Djukanovic i përgjigjet Nimnabegut: Policia veproi në përputhje me ligjin

“Zyrtarët policorë të Njësisë së sigurisë në Plavë të cilët me 25 maj kanë arrestuar 22 persona të cilët tentuan për të parandaluar pastrimin e  rrënojave të kishës së Shën Vasilit të Ostrogut, kanë vepruar në pajtim me ligjin dhe autoritetin”, kështu  të mërkurën u përgjigjë kryeministri Milo Djukanovic  në pyetjen e deputetit të Forcës Genci Nimanbegut në kuadër të orës së kryeministrit në parlamentin e Malit të Zi.

Genci Nimanbegu ka pyetur kryeministrin e Mali të Zi rreth sjelljes së policisë gjatë konfliktit të 25 majit. Nimanbegu gjatë mbledhjes në fjalë poashtu ka shtuar se ”shpreh keqardhjen që kjo çështja më shumë ngjason në vitet e 90-ta. Malit të Zi nuk i nevojitet  një  Rumi e re”. /Ulqini Online/ – /MALESIA.ORG/