Nikollë Berishaj, fitues i çmimit të lartë slloven

Për kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e gjuhës dhe letërsisë sllovene, fitues i edicionit të dhjetë jubilar, të çmimit ndërkombëtare “Pretnarov 2013”, titulli i nderit “Ambasador i letërsisë dhe gjuhës sllovene” u zgjodh përkthyesi letrarë Nikollë Berishaj.

Berishaj u vlerësua si kontribues shumëvjeçar i krijimit të marrëdhënieve slloveno-shqiptare në fushën e gjuhës dhe letërsisë, shkruan gazeta sllovene “DELO”.

Çmimi Ndërkombëtare “Pretranov” është mirënjohja qendrore e shtetit slloven, e cila u ndahet shtetasve slloven apo të huaj, të cilët kontribuojnë në promovimin e letërsisë sllovene.

Nikollë Berishaj ka lindur në vitin 1958 në Tuz të Malësisë, ku dhe jeton e punon. Me profesion është inxhinier i elektroteknikes, megjithatë, është edhe përkthyes letrar nga gjuha sllovene, kroate, serbe, boshnjake dhe malazeze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Nga gjuha sllovene në shqip ka përkthyer disa botime letrare dhe shkencore, duke përfshirë Kajet Kovic (Miku im Piki Jakob/Moj prijatelj Piki Jakob, 1984), Zeljka Kozinc (Gjarpëri nën gur/Kaca pod kamnom, 1989), Slavka Pregla (Gjenitë pa brekë/Geniji brez hlac, 2012), Boris Pahor (Nekropoli/Nekropola, në shtyp), Draga Jancar (Druri pa emër/Drevo brez imena, në shtyp); Anton Bebler (Hyrje në integrimet evropiane/Uvod v Evropske integracije, 2008)… Nga gjuha shqipe në gjuhen sllovene ka përkthyer romanin “Prilli i Thyer” Ismail Kadare (2006.).

Çmimi, Nikollë Berishajt, do ti ndahet nesër në LirikonFest-in Ndërkombëtarë në Velenj të Sllovenisë. /MALESIA.ORG/

http://www.delo.si/kultura/knjizevni-listi/pretnarjeva-nagrada-2013-albanskemu-prevajalcu.html#

18 Comments

  1. Urime te sinqeta z. Nikolle, Suksese te metejme dhe jete te gjate!!!!!

  2. urime por më e mir ishte te kishi bërë për gjuhen amtare ju po i kontriboni sllovenit mkat

  3. Kam kënaqësinë personale ta uroj bashkëmalësorit tim Nikoll Berishaj për çmimin e lartë të marrë në Slloveni çka tregon vlerat e tij intelektuale por edhe imazhin e mirë që i jep gjithë Malësisë së Madhe e Kombit Shqiptarë. Urime z. Berishaj dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj. Me respekt bashkëmalësori juaj Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.

  4. Sllovenia e Jugosllavis e pate demtue.
    Sllovenia e Europes po e sherblen!

  5. Kesi lloje njerzish i nevojiten Malesise dhe Kombit tone per promovimin e vlerave tona intelektuale. Te lumte Nikolle dhe vetem vazhdo! Shendet dhe suksese!

  6. Te lumt z Nikole ti rriell nga ni familje e ndershme dhe intelektuale malsore jam krenar me vepren tuaj

  7. malsorja,per mendimin tim , Nikolla po i sherben kombit shqiptar, sepse sa per dieni nese nuk e di, ai veprat nga sllovenishtja po i perkthen ne shqip dhe anasjelltas…

  8. Sa her qe lexoj Komentet ne MALESIA.ORG, me hi njifar trishtimet! Pse? per ate arsye se shumica vec lypin me ba Polemik pa dije vec me inat me nacijonalizem dhe vec me keqyrja mrapa! Pej te kaluames muj njeri me mesua por jo me u mbeshtet ne te. t’kqyrnim dhe hecnim perpara se vetem ashtu mundena me perparua. Si pershembudh z. Nikolle Berishaj dhe disa tjere: Me nderime!

