Vazhdon ngjitja e Shqipërisë në ranglistën e FIFA-s. Shtëpia e futbollit ka publikuar sot renditjen e re për muajin Qershor që bën sërish historinë duke u ngjitur në vendin e 38-të nga vendi i 45-të që ishte në Maj.
Në klasifikimin e fundit arritje të madhe në klasifikimin e FIFA-s ka edhe për Belgjikën që arrin pikën më të lartë, vendin e 12-të, Bosnja në vendin 15 dhe Mali që ngjitet në vendin 23.
Katër vendet e para mbeten të pandryshuara me Spanjën në krye, që ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia. Holanda e pesta në tabelën e FIFA-s, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia, Ekuadori dhe Rusia.
Vlen të theksohet se përllogaritja e FIFA-s, tregon se në rast fitoreje kundër Norvegjisë të premten, atëherë Shqipëria mund të ngjitet në pozitën e 29-të. /aSport/-/MALESIA.ORG/
Kundërshtarët e Shqipërisë:
14. Zvicra
22. Norvegjia
55. Sllovenia
61. Islanda
122. Qipro