Republika e Hotit nis qe ne mesjete

Nga Zef Pergega

Hotjanet jetojne ne vendlidje dhe neper shume vende te botes se qyteteruar. Rrenjet e tyre i kane hedhur edhe ne Amerike, kryesisht ne qytetin e Detroitit dhe ne New-York. Jetojme e punojme me ta pa mundur ta njohim historine plot lavdi te tyre.

Jeta ne megrim i ngjan nje molle te kuqe qe deshiron ta ruaj fytyren e bukur dhe te lemuar te saj karshi dhembeve te gjate qe leshojne mbi ta lengun e kafshimit…Hotjanet mbijetojne me zakonet, traditat dhe virtytet me te mira te kulles se malesorit, duke trasheguar edhe ne boten e lire fisnikerine e republikes se Hotit, qe nisi qe ne Mesjeten e pare.

Lord Bajroni, me 11 nentor 1809 i shkruante nenes se tij ne lidhje me Ali Pashe Tepelenen “…ka qene nje luftetar i madh…Bonapardi i dergoi nje kuti duhani me portretin e tij. Aliu i pergjigjet se kutia e duhanit ishte dhurate shume e mire, por nuk donte te fliste per portretin sepse atij nuk i pelqente asgje tjeter me shume se origjinali!”

Ne ne diaspore i kemi ne origjinal portretin e shtate maleve te Malesise. Hotjanet te priviligjuar nga natyra dhe te pabraktisur nga qyteterimi jane pjese e krenarise se shqiptarit ne diaspore, ndaj po perpiqem te them dicka nga toka e ketij ishulli qe i ka rrezistuar fortunave te jetes. Njerezit, prijataret e tyre dhe dijetaret, qe kane patur tembth nacioni dhe kuptim vatre, kane luftuar si per pragun e vet ashtu edhe per tjetrin. Organizimin fisnor dhe krahinor e kane mbeshtetur ne arkitraun shqiptar, per te qene zot ne shtepine e vet mbi disa rregulla ne formen e ligjeve, duke i dhene teritorit fytyren e nje republike.

“…rreth vitit 1300 filluan te trajtohen ne Shqipni si do republika te vogla te perbame prej disa fshatnash e bajrakesh, duke marre me vete dy elemente te reja, nje ushtarak e nje ligjor. Kryetari i fisit quhej kapedan. Ne vitin 1414 bahet jashtezakonisht i forte fisi i Hotit. Me 1415 trajtohet Lidhja Bajrakeve te Mirdites, e cila aso kohe dynte nje ushtri prej 12 mije luftetaresh. Nuk eshte krejt fjale pa mend se keto republika kane patur te kodifikueme ligjet ne vete me nje kanun te perbashket”- shkrun Gjergj Fishta.

Autori i Lahutes se Malesise, me te cilen i dha nje kulmim te jashtezakonshem dhe te paperseritshem deri me sot te poezise liriko-epike, i referohet vepres se shkrimtarit dhe historianit Dr. Suflai, i cili theksonte se aty nga shekulli I 13-te nder qytete te Shqiperise gjindeshin zyra noteriale ku shkruheshin e shperndaheshin lajmet gjyqtare te vendit…ne fillim te periudhes se Venedikut 1398 u gjet ne Durres vetem nder Franceskajt e atjeshem neni 35 i nje statuti i shkruar mbi papir!

Kjo tregon faktin se me pare ne Shqiperi ka patur ligje te shkruara ne pirgamente dhe se disa nga kryetaret e fiseve ne mes tyre edhe ai i pari i Hotit ne Shqiperine kryesisht veriore u lartesuan ne dinasti princore te pavaruar, sic deshmon republika e Hotit dhe ajo e Mirdites me Gjonmarkun kapedan per 575 vjet. Duke qene dere e pare keta princa lidhen drejtperdrejt bese e marreveshje me shtete te medha te Europes. Ky fakt tregon se keto marrje e dhenje, pra shkembime te ndryshme do te jene shenuar ne pergamente dhe do te jene bere ligje te zbatueshme, te cilat keta princa i kane lene mbrapa, por jo te ruajtura nga dora e tyre, por diku tjeter neper arshivat e botes se qyteteruar. Keto ligje te kodifikuara kane nje shembelltyre te ligjeve te kohes se Romes dhe nje analogji me kanunin e mberritur ne ditet e sotme.

