Ditëve të fundit ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Urrela nga ndermarrja publike “Vodovod”. Punimet e pastrimit të shtratit të Urrelës kanë nisur nga ura në Vuksanlekaj deri në fshatin Kodërbudan.
Nga reshjet e mëdha të shiut, sidomos gjatë stinës së dimrit, vjen deri te dalja e lumit nga shtrati dhe shkakton përmbysje.
Ky vit po ashtu ishte problematik, reshjet e mëdha të shiut gjatë muajit maj dhe fillimit të muajit prill shkaktuan daljen e Urrelës nga shtrati, gjë që shkaktoi dëme të konsiderueshme në tokat pjellore, sidomos në Kodërbudan dhe Nënhelm por edhe në Milesh, Tuz e Vuksanlekaj.
Tema e pastrimit te Urrelës do të jenë edhe në rënd të ditës të seancës së rregullt të Kuvendit të Komunës Urbane, në të cilën këshilltarët do të debatojnë për dy tema, e njëra ndër to është pastrimi u shtratit të Urrelës, respektivisht për aktivitetet e deritashme të rregullimit të shtratit dhe parandalimi nge vërshimet eventuale në të ardhmen.
Agjencia për ndërtimin dhe zhvillim te kryeqytetit do te përgatis dokumentacionin projektues për hartimin e projektit te rregullimit të shtratit së lumit Urrela. Aktualisht janë duke përgatitur konsultimet dhe përgatitjet me përfaqësuesit e Komunës Urbane të Tuzit, sepse siç tha për gazetën Dan, këshilltari i DPS-së në këtë komunë urbane, Naser Krkanovic, ata më së miri janë të njoftuar për pikat më problematike të këtij lumi, sidomos gjatë stinës së dimrit dhe reshjeve te mëdha që shkaktojnë më së shumti probleme kur ky lum del nga shtrati.
Banorët e këtyre zonave apeluan shumë herë për zgjedhje të këtij problemi, megjithatë deri me tani nuk është bërë shumë.
Pastrimi i shtratit nuk duket si zgjedhje afatgjate duke u nisur nga ajo se ai u pastrua edhe më parë por pa ndonjë rezultat të dukshëm.
Sipas fjalëve të disa banorëve, nuk mjafton një pastrim i mbeturinave por do duhej që shtrati i lumit të thellohet dhe të rregullohet. /MALESIA.ORG/