Paga mesatare 480 euro, shporta minimale 807 euro

Paga mesatare në Mal të Zi në maj, pa tatime e kontribute, ka qenë 480 euro, përkatësisht ka qenë 1,4 më pak krahasuar me një vit më parë, ka njoftuar Enti për Statistika, Monstat.

Sipas po të njëjtit Ent, vlera e përgjithshme minimale e shportës së konsumit, që përbën produktet themelore jetësore, në maj të këtij viti ishte 807 euro. /MALESIA.ORG/