Tuz – Malësi (27.06.2013) – Rruga që kalon nëpër qendër të Tuzit, e cila njëkohësisht është edhe rrugë ndërkombëtare, si zakonisht shumë e ngarkuar nga trafiku por edhe nga gropat e hapura, sot u pushtua nga punëtoret komunal për asfaltimin apo arnimin e saj.
Kjo po ngjanë tani, në mes të ditës, në kohen më të frekuentuar kur njerëzit shkojnë apo kthehen nga puna, kur nxënësit shkojnë apo kthehen nga shkolla.
Qendra e Tuzit dhe rrugët përreth ishin pothuaj krejtësisht të bllokuara nga trafiku, pasi rruga kryesore ishte në punim dhe e mbyllur.
Vërtet është lajm i mirë kur shohim se diçka punohet, por për punë të mira duhet të ketë edhe plan të mirë.
Në shtetet normale punë të tilla, në qendër të qytetit, kur duhet bllokuar i tërë qyteti, punimet zhvillohen në orar kur ka më së paku lëvizje (trafik) dhe ditëve të fundjavës (shtune-diel).
Ndoshta dita dhe koha u zgjodhën pikërisht për arsye të marketingut politik ku sa më shumë qytetarë të shohin se në Malësi po investohet në mbushjen e gropave. /MALESIA.ORG/