Shoqata Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan ,qe vepron prej me se nje dekade ne qytetin e Nju Jorkut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes,ka patur vazhdimisht nje aktivitet te dendur patriotik,duke dhene kontributin e vet modest ne sherbim te ceshtjes tone kombtare. Ne te gjithe veprimtarine e saj ajo eshte udhehequr vetem nga parimet universale te drejtesise dhe mesimet e demokracise,per ta thene me guxim mendimin dhe fjalen e vet rreth cdo ngjare e problemi te kohes. Kjo shoqate duke kryer obligimin e saj atdhetar ka mbajtur perhere lidhje te ngushta me popullin e vet, qe jetone ne te gjitha trojet shqiptare,jo vetem ne Shqiperi e Kosove, por edhe ne Mal te Zi,Serbi, Maqedoni,Greqi(Cameri) e tjere,per te qene sa me afer tij e dhene ndihmesen e saj ne zgjidhjen e shume problemeve qe na preokupojne sot te gjitheve. Me nje kujdes te vecant dhe ne menyre periodike,ne e kemi njekur nga afer situaten e nder qe mbizotrone aktualisht per vellezrit tane nen Mal te Zi,Serbi e Maqedoni, te cilet po diskriminohen ashper nga ana e pushtetareve te Podgorices ,Beogradit e Shkupit,qe vazhdojne te aplikojne ende me ta nje politike dhune e kriminale ,duke ju mohuar atyre te gjitha te drejtat e ligjshme. Keta shqiptar qe e kaluara historike i la padrejtesisht te jetojne nen regjimet diktatoriale te ketyre shteteve,po perndiqen, grabiten,dhunohen, burgosen e denohen egersisht e masivisht si ne periudhat mesjetare pa asnje arsye e shkak,vetem e vetem pse nuk jane sllav. Masakra ndaj shqiptareve te Kosoves ne malet e Rozhajes me 1999,ajo e Malesise me 9 shtator 2006,ndertimi i kolonise sllavo-boshnjake ne Karabushkopolje,skenari famekeq udebasho-kriminal ”Fluturimi i Shqiponjes”,moslejimi i Universitetit Shqiptar ne Ulqin(USHU), mosdhenia e statusit Komunes se Tuzit, incidentet dhe perdorimi i armeve brenda teritorit te Shqiperise, grabitja e tokave ne Valdanos, Vuksanlekaj,Ulqin,largimi i dhunshem i lapidarit te UCK-se ne Kosoven Lindore, arrestimet masive te koheve te fundit ne fshatin Martinaj e shume e shume ngjarje te tjera, tregojne qarte fytyren e vertet kriminale qe ka Mali i Zi dhe Serbia e jo ate fallco qe paraqesin e propogandojne ata.
Shoqata jone nuk kishte se si te heshte rreth ketyre krimeve kaq te shemtuara qe po kryheshin ndaj bashkekombesve tane te pafajshem te cilet kerkonin ndihme dhe shpresonin per ti marre ne mbrojtje. Perball nje situate te tille ajo e ngriti zerin e saj te fuqishem edhe me shume dhe i demaskoi ashper klanet antishqiptare serbo-maqedono-cerrnogorase, duke sensibilizuar fuqite perndimore ,organizatat nderkombtare dhe opinionin perparimtar botror,per tu ndalur doren dhe per tu vene fre ketyre vrastareve serial sllav te pakorigjueshem e te papergjegjshem,qe i kane vene zjarrin gjithmon Gadishullit te Ballkanit.
Po keshtu Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan kritikoi ashper edhe qendrimin indiferent dhe politiken servile e pasive te Qeverise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves e te lidereve te tyre,te cilet heshtnin e mbyllnin syte perball nje drame te till te pergjakshme qe luhej mbi trupin e popullit shqiptar.Ne keto momente kaq kritike me zerin tone qe kerkonte drejtesi,liri e demokraci u bashkuan jo vetem shume patriot,shoqata atdhetare,por edhe parti politike e deputet te ndryshem te Tiranes e Prishtines,te cilet i denuan me force veprimet kriminale te Podgorices, Beogradit,Shkupit e Athines dhe kerkuan me insistim ndalimin e menjehershem te tyre.
I till ishte edhe deputeti i Shqiperise,Zoti Arben Malaj,i cili me deklaratat e tij te fuqishme nga tribuna e Parlamentit Shqiptar ,jo vetem qe e ndeshkoj dhunen serbo-malazezo-maqedonase e greke,por u beri thirrje autoriteteve te ketyre vendeve qe ti largohen me urgjence rruges se krimit ndaj shqipareve dhe tu japin atyre te gjitha te drejtat dhe lirite qe u takojne e u garantohen me ligje.Ai e quajti fatkeqsi te rend edhe qendrimin liberal e te papergjegjshem te disa zyrtareve te Tiranes qe mbajne ndaj Shtetit Malazez,i cili po vazhdone te ndjeke nje politike teper kriminale,jo vetem ndaj bashkekombesve tane brenda shtetit te tij,por edhe kunder Kosoves e Shqiperise.Edhe kur ishte Minister i Finanacave gjate periudhes se lavdishme te luftes se drejte qe beri Ushtria Clrimiare e Kosoves,per clirimin e trojeve tona nga okupatori barbar shekullor serb,Zoti Arben Malaj ka dhene nje ndihmese e kontribut te madhe qe e nderojne ate si patriot,intelektual, humanist, politikan dhe lider popullor i kohes.
