Shqipëria, barazim dhe shpresë (VIDEO)

Shqipëria ka lëshuar epërsinë prej një goli në minutat e fundit të takimit ndaj Norvegjisë, për një barazim 1:1 që zvogëlon gjasat për një kualifikim historik për Botërorin, Brazili 2014.

Atmosfera në stadium ishte impozante. 18 mijë tifozë të zjarrtë ishin të veshur në ngjyrat tradicionale, në pritje të këtij takimi jashtëzakonissht të rëndësishëm.

Momenti kulminant para fillimit të sfidës u arrit kur u këndua himni kombëtar shqiptar. Kastriot Tushën në prapavijë e shoqëroi i gjithë stadiumi, ndërsa u shpalos flamuri i madh kombëtar në tribunën qëndrore. Në Tiranë dhe Shkup, ashtu si në Prishtinë, ku në shesh u mblodhën mijëra shqiptarë, u përcoll mesazhi i idealit të të parëve tanë: “Shqipëri Etnike”.

Gjithë ky fillim impozant motivoi lojtarët në fushë. Pas një gjuajtje të lirë, ishin lojtarët tanë ata që ishin pranë golit, por portieri norvegjez ishte ai që ndali golin.

Rasti i parë për mysafirët erdhi në minutën e 10-të. Pas një depërtimi të rrezikshëm të një prej sulmuesve norvegjez, topi u devijua dhe para se të hynte në portën tonë u kap nga djaloshi nga Kosova, Etrit Berisha.

Djemt tanë në vazhdim e dominuan ndeshjen. Mundësi të artë në minutën e15-të lëshoi Hamdi Salihi, i cili nuk arriti të konkretizonte një top të mirë nga Edgar Cani.

Kuq e zinjtë vazhduan të rrezikojnë. Pas një depërtimi dhe kontrolli të mirë të topit, një lojtar kundërshtar ndërhyri për një gjuajtje të lirë, e cila fuqishëmu ekzekutua dhe përfundoi në duart e poertierit norvegjez.

Shqipëria vazhdoi me dominimin. Pas një kundërsulmi shpejt të nisur, ishte anesori nga Kosova, Valdet Rama, ai që shpejt depërtoi brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme, arriti që ta dërgonte topin në këndin e poshtëm të portierit norvegjez për 1-0 dhe epërsinë e kombëtares tonë (41’).

Në pjesën e dytë djemt ishin po aq të motivuar sa në të parën. Norvegjezët u shfaqën rrezikshëm, por si luftarakë ishin mbrojtësit shqiptarë për të larguar rreziqet.

Pas një hapjeje të lojës nga Valdet Rama, ishte Armend Dallku që lansoi një harkim duke vënë në pozitë shënimi Hamdi Salihin, i cili nuk arriti të qëllonte portën.

Në minutën e 66-të një harkim të bukur në zonë e shfrytëzoi mirë Hamdi Salihi, për të goditur me kokë në drejtim të portës, por pas intervenimit të Jarstein, topi qëlloi transverzalen dhe rezultati mbeti 1-0.

Në minutën e 71-të një gjuajtje të lirë lojtarët tanë mirë e shfrytëzuan për të implementuar një skemë të shkëlqyer, e cila vuri në pozitë shënimi Vilan, por topi kaloi fare pranë portës së portierit norvegjez Jarstein.

Vetëm pesë minuta më vonë një lojtar norvegjez largoi topin nga vija fatale, pas një harkimi të rrezikshëm në zonë. Goli i dytë po nuhatej, teksa Nordikët u treguan inept.

Atëherë kur askush nuk e priti, në minutën e 87-të ishte Ruud ai që harkoi për Tom Hoglin, i cili realizoi për 1-1 dhe heshtjen totale të stadiumit kombëtar.

Deri në momentet e fundit djemt tanë tentuan që të shënonin golin e fitores, por rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti i barabartë, 1-1.

Me këtë barazim Shqipëria ka 10 pikë në vendin dytë, një pikë më shumë se Islanda në vendin e tretë. Islanda ka pësuar humbje në shtëpi nga Sllovenia dhe kështu mbajmë pozitën e dytë.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është më 6 shtator ndaj Sllovenisë në Ljubjanë, kurse Islanda i shkon Zvicrës. /Telegrafi/

Formacioni i Shqipërisë (4-2-3-1): Etrit Berisha, Agolli, Mavraj, Admir Teli, Armend Dallkku, Migjen Basha, Bulku, Vila, Salihi, Rama, Cani.

Rezervistët: Arapi, Berisha, Bodani, Gjasula, Hysaj, Kace, Lilaj, Llullaku, Osmani, Shehi, Ujkani, Vajushi.

Formacioni i Norvegjisë (4-3-3): Jarstein, Hogli, Reginiussen, Hangeland, Ruud, Henriksen, Nordtveit, Henriksen, Yttergard, Breaten, Elyounoussi, King.

Rezervistët: Berisha, Gashi, Grindheim, Grytebust, Hansen, Huseklepp, Kristiansen, Madsen, Sjelbred, Soderlund, Vilsvik, Waehler.

Tabela

Grupi E  Ndeshje     Gola.

Pikë

1.

Zvicra

5

7:1

11

2.

Shqipëria

6

7:6

10

3.

Islanda

5

8:9

9

4.

Norvegjia

5

7:7

8

5.

Sllovenia

5

8:10

6

6.

Qipro

5

4:8

4