Shkruan njëri nga të arrestuarit në Martinaj – Skënder Hasangjekaj (VIDEO)

Po mbrojme veç pronat tona

Duke përcjellë me vëmëndje , shkrimet e publikimet , si dhe komentet e reagimet nëpër mediume të ndryshme , kemi vërejtur se situata në fshatin Martinaj shpesh po keqintepretohet .
Posacërisht bien në sy , titujt në disa medium elektronike , të shkruara , si dhe nëpër sajte të ndryshme , që japin konotacione të gabuara, situatës së krijuar në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë.
Për hirë të së vërtetës , duam të njoftojmë opinionin publik , të gjërë , se në Martinaj po bëhet sulm e uzurpim i dhunshëm ndaj pronave të banorëve të këtij fshati , sikur në shekullin e kalua .
Përpjekjet për të paraqitur në një prizmë fetare mbrojtjen e pronave tona , të fshatit tonë , nga uzurpator të stërvitur e të dirigjuar, është dashakeqe , ose sëpaku shumë e paqelluar.
Fakti se uzurpatorët janë pjestarë të Kishës Orthodokse Sërbe , nuk do të thot , se ne po kundërshtojmë ndonjë fe apo besim të caktuar , por thjeshtë po mbrojmë pronat tona .
Neve nuk na intereson , se a është ajo Kishe Serbe , apo Ndërmarrje për kultivimin e lulave.
Kushdo qofshin këta uzurpues , ne do silleshim në mënyrë të njëjtë dhe do të përpiqeshim të mbronim tokat tona .
Përkrahjen e aparatit shtetëror malazez ndaj këtyre uzurpatorëve , ne e shohim si përpjekje të pandërprerë të shtetit malazez , për ta pastruar Plavën e Gucinë përfundimisht nga Shqiptarët . Si duket , ata po shpejtojnë , që këtë akt të fundit ta bejnë , para se të antarsohen në Bashkimin Europian , ku nuk do kishin një mundësi që të vazhdonin me këto politika diskriminuese e shfarosëse ndaj Shqiptarëve autokton .
Përpjekjet e Kishës sërbe , për ta mbajte të uzurpuar pronën e Shqiptarëve , në Martinaj , e shohim si vazhdim të mëndësisë së tyre të vjetër , për rikthimin e ringjalljen e “Reformës Agrare” , e periudhave kur politika e tyre ishte vrasja , shperngulja e asimilimi Shqiptarëve , pa dallim feje , vetem pse ishin Shqipëtar.
Ju bëjmë thirrje të gjitha mediave , si dhe të gjithe juve që bëni komente në këto lajme , që të mos i shtrembëroni faktet rreth situatës në fshatin Martinaj , sepse këto po na dëmtojnë dhe më shumë.
Lusim të gjitha organizmat , organizatat , subjektet e individet , që të na perkrahin , në mbrojtjen e të drejtave tona themelore, njerëzore dhe pronave tona e pragut tonë.
Skender Hasangjekaj 
(Martinaj)

Gazetarët e TOP Channel nga Tirana, vizituan dhe biseduan me banorët e Martinajve.