Nën organizimin e bashkësisë lokale dy gusht, Fondacionit “Guci”, OJQ „Grin Montains”, “Euro për Guci” ,”Zing” dhe KU të Tuzit, në Cem të Trieshit, në kufirin në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të gjashtën herë me radhë u mbajtë Manifestimi “Karvani i miqësisë 2013”, i cili ka për qellim promovimin e ides për hapjen e kalimit kufitarë në Tamare si dhe hapjen e rrugës Guci – Vermoshë – Tamare – Dinoshë – Tuz.
Të pranishmëve ju Drejtuan Kryetari i KU të Tuzit Frano Lulgjuraj , si dhe Zavëndës Ministri i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Malit të Zi, për çështje kufitare, Milan Paunovic.
Takimi me miqtë nga Tuzi dhe atyre nga Shqipëria dhe nga zonat që gravitojnë në drejtim të kësaj rrugë u zhvillua tek shtepija e Ujkajve, në mes të kufirit të ardhshem Grabom-Cemi i Trieshit. Siç njoftojnë ata ashtu edhe siç kishin premtuar më parë, kanë hapur 350 metra rrugë shtesë në anën e Malit të Zi, dhe asfaltimin e sajë deri tek pika kufitare.
Në cilësinë e shtëpijakut Kryetari i KU të Tuzit Frano Lulgjuraj, përshëndeti musafirtë nga MZ, Ndihmës minsitrat e Punëve të Brëndshme Abid Crnovrshanin si dhe Millan Paunoviq, Ushtruesin e detyrës së drejtorit të direkcionit për Komunikacion Ervin Adroviq, sekratarin për kulturë të Kryeqytetit Hamza Koçan, si dhe Kryetarin e Komunës së Plavës Orhman Shahmanoviq.
Ju dëshirojë, mirsëardhje në këtë pikë të kalimit kufitar pa kufij, ku do të jetë edhe ndërtesa e përbashkët e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ku njerëzit pa probleme do të udhëtojnë nga Gucija përmes Shqipërisë në Tuz, Podgoricë dhe bregdet. Ky është takimi i gjashtë për këtë rast. Më parë këndej kanë shkuar karvanët me kuajt e ngarkuar me ushqim, ku këndej kanë kaluar gjumin e natës e ku poashtu në këto vende ka pasur edhe mullinj, ndërsa tani së shpejti brenda një viti e gjysem këndej do të lëvizin automobila luksoze.
Ndihmës Ministri i Punëve të brëndshme të Malit të Zi, për çështje kufitare, Milan Paunoviq, informoi pjesëmarrësit se të dielën e kaluar në Podgoricë është zhvilluar takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai tha se u ra dakord që programi nderkufitar në mes dy vendeve të investojnë një pjesë të fondeve për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës.
Shqipëria planifikon që deri në fund të këtij viti ose më së shumti deri në mars të vitit të ardhshëm që plotësisht të përfundojë rindërtimin e rrugës nga kufiri i Hanit të Hotit deri në Tamare, me një gjatësi prej 27 km. Gjithashtu, nga Tamarja deri tek kalimi kufitar Grncar-Vermosh, janë punuar dokumentet planifikuese për pjesën prej 29 km. Eshte shpallur tenderi për Kompanin ndertuese dhe shpresojë që së shpejti do ja fillojnë punën. Për palën tonë, gjëja më e rëndësishme është se ne kemi rënë dakord që përmes Pogramit kufitar IPA, kjo pjesë e rrugës ku jemi sot, me një gjatësi prej 2.7 kilometra, me vlerë prej 1.1 milion eurosh, të rindërtohet me standarde të BE.
Në këtë vend ku tani ndodhemi do të ndërtohet pika kufitare e përbashkët, ku do të bëhet zbatimi i procedurave të kalimit të cilat do i bëjnë te dy shtetet në një vend, siç është bërë në kufirin e përbashkët Sukobinë-Ulqin-Shkodër. Rruga është e rekonstruar në gjatësi nga 5.5 km nga Gucija deri tek kalimi kufitar. Unë pres që në vitin e ardhshëm do të mud të rrugojmë nga Podgorica në Guci deklaroi Milan Paunoviq.
Albert Camaj