Bokardus Monacus, murg francez, vepra e te cilit u shkrua ne menyre krejt paradoksale nga Guliem Adae, Arqipeshkv i Tivarit, pohonte ne vitin 1332:

“Megjithse kane nje gjuhe krejt ndryshe nga gjuha latine, shqiptaret ne librat e tyre perdornin germat latine”

Ky pohim na ben te kuptojme se gjuha shqipe nga shqiptaret ka qene e shkruar para Formules se Pagezimit, po te kemi parasysh edhe studimin e Martin Camajt, i cili qendroi ne librarine e Vatikanit per disa muaj per te zgjidhur enigmen se para Mesharit te Buzukut 1555, shqiptaret duhet te kene patur edhe vepra te tjera se ndryshe si do ta shkruante Buzuku kete veper, qe quhet e para veper e shkrimit shqip.

Historia e nje krahine nuk ka shkeputje me historine e nje krahine tjeter. Kapedanet e Mirdites e ushtruan pushtetin e tyre, duke u mbeshtetur ne 1223 nenet e Kanunit, i cili u mbodh fale punes 30 vjecare te At Shtjefen Gjecovit. Ky pushtet nuk pati ushtri e forca mbrojtese te Sarajave te Gjonmarkut. Kapedanet e Mirdites ishin princa konstitucionale. Kete e verteton Ernest Koliqi dhe At. Zef Valentini. Pra ne kuvendin e popullit ne Shen Pal te 12 bajrakeve vendoseshin ligjet e reja te krahines. Sigurisht edhe hotjanet me republiken e pare te tyre pushtetin dhe ekzistencen e mbeshteten ne ligjet e zakonet e krahines se tyre.

Po cila eshte esenca e kesaj mbijetese te republikes se Hotit?! Se pari eshte ai element njerezor e shpirteror qe ka te beje me tolerancen e brendeshme dhe demokracine ne respekt te ndersjellte qe zhvillohej ne odat e kuvendeve. Eshte mencuria dhe mirenjohja ndaj saj per ti lene kurdohere vendim e pare fjales se pjekur nen kakine e zakonit. Zbatimi me perpikemeri i kanunit si ligji i maleve tona. Lidhja dhe ushtrimi i fese katolike. Duhet kuptuar mire se Hoti kurre nuk tha se une jam dhe tjeter nuk ka. Kjo duket fare qarte edhe sot. Malesoret e Malesise Madhe festat fetare dhe gezimet e tjera familjare i bejne me miq, pa pyetur se nga jane.

Edhe ne kohen e Romes se lashte ekzistonte nje prirje e forte konservative ndaj zakoneve dhe dokeve. Eshte kjo prirje e forte nder fiset e vjetra shqiptare e konkretizuar ne shprehjen “si na lane te paret me kanu” Ne organizimin e komunitetit malesor kemi, krene, pleq dhe vegjeli. Ndersa per fise baritore e luftarake te qeverisura ne baze te nje ligji, jo te shkruar por gojedhanor, te lidhur nga njera ane me psikologjine e fisit dhe nga ana tjeter me eksperiencen e konstitucionit qe i pat lene Roma, njihen fiset e Hotit, Kastratit, Kurbinit dhe te Rodonit. Eshte e drejte te themi se hotjanet si te gjithe fiset e veriut e zhvilluan dhe e konsoliduan traditen ate zakonore dhe ate fetare, duke e ruajtur trashegimine gjuhesore te paprekur nga ndikimet pushtuesve, latin, grek, sllav dhe turq.

