Shjefen Ivezaj nje rrenje lisi arberor

Nga Zef Pergega

Thone se njeriu lindi nga deti e shqiptari prej dallgeve te tij e ka turrin. Shpesh, shpirti nuk na i perngjan detit qe ngrohet e ftohet ngadale e ne rrembehemi neper bresherin e politikes, shpesh te bere vale.

Njeriu i mire lind nga deti vetem kur ai ka stuhi. E kohet e mbrapshta ia mberrijne, kur rete trazavaqe, si shtrigat e nates leshojne shine.

Shume gjera nga koha jone e mistershme dhe e pakuptuar po kujtoja kur lexova ne “Malesia.org” lajmin e bardhe per 11 vjetorin e muzeut ne Malesi. Mu be sikur nje varke me nje kapiten te rreshkur ne fytyre dhe te regjur ne balle me emrin Shtjefen Ivezaj na e solli ne bregun e lirise. Mu kujtua dita e pare e tetorit 1990, kur mberrita ne Detroit dhe i thashe fratit: “Po sikur emigranti te kete nje dhome muzeale?. Shume vlera do te ishin ekspozuar dhe epitafet do te merrnin nje drite te re, driten e mos humbjes. Fola edhe per projekte te tjera, per librarine, gazeten, radion, televizionin, kulturen…por trushkordhurit ia kishin mbyllur deren vizionit. Dhe ja ku i solli…ne zgripit e urrejtjes dhe shperfytyrimit mes njeri-tjetrit. Liria na ben te eger dhe mosperfilles, kur e mbushim barkun me buke…rendin te glacojne sy, per te mbushur xhapat me dollare, zoti eshte i madh a ka per t’ua fale?! Ani se!

Hej more hej! Malet po flasin me kenge maja krahut. Shtjefen Ivezaj e ka kthyer shtepine ne nje muzeum te vlerave te tradites ne Malesi! Malet, po po, malet gjithmone kuvendojne, per shume gjera dhe pyeten lisat, per kete mrekulli! Lisat e kane marre vesh me kohe se nje rrenje e tyre me emrin Shtjefen Ivezaj e ka kthyer vatren ne muze te rodit te vet. Nuk me eshte dhene rasti te keme lexuar ndonje shkrim per kete njeri, qe shpirtin e ka mozaik stralli ne xherdanin e vatanit. Kam pare disa fotografi ne internet, per kete veper te larte ne kulturen kombetare ne zemer te Lekajve, si nja arke e shenjte e visareve malesore. Ujet rrjedh dhe gerryen…por Engjelli Roje Shtjefen Ivezaj, prushon zjarre. Ne drute e ndezura te tij dua ti ngoh duart dhe ca rreshta ti shkruaj per kete celebrim 11 pranverash. Urime Shtjefen dhe ne te merguarve na prit sot e na prit mot, e ndoshta zgjohemi ketu ne Detroit nga dhjami i trashe mbi vetulla, te te ndihmojne per ate Zot!