet me u ndegjua dikush qe ska vepruar askurr,,,nje qyqe KOMUNET edhe hala asgje,,e jo ma decentralizime e regjionalizime dhe ku ta di,jemi shum larg sepse mungon bashkepunimi.. Dr Berishaj te lumt per shkrimet tua

  3. E vlerësoj intervisten e z. Martin Berishaj i cili me finesë politike dhe diplomatike përcakton vijushmërinë e prioriteteve dhe pikave bashkëpunuese mes qeverisë së Kosovës dhe asaj Serbe në kuadrin e marëveshjes së re. Unë mendoj se z. Berishaj i ka të gjitha kapacitetet që një rol të tillë ta luaj edhe në vendlindjen e tij në Malësi. Dhe shpresoj shumë në aftësitë e tij intelektuale por edhe frymën e re që do kishte sjellur në marëdhëniet mes komunitetit, partive politike shqiptare, shoqatave, individëve me reputacion në Malësi e më gjërë në gjithë hapësirën shqiptare në Mal të Zi. Unë do kisha qënë i gatshëm në një bashkëpunim të tillë me z. Martin ashtu siç edhe po së bashku ngritëm lart Urdhërin e Lartë ” Nderi i Kombit ” për Malësinë tonë të dashur. Pres që ky bashkëpunim të…

  4. realizohet sa më parë në interes të bashkëmalësorëve e bashkëshqiptarëve. Me respekt Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.

  5. Nuk due me ofendue askend e aq me pak nje malsor ose intelektual shqiptar. Une kam mbarue te drejten nderkombtare dhe po magjistroj ne diplomaci shkencore (science diplomacy) por po shoh ketu kompimente per doreshkruesin, une me aq sa di nuk o shof dicka per kompliment ketu
    , sa here qe gazetari i ben pyetje Berishes ky duket se gjindet ne hendek dhe nuk u pergjigjet pyetjeve seppse vecmas fjalorit te persosur kuptimi i tij esht fare i paqarte ose provokus,Ne pyetje se si duhet te siellet Prishtina aj pergjigjet une konceptualisht mendoj se nuk duhet te quhet termi Prishtina etj.
    Ne pyetjen tjeter te gazetarit se aduhet te quhet Thachi tradhtar apo hero aj verbalisht pergjigjet:
    Tradhtia nacionale eshte cheshtje e akseptimit kohor dhe fut ketu Angjella Markel ne shek XIX, sa qesharake…

  6. Keto hamendje dhe analiza hane buk vetem ne Ballkanin e Vjeter.
    Kjo tregon edhe realitetin se sa te zotet jane diplomatet ballkanik kur nje kryepolitikan si Sillajxhiq nuk sheh perte hundes se vet por e mashtron Milliseviqi e rrethon harten e Bosnjes.
    Ketu diplomati Berisha nuk don me tregue asgje tjeter vetem se eshte ne super skene dhe ka tamime te rrepta me diplomat tipet si Sillajxhiq, edhe kjo eshte superioritet Ballkanik qyre kush jam une.
    Po plani i decentralizimit te pushtetit ne Mal te Zi sa gjigant ishte, po ta kishin degjuar shqiptaret atje sot do te kishin pase te gjitha te drejtat.sa i madh ky njeri.
    Keshtu mbetet truri i shqiptarit Ballkani, pi lodhem une si jane punt e miletit kur une i kam punt mire me hyqymet.

  7. Simon ndoshta ke perfundua ata e shumcka tjeter por pak njohuri paske fitua.
    Kjo interviste eshte shkruar ne gjuhe diplomatike tcilen ti duket nuk e kupton.

  8. Besa Simon te ruejt zoti, se per fate te keq, fakultet te keq paske krye, nese e ke krye shkollen e mesme. Ketu po lexojm gjuhe politike direkte kush merr vesh a pak ne pulitik mirepo e keqja eshte bela se te shprehurit dhe fjalit e martinit jane aq te ngrituna sa qe ateher u duken diplomaci, por jo, jan fjal e fjali te nje doktor shkencash e per ate pune e kan kyt titull.
    Ne funde, po cka me ba kur eshte yni por nuk eshte yni, sepse eshte larg ateher te na merren me pulitik gjithfar kabilet njerzish me v… e xh…. e kontrabandista njerzish deri te iur diur a si ja pate shkrua vetit titullin aj i shkreti deri dje vajtori neper koncerte e tash ne kravat.
    Te ishte ken i Hot ater kishe pa sa i fort ite ke Martini, ahahahahahah.

  9. POL dhe Shkodrani
    Fare mire i kuptova qendrimet dhe fyerjer e jueja.
    Une vertete nuk kam mbaruar shkolle ne gjuhen shqipe, por kam lexue dhe shume shqip prandaj fjalori im as ne gjuhen shqipe nuk eshte edhe aq i varfer.
    Une di te komunikoj dhe shkruaj shume mire ne gjuhen shqipe meqense kam pasuri te madhe nga gjuha Anglishte e cila fjalori i se ciles tejkalon mbi 1 milion fjale.
    Sa per shkolle qe kam mbaruar dhe po stuudjoj as qe behet fjale se ju mund te merreni me kete pune mbasi une kame mbarua ate ne Saint Johns University, nuk e di a keni ndegjuar apo jeni ne dieni se Profesoret e ketij Universiteti kane doktorue ne lemit e tyre ne Columbia, Pace dhe Harvard University, qe te tre keto Universitete jane me te mirat te Globit .