Per cdo shqiptar, por edhe hotjane jane te vlefshme fjalet qe i tha Gjon Kastrioti te birit Gjergj Kastroti para se ta rrembenin turqit. “Veshtro biri im kete toke dhe atdheun tend dhe mos e harro kurre!”

Me kete rast vlesoj maksimalisht nismen e hotjaneve ne Detroit, fort te dobishme per historine kombetare, per te organizuar simpoziumin shkencor “Hoti ne rredhat e shekujve” dhe besoj se suksesi eshte i paralajmeruar edhe ne fjalen me plot kuptim te atdhetarit Lek Leci Gjonaj. Besoj se ne kete ngjarje historike do te paraqiten tema edhe per emigrimin, integrimin dhe mbijetesen e hotjaneve ne boten e lire pa harruar rinine. Lektoret shpresoj te jene nga te gjitha trevat, per ti dhene aktivitetit fytyren kombetare pa lejuar kthimin ne qellim ne vetvete. Kam marre pjese ne simpoziumin “Shkodra ne Shekuj” por shkodranet nuk kane thene se te tjeret nuk kane te drejte te paraqesin tema shkencore ne lidhje me Shkodren dhe marredhenjet e saj politike, tregtare, shkencore e kulturore me krahinat e tjera te vendit. Patjeter materialet duhet te botohen.

44 Comments

  1. Kjo eshte hera e pare qe degjoj per per Republiken e Hotit. Me intereson te dij kush mund te kete qene kryeqyteti i kesaj republike, amund t’me pergjigjet ndokush nga urtaket e histories?

  2. Ky ja fut kot,e po te lumt na me gazetaret historian qe ja fusin teveql.Po ku e ke lexua nje gje te atidhe zoteri Zefi,do te ishte dashtur ta kishe spjeguar se ku e ke gjet ate histori. Ti Zefo vec don hajt se po thom dicka qe me te ftuar dhe me te dhan edhe ty nje Teme per ket Seminar,qe un se besoj se do te jepet asnje detyr ne ate seminar. Ka me pas historian dhe studijues qe do te gjurmojn dhe shkruejn te verteten,e jo me ja fut kot.dhe pa dokumentuar ate qe thua.

    • As ftyra nuk te rin ne pasqyr. Apo ma gjeni i perfum se mikrofonit te lamarinave te ndryshkuna po i vjen era tum. Vec ti paske le per podium…

  3. Zoti Pergega, te lutem leni keto budalliqe se nuk i sherbejne askujte, pervec shtimit te urrejtjes ndervellaznore. Ka perenduar koha e atyre qe ushqehen me keso marrezirash dhe shumica e hotjaneve irritohet nga ky shkrim i juaji. Titulli eshte per Hotin, kurse pervec dy apo tri fjalive, te duhet te kalosh kufinin e te mbushesh artikullin me pasurite e nderthurura te tere Malesise dhe shqiptarise. Te lutem pash nderin e partise!

    • Shum bukur po shkrua djali i malcise alias sekretari i partis Byroa kur ta marrin vesh qi po ia ngul thiken mas shpine ka me te cue ne pergjeegjsi e tavlins nerit ske me ja da. per qill e per dhe mjeshter je

  4. O Urtak, ti ke nevoje te kthehesh ne bankat e shkolles. Kryeqyteti i Republikes se Hotit ne ate kohe ka qene Nabomi, kurse selia e Bashkise ka qene Shpella e Lakuriqave. Te lutem mos na lodhe me me keto lloj pyetjesh. Lexo, meso, kupto…

  5. A ke ndegjur ndonjehere urtaku se Hotin e Berlinin i kan pas nda per gjysem?Dhe ne qofte se din me trego pse..

  6. Ne lugja asht kene qendra kulturo-artistike, mandej kinemaja, teatri dhe kshtu ka qen perberja e republikes….A ku je histori o histori…

  7. Edhe Trieshi ka qene Republike, e jo vec Hoti! A dine kushe per keto tjera cka kane qene?
    Cka tuje njeri o Zot!!!!!

