Doganierët Malazez, kërkojnë 100 euro nga mërgimtarët ose kaloni për Serbi
Mërgimtarët shqiptarë nga Kosova që shkojnë në Ulqin apo kthehen në vëndlindje (Kosovë) nëpërmjet Malit të Zi detyrohen të paguajnë nga 100 euro në doganën malazeze, vetëm për shkak se kalimtarët kanë pasaportë të Kosovës, shkruan gazeta Bota Sot.
Kjo për udhëtarët dhe dëshmitarët e këtij keqtrajtimi nga shteti malazias, doganierët malazez, është plaçkitje, pasi paratë shkojnë drejtpërdrejtë në xhepat e këtij personeli.
“Ishin dy doganierë, njëri tullac, ndërsa pak metra më larg veturës sonë qëndronte një femër dhe sikur kënaqej me ato që shihte”, thotë mërgimtari, i cili jeton në Danimarkë, B.L.
Për t’ua marrë paratë me çdo kusht ata kërcënonin udhëtarët shqiptarë se do ti dërgonin në polici, në gjykatë. “Dy doganier malazez, për çdo hapje të veturës, thoshin ‘pllati (paguajë) 100 euro”, ju dërgojmë në gjyq, në polici. Kërkonin raportim për paratë që kishin me veti, një dokument”, thotë mërgimtari i revoltuar me tërë atë që ka përjetuar një ditë më parë, teksa po udhëtonin drejt Ulqinit dhe Kosovës, në pikën kufitare të Malit të Zi me Kroacinë në afërsi të qytetit turistik Dubrovnikut.
M. B. mërgimtar në Gjermani, që ishte i shoqëruar nga B. L., kur u detyruar të paguante hiq më pak se 100 euro, që në fakt, ia mori paratë pa e pyetur. “Ose më jepni një Iphone”, thoshte malazezi. “Kjo ishte plaçkë për lëndinë”, thotë. B.L.
Përveç plaçkitjes, duket se doganierët malazez e kanë hallin e Serbisë, dhe jo të shtetit të tyre, pasi keqtrajtimin e bëjnë për Serbinë dhe interesat e saja, por në kurriz të shqiptarëve. “Ata po bëjnë presion në mërgimtarët tanë dhe pyesin pse nuk po kaloni nëpër Serbi, ngase ajo po i pranon dokumentet e Kosovës”, kështu na thotë z.B.L.
Për shqiptarët është shqetësues fakti se pavarësisht që kryetari i Ulqinit dhe politikanët shqiptarë në Mal të Zi po i bëjnë thirrje diasporës shqiptare për të shkuar turist në Ulqin, ata nuk po reagojnë ndaj keqtrajtimeve.
Po ashtu këta mërgimtarë që kanë përjetuar këto keqtrajtime bëjnë thirrje tek shqiptarët e diasporës, që të kenë kujdes se cilën pikë e zgjedhin për të kaluar andej. “Unë e thirra ambasadën daneze, dhe ata më kërkuan që të bëja një raportim në polici, po ashtu kontaktova edhe një avokat, por ai më tha se ti e din si janë shkiet, qeni qenin se han”, përfundon B.L. /Bota Sot/ – /MALESIA.ORG/