Sipas meteorologëve, në rrethinën e Podgoricës, përfshirë këtu Tuzin dhe krejt Malësinë, gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte, temperatura do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.
Sipas Entit hidrometeorologjik, ky është rekordi për këtë kohë të vitit, në 50 vitet e fundit.
Mjektë rekomandojnë që në ditët me vape të shmanget ekspozimi ndaj diellit prej orës 11-17, si dhe marrja e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimit të lehtë. /MALESIA.ORG/