  8. mos u cuditni per kto qe i lexoni ktu se se shpejtit do e lexoni se edhe i madhi Gjergj Kastrioti ka qen i Hot .kshtu si ja kan nis kta me histori te tyret cdo gja qe kenka ba ne malesi te madhe qenka per tju lane lavdaten Hotit.Po sa shpejt harruene se luftrat kryesore qe u bane ne malesi jane bashe ne zemren e Grudes ,spsh; Lufta e Deciqit,Zharnices,Shypshanikut,Dinoshes, e tje tj
    Sikur se thoshte ne ni teme tjeter nji i Hotjane se edhe malesia asht e Hotit per ata jo rastsisht asht thirre : Malesia e Hotit. Po mire qe ata i besojne kto pralla se askush tjeter se ka ndegjue ket fjale ma pare se asht thirre Malesia e Hotit,por Hoti i Malesis ,sikur se kto malet tjera qe jane te malesis ..

  9. Supozoj se Gjermanine e ndane se ishte kercenim per gjithe boten, kurse Republiken e Hotit e ndan se ishte kercenim per gjithe Ballkanin. Kjo eshte per REPUBLIC OF HOTI.

  10. O Zef Pergega
    Sikur te ekzistonte nje komision superior per vlersimet apo c’vlersimet e njerzve qe shkruajn, ateherre padyshim se ti Zef Pergega do te zishe vendin e fundit gadi cdo here, e pse jo cdo here se aty pran jush eshte edhe “profesor” L…… P…… e nga nje bere edhe G….. G……. megjithse ky i fundit din nganjehere te jete edhe i pari.
    Ne te gjithe kemi ndegjue pe Republiken e Mirdites por per Hotin asnjehe.
    Ne kohen e mesjetes ne kemi problem me gjet edhe emnin Hot e jo edhe Hoti Republik.
    Ti vertete je i rrezikshem per letra jo pse nuk din te shkruash dhe nuk ke fjalor po se ja fut trashamance e del jasht binarve te realiteti.

  11. Te lutem Zef na jep ca fakte per Hot se ne Mesjete as ne kohen e Balshajve as te Venedikut, as te Zetes dhe as te Crnojeviqve nuk mund ta gjejme ku as si vllazni, por vetem nganjehere hasim ne njefar personi me emrin Hot.
    Hoti si vllazni u krijue diku ne shek.XVI dhe na kti Hoti po mundohemi me i ba Simpozium.
    Ne ket Simpozium Hotin po perpiqemi pak ma shume ne drite e jo ta bajme republik.
    Lej kto marrina,ti edhe F…. C….. e pate ba Shekspir permes personazheve te nje polici qe kishte shpiunue shoket e vet dhe ekzekutohet nga vete pushteti.
    Ti perpiqesh te bahesh i madh edhe me malsor lokal tye hager ne sahana te tyne e nuk le ka pa ba patriot, po ku mete vet, pusho pak sa ti harrojme marrinat tua se perbese te ka dal boja.

  12. Hej ju injorante! Kur Hoti ishte Republike dhe kishte arrite kulmin e fuqise se vet, prodhimet e saj si kackavali i ambalazhuar ne dyll, mjali, receli i fikut, pushket e zbukuruara me argjend,leshi,mineralet, etj, ekportohshin ne tregjet e Durrahut, Venecise,Dubrovnikut, Shen Peterburgut..Rruga Via Egnatia-Hoti lidhej me tere rrjetin rrugore te asaj kohe.Lulezonte kultura, arti, shkenca, madje edhe filozofia. Filozofi i asaj kohe i asaj republike,Koldaci shkroje disa vepra filozofike qe u botuen ne latinisht ne shume kryeqendra europiane. Te lumte Zef qe na bene t’i kthehemi nje historie te harruar (imagjinuar).