  10. E vecmas per ju po e ceki se edhe Saint Johns eshte ne me te mirat te Globit.
    Sidiqoft ky ishte vetem replikim per ju.
    E tashti ju zotri a po me tregoni se cka dhe ku keni mbaruar shkollat dhe ne kini te beni dicka me Universitete shprehuni se te ciles i perkisni sepse aj i Shkodres dhe Podgorices qe mund ta keni mbarue ju zene vendin diku rrethe te 30 mitat ne Bote, kaq kisha per ju.
    Per zotrin Berisha une vetem paraqita opinionin tim ne lidhje me intervisten e Epokes se Re dhe nga kjo pikepamje une bera kritiken nga pikeveshtrimi im.
    Une prap qendroj mbas asaj se cka tha Profesori ( nese eshte i tille ) dhe jo cfare titulli shkencor mban aj.

  11. Ne Ballkan krenaria mbizitron dijen, prandaj edhe problemet nuk zgjillen lehte me dialog sepse palen nuk njohin gjuhen e dialogut dhe marrveshje, por edhe nese u behet trysni ata nuk u perm ajne marrveshjeve.
    Kjo merr kohe dhe done kurim, Bashksia Evropjane qe problemet ne Ballkan ti rregulloj duhet te pres deri sa te mund te dialogoje me gjeneratat e reja qe pi specializohen ne Amerike dhe Evrope, me nje fjale duhet qe te komunikojne dhe dialogojne me kulture diplomaci Euro-Amerikane e jo Ballkanike.
    Keto pasoja jane problematike edhe ne Male te Zi, mbasi nje Lider Politikan nje Jurist ( me 4 vite kolegj) bertet dhe rrehe gjoksin se jam Jurist i Diplomuar dhe merr fatin e nje populli te gjymtuar ne dore, me fjale te tjera e merr ne qafe nje popull e te tille ka mjaft.
    Politika edhte…

  12. Politika eshte rezultat i se mundshmes dhe urtesia duhet imsohet permes diplomacise kolektive dhe jo individuale.
    Si thote nje fjale e urte “Me nje lule nuk vjen Pranvera” atehere mos te presim se as nje Politikan apo Diplomat shqiptare ( edhe ne qoft Doktor Shkencash ) te rregulloj ceshtjen e Kombit dhe te na e servoj taze ne pjate, perkundrazi koherat dhe Historia kane tregua te kunderten se individet vertete e kane cuar me tradheti aty ku vete sot eshte.
    Ceshtja Shqiptare mund te marr drejtim te qarte qyteteruas vetem e vetem nese ne shkundemi nga dietaret dhe politikanet e shek.XX,me perjashtim te disa Lidereve te lindjes se e Demokracise ne Shqiperi dhe lirise se ne Kosove.
    Nuk thuhet kote se nje shoqeri ka ate qe meriton dhe ate qe ka luftuar per te.
    Shoqeria Shiptare do te…

  13. Shoqeria Shqiptare do te ngritet ne piedestal vetem atehere kur te ecim me tradite dhe kulture politike e diplomatike Europiane dhe jo Ballkanike, kjo nuk eshte e lehte sa i japin m rapsht dhe i ngjiten zhagas Qosjanet e Baletjanet qe synim te tyre aspak nuk kane Europen, dhe jo vetem keta por edhe te tjeret politikan korruptues dhe “Kapedanet” e tjere qe me vete mbajne krenarit dhe titujt shkencore qe populli i shiqon sa te mencur jane me gishta thate ne goje por nuk u jepet asgje ta ngjyejn buken.
    Nje pjese e politikaneve shqipetare u bene milionere kurse pjesa tjeter e popullit ne skam te mjere dhe 100 vjete mbrapa te kujton fjalet e Migjenit ” A don qymyrr zotni” dhe ate uraten e bekuar ” Buken tone te perditshme falna neve sot ”
    Pershendetje zoteri dhe mos me kurrseni por…

  14. Pershendetje zoteri dhe mos me kurrseni por shkruani mbrapa.
    Kerkoj falje per lexuesit se ketu u perviellen disa gabime shtypit meqense kete shkrese komenti e shkrova per ngut ne ” breakfast” ( mengjes) nga iphone.

  15. Pershendetje Robert, kame nje rrespekt jashtzakinishte per Ju, a ka mundesi te me sqaroni pse nuk ju mundsue shkrimit tim te dale ne portalin tuaj, apo vetem mund te jete edhe problemi teknik.
    Gjithnji rrespekte per Ju duke menduar se rrespektoni cdo here shprehjen dhe mendimin e lire te njerzeve.

  16. Simon a mos ke harrua edhe noj sen tjeter nga CVja?
    Reklam vetes i bane mjaft, por ti shkrimin nuk e paske kuptuar mire. Ndoshta per ata se shqipen e ke gjuhe te dyte?

  17. Ndreke te betohem se fjalori im eshte shume i pasur edhe ne gjuhen shqipe, as per kete pune nuk e kam lene vehten rehat, problemi tek ju eshte gjelozia, edhe kur shprehi se une gjoja nuk e kuptuakam mire shqipen nuk e leni vetvehten te qet por futni bishta si ti vete Ndreke me ” Reklam vetes i bene mjaft”
    Ju jeni ata qe as shqipen nuk e shkruani as flisni mire.
    Per ju e mjaftueshime eshte te dale e te flas me fjalor te pasur e pak ka rendsi se cka flet.
    Ju jeni kthye mbrapa ne dekadence dhe mbroni ndaj neve ne mergim hamendjet tuaja.
    Ju ende nje pjese besoni se shkollat te ju jane me te forta e te mira se te Amerikes.
    Mbetsh me shendet.

  18. i vogel esht malsori ci e kundertshton martinin se martrini esht kshilltari i uck ashtu ci menoni pak

Comments are closed.