Programi në gjuhën shqipe në RTMZ në prag të shuarjes

Sipas gazetarit të televizionit publik të Malit të Zi (RTCG-RTMZ), Musa Gjoka, programi në gjuhën shqipe në këtë televizion publik, është para shuarjes.

Në shkrimin e tij autorial, të publikuar në të përjavshmen në gjuhën shqipe “Koha Javore”, thekson se në vitet e kaluara është zvogëluar kohë zgjatja e emisioneve dhe është ndërpre kontrata me bashkëpunëtorët me honorar dhe me ata që kishin kontratë në bazë të punës.

“Për shef të redaksisë është vendosur pjesëtarë i popullit shumicë, me çka është tregua mosbesimi ndaj kuadrove shqiptar, ndërsa me sistematizimin e ri i jepet edhe një goditje këtij programi”, theksoi Gjoka.

Ai shpjegon, se me sistematizimin e ri, nuk parashikohen dy vende pune, çka do të thotë se do të mbesin pa punë edhe dy të punësuar nga redaksia në gjuhën shqipe të RTMZ, dhe shton se ky program për shkak të mungesës se kuadrove është zbeh, por që edhe mund të fiket krejt.

“Sot informimi, e nuk dihet kujt do ti vijë radha nesër!” paralajmëroi Gjoka. /MALESIA.ORG/