  13. Nuk po mundem pa i perdore fjalet e Rrushkullit: “lexo, meso, kupto.”

    Eshte fakt i gjalle se Hoti jo shume larg ne te kaluaren, por ne shekullin e XII ia kalonte Nju Jorkut jo vetem me popullsi por me te gjitha atributet tjera civilizuese dhe zhvillimore.

  14. Si i Hotjan dhe si njeri qe e ka cfletua historine bajagi mire, mund te them se Pergega ka mjaft te verteta qe i trajton ne kete shkrese te shkurter. Fjala Republike edhe mund te jete e gabuar, por ne nji kohe Hoti edhe kishte nji fare independence dhe e njifte te tidhe Venediku. Shkaterrimi i atij Hotit vjen nga perleshjet me Balshajt, dhe shumica e Hotjaneve shperngulen apo zhduken. Ma vone aty vjen LAZER KEQI me bijt e vet. Pra emri Hot eshte shume me i vjeter sesa popullsia e sotme e Hotit. Hoti eshte toponim qe eshte ruajt megjithese popullsia eshte ndrrua.
    Pra kadal ju qe kritikoni se Zefi e din se cka po fol por disa gjera si ka krejt te qarta.

  15. Mose u ngutni me ofendime ndaj Zefit.Lexoni pakez ma me vemendje shkrimin. Nuk ka thane se ishin gjysherit e Lekes, Rrokut apo Lukes qe kishin republiken ne mesjete. Hoti, e poashtu edhe Trieshi dhe Koja Kane egzistuar si male dhe ishin te banuara para ardhjes se Keqit ne kto vise. Dikun rreth vitit 1600 ose 13 gjenerata ma heret,Keqi me 5 djemt, pra Lazrin, Bakun, Piprin, Krasin dhe Vasin u vendos pikerisht ne Triesh. Mbas vdekjes se Keqit, djemt u ndane. Lazri u vendos ne Hot, Baku mbeti ne Triesh, Pipri dhe Vasi, sot Vasojeviq jane sllavizua dhe Krasi, sot Krasniq.Deshmi se Hoti ka egzistua dhe se ishte I banuar para vendosjes aty te Lazer Keqit, Jane vllaznia e Hotit te Vjeter.

  16. republik of hoti vet kam nije se malit zi ja kan pasllan deri buz Shkodres me ba malin e zi mat math por krali i malit zi ska da se ka than Malsis e sidomos Hotit ja sho sherin e ska da me shkua ma lark vech me da Hotin pergjus

  17. ni luft chi ite paken ba en Hoti chi ja kalon kruengritjes chi quhet lufra e Elefantit kur ushtria Turke asht kthue ne Malsi pas dekjes Gjergj Kastriotit por Hotit i kishin pas arth en nim ethe bajraqet tjera kur 15000 mi ushtar turq luftojn me Malsi ktu thot ni dokumentar se ushtri turke teshet me Luajt e Malsis deri chi ushtria Turke thehet ethe sot nat vat luftet gjeten eshnit e fatkeqve ushtar Turk Hoti eka istorin e lavdin trimnin e burrnin jo vech 1 shpi as disa shpi por gjith shpi per shpi e braz mas brazit

  18. Ashte e vertete z. Gjokaj se edhe Trieshi ka qene Republike, poashtu ashte edhe fakt se ne luften qe u zhvillua ne mes ketyre republikave ne Korite acarohen raportet dhe nderpriten mardhanjet diplomatike

  19. Kur lexon shkrimet e Shtiefnit e Arit ateher me te vertet duhet shkrua ma shum se kta Si duket nuke e njohin historin. Kur ka luftua Gjergj Kastrioti, Lazer Keqi dhe paseardhesit e tije nuke banonin ne malin e Hotit. Pra hjeku mrrekullinave. E ti Ari kur I dine kto gjana aqe mire, na trego kur ka ndolle kjo dhe kush ka met I vrame. Per 200 vjetet e para Te bijte e Lazrit e Baks kan qen ne 3 breza kusherij, ashtu qe nuk besoj te kete ndollurr e nese ka ndollur ma vone dikush duhet te dije emrat e atyre qe mbeten. Ose fol me fakte ose leni marrinat