Zoti Arben Malaj me ndershmerine ,shpirtin e tij prej demokrati te vertete,frymen e tolerances dhe te bashkpunimit qe e karakterizon tashme ai e ka vendosur veten e tij ne listat e lidereve te rinje europian me perspektive,qe u perket e ardhmja.Per te jane te papranueshme tendencat konfliktuale, bojkoti,karrierizmi,etja e madhe per pushtet absolut dhe qendrimet ekstremiste ne zgjidhjen e problemeve,qe behen shkak per lindjen e drejtueseve te rinje me prirje diktatoriale.Pas shkrimtarit tone te ndritur Dritero Agolli,i cili thyeu akullin e frikes qe kerkonte ta mbante te ngrire Demokracine ne Shqiperi,Zoti Arben Malaj eshte lideri i dyte qe kritikon dhe fshikullon ashper mendesi e veprime te tilla te se kaluares ,qe kane si qellim per te bere sa me shume ushtar te verber e te bindur brenda partive politike,duke t’kurrur e ndrydhur demokracine e brendshme te tyre.
Si nje ekonomist klasi e me njohuri te thella shkencore ne kete fushe, biri i Vlores Heroike te Pamvarsise,i zgjedhur ne postet e larta te Shtetit Shqiptar si minister,tere aftesite e tij te medha i vuri ne sherbim te kryerjes se detyres dhe me vullnet,perkushtim e pune te palodhur ne ato vite te veshtira tranzicioni,ja arriti ta permbushe ate me sukses te plote, duke qene krenar per kete ndryshim e transformim kolosal qe ka bere sot vendi yne,pasi ky perparim i permasave te tilla mbane brenda edhe mundin,djersen dhe firmen e deputetit te nderuar vlonjat ,Zotit Arben Malaj.
I preokupuar shume per fatin e miliona shqiptareve qe u larguan neper bote vitete e fundit nga Shqiperia,Kosova e trevat e tjera shqiptare per arsye te ndryshme, Zoti Arben Malaj si nje lider me ndjenja te larta atdhetare ka arritur,jo vetem qe te krijoj e mbaj lidhje te vazhdueshme me ta,por edhe te kujdeset per vellezerit e tij ne diaspore dhe shoqatat e tyre patriotike. Edhe ketu ne Shtetet e Bashkuara,duke i rene kryq e terthor Amerikes qe nga Cikagua, Detroidi, Bostoni,Nju Jorku, Florida,Teksasi e deri ne Los Anxhelosin e larget,ditet e tij kane qene te mbushura plote e perplote me takime e biseda pune me student,profesor,intelektual,biznesmen dhe veprimtar shqiptaro-amerikan,duke diskutuar e rrahur mendime te ndryshme me ta,per ti sherbyer sa me mire ceshtjes tone kombtare dhe fuqizuar e konsoliduar me tej demokracine ne trojet tona amtare.Zoti Arben Malaj eshte i vetmi deputet dhe politikan bashkohor qe ka ditur jo vetem te bisedoj ,por edhe ti bashkoj bashkatdhetaret e tij ne mergim neper mbledhje te tilla pamvarsisht nga bindjet e tyre politike qe kane,ne nje kohe kur lider te tjere kane mbjelle frymen e ndasive dhe te percarjes. Keshtu beri Zoti Arben edhe ne takimin e tij te fundit,qe pati me 29 maj 2013 me bashkombesit e tij ne Nju Jork,kur i mblodhi te gjithe se bashku demokrat, socialist,social-demokrat, republikan e tj, dhe duke permendur fjalet e ishe Sekretares se Shtetit,Zonjes Hillari Klinton para parlamentareve shqitar ne Tirane, kur na tha se ne duhet ta duame me shume vendin tone,ai na shpegoi qart edhe nje here se demokraci do te thote qe ta duam,respektojme e ndihmojme njeri-tjetrin,duke punuar se bashku,per te miren e popullit,Shqiperise e Kombit dhe jo grindje, konflikt,bojkot e urrejtje per njeri tjetrin,sic veprojne sot disa lider primitiv te mbeshtetur nga klanet e tyre qe u ka ikur koha.
Shoqata Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan duke pare dhe vleresuar drejt te gjitha cilesite e larta personale,kulturen e gjere,dijet e thella shkencore ,aftesite organizuese e drejtuese dhe tere veprimtarine e sherbimet e shquarara qe Zoti Arben Malaj ka kryer per Popullin, Kombin dhe Diasporen Shqiptare ,me daten 29 maj 2013 vendosi qe ta beje ate Anetar Nderi te saj.
Ne jemi plotesisht te bindur se nje veprim i till i bene nder jo vetem shoqates tone,por edhe tere diaspores ketu ne Amerike,pasi Zoti Arben Malaj eshte nje deputet model i Kuvendit Popullor,nga i cili duhet te mesojme te gjithe politikanet dhe lideret e sotem shqiptar.
Ky vleresim i lart dhe plotesisht i meritueshem do ta nxise ate per tu mobilizuar akoma me shume ne kryerjen e detyrave te tij te rendesishme qe ka marre persiper per ti sherbyer me ndershmeri dhe besnikeri Popullit dhe Kombit Shqiptar drejt integrimit per ne Bashkimin Europian dhe konsolidimit te metejshem te Demokracise ,jo vetem ne Shqiperi,por edhe ne mbar trojet tona.
Keshilli Drejtues
Themi J. Tushe
Pashko Rr.Camaj