Vetëvendosje, shqyrtim i kyçjes në skenën politike në Mal të Zi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po shqyrton mundësinë e kyçjes indirekte në skenën politike në Mal të Zi, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”.

Sipas “Vijesti”, Kurti është duke shqyrtuar mundësinë për gjetjen e modelit të përshtatshëm për përfshirjen në skenën politike në Mal të Zi, e që ajo përfshirje mos të konsiderohet si provokim ndaj partive në Mal të Zi.

Reagimi i liderit të Vetëvendosjes, ndaj ngjarjeve në Mal të Zi, sipas partive shqiptare, është vetëm përpjekje për përmirësimin e statusit të shqiptarëve këtu, mëson po i njëjti burim.

“Askush nuk është duke konsideruar mundësinë që ” Vetëvendosja” të regjistrohet si një degë në Mal të Zi, por ekzistojnë modele të ndryshme të tjera të bashkëpunimit. Është e qartë se, pas hyrjes së shumicës së partive në koalicionin qeverisës, në  trupin votues shqiptar ka një potencial për një parti opozitare. Lëvizjes Vetëvendosje i mbetët  vetëm për të gjetur modelin e duhur “, tha bashkëbiseduesi i “Viijesti”.

Kjo gazetë, poashtu shkruan se trupi votues shqiptar me simpati shikon Kurtin, gjë që vërteton edhe vizita e tij në Detroit, si qendra e diasporës shqiptare. /MALESIA.ORG/