  20. Ne kete portal duket se mund te shkruaj shush e marush cka te done e cka ti bien ndedfr men.Po ju z.Zef cka ju shtyni te merreni me keso marrinash po na malsin e njofim mire pllambe e per pllambe e fare mire ia dim historikun e te kaluaren ,ju na folni e shkruani per nje forme te organizimit te Hotit ne nje fare republike vetem juve te ditur,ne kete menyre nencmoni dhe ofendoni lexuesit e keti portali tue tentue te u shitni gogela per arra vetem e vetem te u hini ne qef hotnjanve ,nuk ban kehtu se ne te gjith ne Mlsi e dim se ne Hot ka mbretnu nje analfabetizem total der pas luftes se dyte botrore.

  21. Ari, Anza..1 (njesh) nga historia..ulunju ne vend. Kur te permendni Hotin cojenju ne kembe. Rrnofte Republika e Hotit..

    • REPUBLIK OF HOTI po me dukesh shum i vogel sa nje banane ,e me siguri me te vogel ke trurin qe nuk eshte ne gjendje ti shkruaj dy rrijezda komentim,por si duket REPUBLIKA OF HOTI eshte e vetmja republike qe eshte e pqefaqsuar prej analfabetesh.

  22. ZtGjokaj me vjen mir chi ti edike historin por shkrimet e mia jan te dokumentueme po kje se ke problem me i vertetua ater drejtou mua se vet dot nimoj me i vertetua hajt ne u tube kqure programin Hoti malsia e mathe pjesa e tret jan 6 pjes Zana prelvukaj spikere e dota vertetojsh po kje se ke problem me gjet drejtomu se vet te nimoj ta gjesh me difto sido chi tjetShtjefni

  23. Po ne qoft se Hoti rriedh nga 5 vllazer , qysh viteve 1600 gje qe edhe une jam dakord ose rrenjet e hotit dhe emri hot permetet dhe nihet si emer gjate ketyre viteve dhe mbas ather si mund te permentet me par , apo te nifet me par…Ky historian ne thojza i ka marr diku disa dollar per me shkrua prradha e rrena , ky esht problemi se njerzit nuk mendojn pasojat e shkrimit por shkruojne rrena me ndihme te dollarit ather te dal ku te dal , disa ignoranta e besojn kurse ignoranta quhen ata qe nuk e njofin as nuk kan ndigjua kurre se nuk ka ekzistua kjo histori…..republik nuk ekzistoj as shqiperia more shta????taksi rad per ty, e jo ni mal qe numroj 2-300 shpija apo familje ,,,,,chka ben dollari e shemtoj Malsin dhe Historin e saj me kta inbecila …

  24. e po si ndryshojne gjerat; dikur malesoret paguajshin vajtoret-en pertej kufirit qe t’na vajtojn te vdekurin, me mire te them t’i kendojn, kurese sot kemi gjetur tjera “kuadra” t’na e shkruajn historin.

  25. Keshtu kenka Bregu, po njekta qe po marojne me e rrit vehten duke shkel mbi tjeret kta na e marrshin te keqen se vajtoret e vajtoret asni krim skane be kurre.
    E a te krahasosh doktorat e shkencave me vajtore e vajtore per bese more BREGU eshte analogji krejt e palidhje, por ata qe skane arsye ateher bajne krahasime te pakuptimta.

