(29.05) Me keqardhje ju njoftojmë që Rezervimi i Biletave për Anëtaret e Tifozat Kuq e Zi për ndeshjen Shqipëri-Norvegji është mbyllur para afatit kohor, pasi është tejkaluar numri paraprak i vënë në dispozicion për bileta.
Megjithatë, nëse dëshironi të anëtarësoheni, këtë mund ta bëni në çdo kohë.
_________________________________________________
(27.05) Njoftojmë të gjithë anëtarët e grupit Tifozat Kuq e Zi nga Malësia, se biletat për ndeshjen Shqipëri : Norvegji mund të sigurohen deri me 31 Maj, ora 12:00.
Bileta kushton 7.2 euro dhe ajo vlen vetëm për anëtarët TKZ-së.
Anëtarësimi apo rianëtarësimi kushton 10 euro për 2 vjet.
Jemi të njoftuar se pjesës së madhe të anëtarëve të TKZ-së nga Malësia u ka skaduar anëtarësimi 2-vjeçar, dhe për të siguruar biletën përmes TKZ-së duhet të rianëtarësoheni.
Të drejtë për biletë kanë edhe anëtarët e rinj të cilët dëshirojnë të anëtarësohen deri në afatin e cekur më lart.
Ndeshja zhvillohet me 7 qershor , Ora 20.30, Stadiumi “Qemal Stafa”, Tiranë.
Biletat do të shpërndahen me 5 dhe 6 Qershor në Tuz.
Të interesuarit mund të kontaktojnë:
Leon Gjonaj – 069 066 199
Robert Ivezaj – 069 82 87 86