  9. EDhe une u chudita me reagimin e malsores, por duket se dikush sheh vetem te keqen chdokund. Urime te perzemerta Nikolles me deshiren qe Malesija te ket se ma shume intelektual te sukseseshem si Nikolla ! Suksese te metejshme ! Lum nana fisnike qe ka prit me pa djalin e nderuem ne maje te suksesit.

  10. E more Gjyk,po a din çka do te thot fjala intelektual?
    Po a din ti Gjyka e meçme çka duhet me krye per me ken perkthyes?
    Le te presim e ti shohim nje her ato dekorata,se sot si dihet si ben puna neser!

  11. Llesh Tuzi, nese ke facebook shko dhe shihe se si duket dekorata. Une po te sugjeroj me shkue ne fb te Nikolle Berishaj dhe do ti shohish. Pershendetje i nderuem.

  12. O Zefi i Gjergjit: besa une jam i moshuar e keq edhe shoh.Zefo ka ardh i koh e keqe sot,
    mileti kqyr si me te mashtrua e me ta len ne dor falcon per origjinal.
    Njerit si shkon ne mene kjo pun e ma von ja sheh edhe sherrin,tue kujtua se çdo gje eshte ok,pastaj myllja gojen miletit.

  13. EDHE un shtjefën ivezaj PO E SHKRUEJ KËTË KOMENT, I NDERUARI Z. NIKOLLË BERISHAJ URIME PËR KËTË TITULL I NDERIT NDERKOMBËTAR , AMBASADOR I LETËRSISË.KY TITULL NDERON EDHE TËRË MALËSIN E MADHE. TITUJT NDERIT I MERITONI TË GJITH FAMILJA E JUAJ PREJ KOHËS SË GJYSHIT MALOT PRËTASHIT E DERI SOT, KUSH DON MIRË ME DIJT SE KUSH JENI JU, MOS TË PRITOJ DHE TË VIN ME PA, SE JU ME VLLEZER PUNUET SHTËPIJAT TË GJITHË
    BASHK DHE JENI SHËMBULL PËR DASHURIN VLLAZRORE NË TËR MALESIN E MADHE E MA GJËR.URIME!

  14. Pershendetje per z,Nikolle Berishaj, nga zemra ia uroj kete cmim te madh ketij autori por edhe familjareve te tij dhe Malesise, eshte kenaqesi e vecante nje intelektual nga nje vend i vogel ne nje mes akoma me te vogel te shperblehet me kete cmim te madh.Suksese dhe krijimtari te reja nga nje Malsore tieter,[ meqenese jemi shume malsore e dy qe jemi lexuese te rregullta te malesia.org,une jam cdohere Malsorja, tingulli i pare eshte shkronja e madhe, per hire te lexuesve dhe te vete Nikolles].Pervec cmimit kaq prestigjioz Nikolla jeton ne vendlindjen e tij duke e ditur se me pare banonte ne ate shtet qe po e lulzon me cmim, kjo flet edhe per gjestin patriotik te tij, nuk duhet shume fjale, autori ne fjale e la Sllovenine e banon ne Malesi, flasin edhe emrat e vete femijeve te tij urime dhe…

  15. Perkthimi eshte pergjegjesi e madhe, pune shume e rende dhe rrallehere paguhet. Nuk po mendoj ne leke. Por, eshte lloj arti dhe shume i cmueshem ne qarqet intelektuale. Eshte lidhes ndermejt kulturave dhe kjo e ben perkthimin shume te rendesishem. Une, jam shume e gezuar qe kemi nje person nga vendi yne qe me kompetence prezanton kulturen tone ne Slloveni, por edhe anasjelltas. Mendoj se eshte nder te rrallet, mos te them – i vetmi qe e ben kete me mjeshtri. Andaj, sllovenet qe njohin vlera, kane ditur se kush e meriton kete shperblim. Urime nga zemra, Nikolloe Berishaj

  16. Z. Nikolles urime per kete cmime kaqe te larte,shendete dhe sukesese te me tutejshem jo vetem ne letersi por ne cdo fushe te te jetes.Sikure qe te jetonte ne Malesi se do te kishte arrijte sukesese sepse nuke te lejojne,sunduesit dhe rrethi ku jetojme. pershendetje dhe urime.

Comments are closed.