  26. As ftyra nuk te rrin ne pasqyr. a po ma gjeni i perfum se mikrofonit te llamarinave te ndryshkuna po i vjen era tum. ti ke le per podium…

  27. E more komentuos,me te vertete pake e tejkaluar ,por asgje te keqe,duhet te na pengoj e keqja dhe te kishte folur keq ,perndryshe ska problem .Hotit dhe cdo kujt i deshirojmecdo te mire ,nje thenje e vjeter “E verteta e cudshme se duhet folur se se ta beson kushe”.TE jemi tolerant ,te ringjadhet edhe historia jone.Pershendetje

  28. O metalok. Hoti si emer dhe regjion ka egzistuar para ardhjes se Lazer Keqit ( nga Arta ne jug te Shqipnis). Lexo per Hotin, e qe nuk ka lidhje me Hotin e diteve tona, pa ju cenuar meritat qe kan Hoti I Ri.

  29. Gazetari Pergega ka mendua ne Republic of Haiti…ashtu qe mos e bani te madhe tash!

  30. Gjokaj sasht gja ajo pune , Hoti e ka prerdhjen nga 5 vllazer , chdo histori e shkrua ata , sidoqofte jav pashi hajrin ktyre filozofa dhe historian te rij qe po mundoni me chkarravit Historin e Malsis , me siguri se nuk ka ken fort i shtrejte -tye marr para sysh se sa dika ky ….. ….. , ne fund mos e harroni edhe ni far Mark Gjokaj ( nuk jam sigure ne emer) por edhe aj para sa ditesh shkroj per preardhjen e Kojes , me keta dy historian te lanun do te shkruojn ni histori qe edhe nartavani do te chuditet ,,,allahalla…..chka ban dollari dhe menja e madhe ….

  31. Mire e ke Malesor se ne Haiti e kan vendin do te Hoten qe e
    Man thye besen e Hotit. Se faqen e kan njisoj si ata qe jetojn ne Haiti si
    ata te martuam mes vetit.

  32. Rrnofte republika e re dhe deri tani e panjofur , e imagjinuar dhe e krijuar me dollar , jeta chi shkruojn mbeshtetje per ket rren nuk me duket se din shume vleften historike te malsis , si do qofte u plasa gazit tye i lexua disa komente , qesharake por apsolutisht ne vend ku erdhi koha jon me ba lojna me histori tye zhgarravit ne te nga do idiota qe vdesin per lavdat dhe emer si psh organizatoret e ktij kuvendi qesharak taman ashtu sich tregojn vet shkrimet, sidoqofte Republika e Haitit esht shume e vorfer po ti kishte ndej ne Malsi besoj se kishte pas ni perspektive ma te mir , sidoqofte urime u kjoft dhe sukses ,,,,,

  33. Prame kje tu vete. u gine me lakna mish dhiu ne tym dhe buk kolomoqi besa ma pive i shishe raki e tash pse po vjell spo di. Po ty te kem zgiedh bashke me pianecin per burra harrakoqa e pse po ma shkel buken qi tka dhan Hoti. Na kem menua me ba nje gja te mir per historine. Lexo Fishten qi ka shkrua per Kanunin dhe kroatin Suflay dhe aty i ke te dhanat. Republijka e Hotit mor te koptumit nuk ka pas hareme e pijetore, celulare e bebnza, po ka pas nji pari te pavarme qe bante lidhje me boten. Ju te dy qi shkruani me ka dhet pseudonime more mene qethun pse po qyrreni per Hotin e po bani si glaca korbash. keni me u qudit se ju kem edhe ne shoqat te Malcise sa bukur ka me e organizua Hoti pa perjashtua asnje as ket qi po qahet per Trieshin Pse po e theni shoqnin si psheshin…

  34. Gjokaj pas chi kenkan ken 2 a 3 hota icili asht ken ma i miri ka trimnia njerzia e urtia asht barre met tije dikush te lutem hiqu istotiet e merru me dichka tjeter si me buqsui ose chobani

  35. Nuk ashtë mirë që ta mohoni historin tuej.

    Zotri Zef Pergega, e shkruen se thotë vet historia,për kët kan shkrue shumë historian the ashtë realizue ne TV TOP CHANAL nga ZANA PERVUKAJ ne 5 pjesë,nuk ashtë faji jonë që e mohojmë historinë tonë te lavdishme, porë ashtë faji i 500 vjetë nër turqi ,dhe me vonë greqi ,serbi,maqedoni mal te zi etj,

    ju lutemi të hiqeni inadi dhe gjelozie përsonale që na i kanë inplementue armiqët ton shekullor.
    Nuk ashtë tyrpë me thanë se nu e dim histotin ton???

  36. Edhe ky artikull i shkurter,por teper informativ dhe me vlere te madhe tregon qart per HISTORINE tone te LAVDISHME,se kush ka qene KOMBI SHQIPTAR dhe KRAHINAT e tij(apo Principatat) qe ne disa raste jane organizuar edhe ne FORMA”REPUBLIKE”,sic ka qene edhe Republika e Mirdites. Ka qene TRIMERIA,PATRIOTIZMI,ATDHEDASHURIA,GUXIMI, MENCURIA,ZGJUARSIA,HEROIZMI i popullit te HOTIT,MIRDITES,CAMERISE e tj,qe kane bere te tilla MBREKULLI ORGANIZIMI SHTETEROR,per te perballuar FURTUNAT dhe RREBESHET SHEKULLOR shkatrrimtar MESJETAR per sigurimin e ekzistences tone. Lavdi,lavdi dhe gjithmon LAVDI popullit tone TRIM te HOTIT qe i rezistoi me kaq heroizem te pashoq CIKLONEVE te HISTORISE.Fal Zotit qe historine tone e kane shkruar perndimoret, por eshte detyra jone qe ta nxjerrim ate ne drite nga…

    • Vazhdim:
      ———–
      arkivat e VATIKANIT,PARISIT,LONDRES,KOPENHAGES,VIENES,STAMBOLLIT e tj,per ta ngritur ata ne PIEDESTAL dhe atje ku e meriton,sepse kjo HISTORI eshte nder jo vetem per ne shqiptaret,por edhe per gjithe qyteterimin e civilizuar euro-perndimor.
      Le ta lexojne dhe mesojne mire kete HISTORI te MADHE edhe ata shqiptar fatkeq e mjeran qe nuk e dine akoma kete TRASHGIMERI me vlera KOLOSALE,te cilen po mundohet te na e ndryshoj dhe njollosi perseri ARMIKU YNE SHEKULLOR OSMANLLI me TURKOSHAKET e tij te sotem ekstremist ISLAMIKO-ARABIK dhe sllavo-greko ORTODOKS te tipit ERDOGAN,SADAMIST,GADAFJAN, AHMEDINAXHADJAN,PUTINIAN,NIKOLICIAN,GJUKANOVICIAN e tj

  37. E falenderojme sinqerisht nga zemra AUTORIN e PATRIOTIN e MADHE te ketij artikulli qe e ka
    parmenduir edhe nje here tjeter kete GUR te ART te THEMELIT te VJETER dhe teper te LASHTE te KOMBIT SHQIPTAR.Ketu ne Laberi ne i kemi te gjithe mbiemrat Marku,Leka, Deda, Gjoni,Hila,Gjondeda,Gjonleka,Gjonhasa e tj,,,,,,,,.dhe per kete Shkrimtari yne i Madhe e i ndritur PETRO MARKO thoshte se :”Nje pjese e madhe nga ne te LABERISE e kemi origjinen nga MALESIA dhe HOTI,por une po sjelle nder mend nje shprehje popullore qe permendet shpesh ne Laberi edhe sot:Nuk po e permend fjalen tukoshake “ISHALLA”,por po e theme ne gjuhen shqipe se si thone labet ketej nga ne per DJALIN e tyre:’ME NDIHMEN e ZOTIT DJALI im ma MERRTE NJE NUSE NGA HOTI qe TE ME LINDIN DJEMT(NIPAT) TRIMA si HOTJANET,ose NDIHMA e…

Comments are closed.